|
Home
Home
Islami
Kur'an
Hadith
Ramazan
Falja/Namazi
Haxhi
Vajza Muslimane
Familja
Edukimi i Femijeve
Faqa e Femijeve
Shkence
Shendeti
Kuzhina
Arti Islam
Lirika
Kendi i Librit
Links
Kuiz
Fjalori i Faqes
Per Burimi.net

Kontakto Burimin

|
|

Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit
40 Hadithe te Zgjedhura nga Imam En-Newawi
HADITH 1
Nga emiri i besimtareve Ebu Hafse Umer
ibn-ul-Hattabit, radiall-llahu anhu, trasmetohet se ka thene:
"E kam degjuar te Derguarin e All-llahut,
sal-lall-llahu alejhi ue sal-lem, duke thene:
'Veprat jane sipas qellimit dhe
çdokujt i takon ajo qe e ka per qellim. Prandaj, kush
shperngulet (ben hixhret) per shkak te All-llahut dhe te derguarit te
Tij, shperngulja (hixhreti ) e tij
eshte per All-llahun dhe te derguarin e Tij. Ndersa, shperngulja
e kujt eshte te fitoje disa te mira te kesaj bote ose te
martohet me ndonje femer, i atilli nuk do te fitoje tjeter
perveç çka ka pasur per qellim '."
(Kete e trasmetojne dy imame muhaddithe: Ebu
Abdullah Muhammed ibn Ismail ibn Ibrahim ibn el-Mugire ibn
Berdize el Buhari dhe Ebul Husejn Muslim ib el-Haxhaxh ibn
Muslim el-Kusherij el-Nesjaburi ne dy sahihet e tyre, te cilat
konsiderohen dy permbledhje me te sakta te shkruara te haditheve.)
HADITH 2
Nga Umeri, radijall-llahu anhu, gjthashtu
trasmetohet se ka thene:
"Nje dite ishim duke ndenjur te i Derguari I
All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, kur u duk nje
njeri me rroba shume te bardha dhe floke shume te zeza. Ne te
nuk hetohej shenja e udhetimit dhe askush prej nesh nuk e njohem.
U ul prane te Derguarit, sal-lall-llah alejhi ue sel-lem, duke i
mbeshtetur gjunjet e vet mbi gjunjet e tij, i vendosi duart e
veta ne kofshen e tij dhe tha:
'O Muhammed, me trego ç'eshte Islami?' I
Derguari, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thene: ' Islami eshte qe te deshmosh qe nuk ka Zot
tjeter perveç All-llahut dhe se Muhammedi eshte i derguari i
Zotit, ta kryesh namazin, ta ndash zekatin, ta argjerosh
Ramadanin, ta vizitosh Ka'ben nese ke mundesi ta besh kete
!' Ai tha: 'Te verteten e the!' Ne u çuditem: po e pyet dhe po
ia verteton. Ai tha: 'Me trego ç'eshte imani?' ( Pejgamberi )tha:
'Ta besosh Zotin, Engjujt e Tij, Librat e Tij,
te Derguarit e Tij, Diten e fundit dhe te besosh ne te caktuarit
e Tij te te mires dhe te keqes.' Tha:'Te verteten e the.'
Tha : 'Me trego ç'eshte ihsani?'( Pejgamberi ) tha: 'Ta
adhurosh Zotin sikur e sheh Ate, sepse edhe pse ti nuk e sheh
Ate, Ai vertet te sheh ty.' Tha: 'Me trego ç'eshte Çasti
(i fundit, dita e shkaterrimit)?' (Pejgamberi) tha: 'Per
kete i pyeturi nuk di me shume nga ai i cili pyet.' 'Me
trego mbi shenjat e tij?' Tha: ' Kur roberesh
t'i lindi vetes zonjushe, kur te shihen barinjte kembezbathur,
te zhveshur e te mjere se si garojne nendertimin e godinave te
mbedha.' Pastaj shkoi, kurse une mbeta i habitur. Pastaj
( I Derguari ) tha: 'O Umer, a e njeh ate qe
me pyeti?' Thashe: 'All-llahu dhe i Derguari i Tij me se
miri e di.' Tha: 'Vertet ky qe Xhibrili, erdhi
t'ua mesoje fene tuaj '."
( Muslimi )
HADITH 3
Nga Ebu Abdurrahman Abdullah ibn Umer el-Hattabi,
radijall-llahu anhuma, Trasmetohet se ka thene: "E kam degjuar
te Derguarin e All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem,
duke thene:
' Islami ngrihet mbi pese ( shtylla ): ne te deshmuarit se nuk ka
zot tjeter, perveç All-llahut dhe se Muhammedi eshte i derguar i
Zotit, ne kryerjen e namazit, ne dhenien e zekatit, ne te
vizituarit e Ka'bes dhe ne agjerimin e Ramazanit '."
( Buhariu dhe Muslimi )
HADITH 4
Nga Abdurrahman Abdullah ibn Mes'udi,
radijall-llahu anhu, trasmetohet se ka thene: "Me ka treguar i
Derguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, kurse
ai eshte ai i cili e fliste te verteten dhe te cilit i besohet:
' Vertet çdo njeri nga ju
formohet ne brendesinee nenes se tij katerdhjete dite si pike ( nutfetun ), pastaj behet e varur ( alekatun ) ngjashem me kete
periode,pastaj, behet cope mishi ngjashem me kete periode,
pastaj i dergohet meleku dhe e frymezon ne te shpirtin
( ruh ), dhe ketij meleku i urdherohen dy
gjera: ta shkruaje nafken ( rizkun ) ( e femijes ), exhelin ( sa do te jetoje ), veprat dhe ( ne pikepamje te jetes ) a eshte i fatshem apo i pafatshem. Pasha
All-llahun, perveç te cilit nuk ka zot tjeter, disa nga ju do
te punojne pune si njerez te xhennetit deri atehere kur
ndermjet tij dhe xhennetit te jete nje kute hapesire dhe do te
arrije dhe le pas ajo qe eshte shkruar, dhe do te vazhdoje te
punoje vepra te njerzve te zjarrit deri dhe do te hyje ne te.
E disa nga ju do te punojne pune te njerzve te zjarrit deri
atehere kur ndermjet tij dhe zjarrit te jete nje kut hapesire,
dhe do te arrije dhe le pas ajo qe eshte shkruar, dhe do te
punoje pune te njerzve te xhennetit dhe do te hyje ne te '."
( Buhariu dhe Muslimi )
HADITH 5
Nga nena e besimdrejteve Ummi Abdullah Aisha,
radijall-llahu anha, trsasmetohet se ka thene: " I Derguari i
All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thene:
'Kush vepron per kete
çeshtjen tone ate qe nuk eshte nga ajo, ajo eshte e refuzuar'."
( Buahriu dhe Muslimi )
Sipas transmetimit te Muslimit:
'Kush vepron diç qe nuk
eshte ne pajtim me çeshtjen tone, ajo (veper ) eshte e refuzuar'."
HADITH 6
Nga Ebu Abdullah en-Nu'man ibn Beshiri,
radijall-llahu anhuma, trasmetohet se ka thene: " E kam
degjuar te Derguarin e All-llahut, sal-lall-lahu alejhi ue
sel-lem, duke thene:
' Vertet e lejuara
( hallalli ) eshte e qarte, por edhe e
ndaluara ( harami ) eshte e qarte.
Ndermjet tyre jane gjerat e dyshimta, te cilat shume njerez
nuk i dine. Kush mbrohet nga gjerat e dyshimta, e ka siguruar
ne pikepamje te besimit dhe te nderit, ndersa kush bie ne
gjerat e dyshimta, ka rene ne te ndaluaren, ngjashem sikurse
bariu i cili e ruan kopene rreth vendit ( kullotes ) te ndaluar, ne cast kopeja mund t'i ike dhe
te kullose ne te. Cdo sundues e ka vendin ( kulloten ) per te tjeret te ndaluar, kurse vendi i
ndaluar i All-llahut jane ndalesat ( haramet ) e Tij. A nuk eshte ne trup nje organ, kurse
ai eshte mire ( i shendoshe ) - i
shendoshe eshte tere trupi, kur prishet, prishet tere trupi. E
ajo eshte zemra!' "
HADITH 7
Nga Ebu Rukajje Temmim ibn Evs ad-Darijje,
radijall-llahu anhu, trasmetohet se Pejgamberi, sal-lall-llahu
alejhi ue sel-lem , ka thene:
" ' Feja eshte kshille.'
Thame: Per ke ( o i Derguar i Zotit )? ' Tha: '
Per All-llahun, Librin e Tij, per imamet ( kreret ) e muslimaneve dhe njerezit e rendomte prej
tyre'. "
( Muslimi )
HADITH 8
Nga Ibn Umeri, radijall-lahu anhuma,
trasmetohet se i Derguari i All-llahut, sal-lall-llahu
alajhi ue sel-lem, ka thene:
"Me eshte urdheruar t'i
luftoj njerezit derisa te deshmojne se nuk ka zot tjeter,
pervec All-llauht, te falin namazin dhe te japin zekat. Kur
ta bejne kete do ta fitojne nga une sigurine per jeten dhe
pasurine e tyre, nese jane ne pajtim me Islamin, dhe
llogarine e tyre do ta japin para All-llahut te madheruar.
"
(Buhariu dhe Muslimi )
HADITH 9
Nga Ebu Hurejre Abdurrahman ibn Sahri,
radijall-llahu nahu, trasmetohet se ka thene: " E kam
degjuar te Derguarin e All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue
sel-lem, duke thene:
'C'u kam ndaluar,
largohuni nga ajo, kurse c'u kam urdheruar, punoni nga to sa
te mundeni, sepse asgje nuk i ka shkaterruar ata qe kane
qene para jush, pervrec shume pyetje te teperta te tyre dhe
mosnenshtrimi i tyre ndaj pejgambereve te tyre'."
( Buhariu dhe Muslimi )
HADITH 10
Nga Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu,
trasmetohet se ka thene: ' I Derguari i All-llahut,
sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thene:
' Vertet All-llahu i
madheruar eshte i mire dhe nuk pranon pervec mire, dhe
vertete All-llahu u ka urdheruar besimtareve ate qe u ka
urdheruar te derguarve. I madheruari ka thene:
' O ju te derguar, hani gjerat e mira dhe punoni mire.'
I madheruari ka thene: ' O ju
besimdrejte, hani gjerat e mira me te cilat u kemi furnizuar
.' Pastaj e permendi njeriun , i cili ka udhetuar gjateme
floke te shpupurituradhe te pluhurosura dhe i cili shtriu
duart e tij kah qielli: ' O Krijues, o Krijues! Kurse
ushqimi i tij eshte haram, dhe pija e tij haram, dhe
veshmbathja e tij haram, dhe eshte ushqyer me haram. E si do
te pranohet lutja e tij!' "
( Muslimi )
HADITH 11
Nga Ebu Muhammed el-Hasan ibn Alijj ibn
Ebi Talibi, nipit te te Derguarit te All-llahut,
sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, dhe rejhanit (lule
erekendese ) te tij, radijall-llahu anhuma, trasmetohet se
ka thene: " Kam mbajtur ne mend nga i Derguari i All-llahut,
sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem:
' Lere ate qe te duket e
dyshimte, kurse pranoje ate qe nuk te nuk te duket e
dyshimte'. "
( Tirmidhiu dhe Nesaiu )
( Tirmidhiu ka thene: " Ky eshte hadith
hasen sahih." )
HADITHI 12
Nga Ebu Hurejre,
radijall-lahu anhu, trasmetohet se ka thene: " I derguari i
Zotit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thene:
'Nga Islami i mire i nje
njeriu eshte largimi nga ajo qe nuk i intereson'. "
( Tirmidhiu dhe te tjeret trasmetojne se
ky eshte hadith hasen.)
HADITH 13
Nga Ebu Hamza Enes ibn Maliku,
radijall-llahu anhu, sherbyesi i te Derguarit,
sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, trasmeton se Pejgamberi,
sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thene:
" Nuk do te jete
besimitar ( mu'min ) askush nga ju,
derisa nuk i deshiron vellaut te tij ate cka i deshiron
vetes. "
( Buhariu dhe Muslimi )
HADITH
14
Nga ibn Mes'udi, radijall-llahu anhu,
trasmetohet se ka thene: " I Derguari i All-llahut,
sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thene:
' Nuk eshte e lejuar
derdhja e gjakut te nje muslimani, pervec ne tri raste:
prostitucion i vonshem (person nje here i martuar), shpirti per shpirt(koka per koke) dhe ai i cili e le fene (e tij) dhe
e le bashkesine e tij '."
(Buhariu dhe Muslimi)
HADITHI 15
Nga Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu,
trasmetohet se i Derguari i All-llahut, sal-lall-llahu
alejhi ue sel-lem, ka thene:
" Kush e beson All-llahun
she diten e Mbrame, le te flase mire ose te heshte, dhe kush
beson ne All-llahun dhe diten e Mbrame, le ta nderoje fqiun
e tij dhe kush beson ne All-llahun dhe diten e Mbrame, le ta
nderoje musafirin e tij."
( Buhariu dhe Muslimi )
HADITH 16
Nga Ebu Hurejre radijall-llahu anhu,
trasmetohet: " Nje njeri i tha te Derguarit te All--llahut,
sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem:
' Me keshillo.' I Derguari tha:'
Mos u zemero!' Ky e perseriti pyetjen disa here. I
Derguari perseri tha: 'Mos u zemero!
' "
( Buhariu
HADITH 17
Nga Ebu Ja'la Sheddadibn Eusi,
radijall-llahu anhu, trasmetohet se i Derguari i All-llahut,
sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thene:
"Vertet All-llahue ka
bere obligim miresjelljen ndaj cdo gjeje: Kur te mbytni ( p.sh. armikun ), mbyteni ne
menyren me te mire; kur te therni, therni ne menyren me te
mire; mprehni thikat qe t'ia lehtesoni sakrifices tuaj.
"
( Muslimi )
HADITHI 18
Nga Ebu Dharr Xhundub ibn Zhunadeh dhe
Abdurrahman Muadh ibn Xhebeli, radijall-llahu anhuma,
trasmetohet se i Derguari i Zotit, sal-lall-llahu alejhi ue
sel-lem, ka thene:
"Kije ndermend All-llahun
kudo qe te jesh. Pas te keqes pason e mira, ajo do ta fshije
te keqen. dhe edukoj njerzit me moral te mire. "
( Trasmeton Tirmidhiu, i cili thote: Ky
eshte hadith hasen, kurse ne disa permbledhje te tjera eshte
hadith sashih.)
HADITH 19
Nga Ebu'l Abbas Abdullah ibn Abbasi,
radijall-llahu anhuma, trasmetohet se ka thene: "Nje dite
kam qene pas te derguarit te All-llahut, sal-lall-llahu
alejhi ue sel-lem, dhe me tha:
' O djalosh, do t'i
mesoj disa fjale: Kije ndermend All-llahun, All-llahu do te
te ruaje ty. Kije nder mend All-llahun, All-llahun do ta
gjesh para teje. Kur te kerkosh, kerko prej All-llahut. Nese
kerkon ndihme, kerko prej All-llahut. Dije, sikur tere
populli te tubohejqe te te ndihmoje ne dic, nuk do te te
ndihmonin, pervec ate cka te ka caktuar All-llahu. E nese do
te tuboheshin qe ne dic te te bejne dem, nuk do te te
demtonin, pervec ne ate cka All-llahu tash me te ka caktuar.
Jane ngriturlart pendat dhe jane thare faqet ( d.m.th.
cdo gje eshte caktuar dhe mbaruar )
( Tirmidhiu, i cili thote: hadith hasen
sahih )
Ne trasmetimet e tjera, pervec te
Tirmidhiut, qendron:
" Kije ndermend All-llahun,
do ta gjesh para vetes. Njihe All-llahun ( kur je ) ne bollek, All-llahu do te njeh ty ne
veshtiresi. Dhe dije, ajo qe nuk te ka goditur, as qe ka
mundur te te godase, kurse ajo qe te ka goditur, nuk ka
mundur te mos te godase. Dije se verte ndihma eshte me durim,
gezimi me deshperim, kurse ne cdo veshtiresi ka lehtesi."
HADITH 20
Nga Ebu Mes'ud Ukbe Amr el-Ensarij el-Bedrij,
radijall-llahu anhu, trasmetohet se ka thene:
' Vertet, nga fjalet (urtesite) qe bota i ka mbajtur
mend nga predikimet e pejgambereve te meparshem eshte: 'Kur
nuk turperohesh, atehere vepro c'te duash'. "
(Burahiu)
HADITH 21
Nga Ebu Amri - e sipas disave Ebu Amrete,
Sufjan ibn Abdullahu, radijall-llahu anhuma, trasmetohet se
ka thene:
"Thashe : 'O i Resulull-llah! Me thuaj per
Islamin ate per cka nuk do te kem nevoje te pyes askend
pervec teje."
Tha: ' Thuaj, e besoj
All-llahun , pastaj vazhdo me ngulm (ne kete)'."
( Muslimi )
HADITH
22
Nga Ebu Abdullah Xhabiri ibn Abdullah el-Ensarij,
radijall-llahu anhuma, trasmetohet:
" Nje njeri e pyeti Resulullahin,
sal-lall-llahu slejhi ue sel-lem, dhe tha: 'C'mendon nese i
fal namazet e obliguara, e argjeroj Ramadanin, u permbahem
te lejaurave kurse braktisi te ndaluarat dhe nuk bej asgje
me shume nga kjo, a do te hyj ne xhennet?' I Derguari,
sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, tha: 'Po'!
"
(Muslimi)
HADITH 23
Nga Ebu Malik al-Harith ibn Asim el-Esh'arij,
radijall-llahu anhu, trasmetohet se ka thene:
'Pastertia eshte
gjysma e besimit. Falenderimi All-llahun ( el-hamdu
lil-lah ) e permbush matesen (
mizanin ). Lavderimi dhe falnderimi All-llahun
( subhanall-llahi ue-l-elhamdu lil-lahi ) e permbushin hapesiren ndermjet qiellit
dhe tokes. Namazi eshte drite. Sadaka eshte deshmi. Durimi
eshte shkelqim. Kurse Kur' ani eshte deshmi e sigurt per
ty apo kunder teje. Cdokush e fillon diten e tij dhe
cdonjeri eshte tregetar i shpirtit te tij; mund ta cliroje
apo ta sjelle ne shkaterrim'. "
(Muslimi)
HADITH 24
Nga Ebu Dharr al-Gafariu, radijall-llahu
anhu, transmetohet se Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi
ue sel-lem, i eshte trasmetuar nga Krijuesi i tij, i
Fuqishmi dhe i Madherishmi, i cili ka thene:
" O robet e Mi! Une ia
kam ndaluar dhunen Vetes dhe e kam ndaluar edhe nder ju,
prandaj mos i beni dhune njeri-tjetrit.
O robet e Mi! Te gjithe ju jeni te lajthuar, pervec atij
qe e perudhi Une, prandaj kerkoni udhezim nga Une, do t'iu
perudhe.
O robet e Mi! Te gjithe ju jeni te uritur, pervec atij qe
e ushqej Une, prandaj kerkoni t'iu ushqej, do t'iu ushqej.
O robet e Mi! Te gjithe ju jeni te zhveshur, pervec atij
qe e veshi Une, prandaj kerkoni veshje nga Une, do t'iu
vesh.
O robet e Mi! Vertet ju gaboni naten dhe diten, kurse Une
i fal te gjitha mekatet, prandaj, kerkoninga une falje, do
t'iu fal.
O robet e Mi! Ju kurre nuk mund te arrini te ajo, me cka
Mua dem do te Me shkaktonit qe te Me demtonit, as qe
ndonjehere do te arrini tek ajo qe Mua dobi do te me
sjelle, qe te Me kontribuonit.
O robet e Mi! Sikur i pari nga ju dhe i fundit nga ju dhe
njerzit nga ju dhe xhinet nga ju te ishin te devotshem
sikur zemra me e devotshme e njerit nga ju, kjo nuk do ta
shtonte sundimin Tim ne asgje.
O robet e Mi! Sikur i pari nga ju dhe i fundit nga ju dhe
njerezit nga ju dhe xhinet nga ju te ishin te prishur si
zemra me e prishur e njerit nga ju, kjo nuk do ta mungonte
sundimin Tim ne asgje.
O robet e Mi! Sikur i pari nga ju dhe i fundit nga ju dhe
njerzit nga ju dhe xhinet nga ju te ngriheshi (qendroni)
ne nje vend dhe deshirat dhe lutjet Mua te m'i drejtoni,
dhe Une t'i pergjigjesha lutjes se cdonjerit, kjo nuk do
ta mungonte ate qe kam Une as aq sa qe e mungon gjilpera
kur ngulet ne det.
O robet e Mi! Cdo gje varet nga veprat tuaja, te cilat tek
Une jane te ruajturadhe te llogaritura, kurse per te
cilatUne juve do t'i shperblej. Kush gjen mire, le ta
falenderoje All-llahun, kurse kush gjen te kunderten, mos
ta fajsoje askend pervec veten. "
(Muslimi)
HADITH 25
Nga Ebu Dherri, radijall-llahu anhu,
gjithashtu trasmetohet se: " Disa shoke te Resulull-llahut,
sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, i thane Pejgamberit (
sas ) : ' O resulull-llah, pasaniket na tejkaluan dhe
mblodhen te gjitha shperblimet; falen sikur falemi ne,
argjerojne sikur argjerojme ne dhe ndajne sadake nga
pasuria me e vleshme e tyre.' Resulull-llahi tha:
' A nuk ua ka
mundesuar All-llahu xhel-le shanuhu edhe juve qe sadake te
ndani? Vertet ne cdo tesbih ( subhanall-llah ) ka sadake; ne cdo tekbir ( All-llahu
ekber ) ka sadake; ne cdo tahmid
( el-hamdu lil-lah ) ka sadake; ne cdo
tahlil ( la ilahe il All-llah )
ka sadake; edhe ne urdherimin e te mires ka sadake; edhe
ne ndalimin e te keqes ka sadake; edhe ne te kenaqurit e
epsheve ( ne hallall ) ka sadake . ' Ata thane:' O
i Derguar i Zotit, a thua edhe kur ndonjeri prej nesh i
kenaq epshet e veta edhe per kete ka shperblim?
Resulull-llahi tha: 'C'mendoni, sikur
epshin e vet ta kenaqe ne menyre te ndaluar, a nuk do
meritonte mekatin ( denimin )?
Gjithashtu, kur ta kenaqe ne menyre te lejuardo te kete
shperblim'. "
(Muslimi)
HADITH 26
Nga Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu,
trasmetohet se ka thene:
" Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi
ue sel-lem, ka thene:
" Ne çdo nyje te
njeriut ka sadake çdo dite ne te cilen lind dielli; te
pajtosh dy vete eshte sadake, te ndihmosh njeriun te hype
ne kafshen e tij qe ta barte ose ta ngrite ne te
furnizimin ( barren ) e tij eshte
sadake. Fjala e mire eshte sadake. Çdo hap qe shpie kah
namazi eshte sadake. Te shmangesh nga rruga pengesen eshte
sadake'. "
(Buhariu dhe Muslimi)
HADITH 27
Nga en-Nevvas ibn Sem'an, radijall-llahu
anhu, trasmetohet se Pejgambri, sal-lall-llahu alejhi ue
sel-lem, ka thene:
" Miresia eshte morali
( karakteri ) i mire, kurse e keqe
( mekat ) eshte çka mbillet (
perforcohet ) ne veten tende, kurse nuk
deshiron qe kete ta dine njerezit. "
(Muslimi)
Kurse nga Vabisete ibn Ma'bedi,
radijall-llahu anhu, trasmetohet se ka thene: "
Me ke urdheruar te pyesish se ç'eshte miresia?'
Thashe: 'Po!' ( Resulull-llahu ) tha: "Pyete
zemren tende! Miresia eshte ajo me ç'ka te eshte i kenaqur
shpirti dhe me ç'kate eshte e kenaqur zemra. Ndera mekat
eshte ajo qe mbillet te njeriu dhe hamendet ne kraharor,
qofte keta njerez edhe ndryshe te thone dhe pergjigjen'.
"
(Hadithi hasen, e kemi trasmetuar nga
musnedet e dy imameve: Ahmed ibn Hanbelit dhe Darimiut, me
vargun e trasmetuesve te besuar bi isnad hasenin. )
HADITH 28
Nga Ebu Nexhih el-Irbad ibn Sarijeh,
radijall-llahu anhu, trasmetohet ka thene:
"Na ka keshilluar Resulull-llahi,
sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, me nje vaz ( kshille )
nga i cili zemrat na jane ndriturdhe syte na jane perlotur
dhe i thame: ' O Resulull-llah, sikur ky eshte vazi yne i
lamtumires, prandaj na porosite.' Tha:
'U porosis juve
devotshmerinendaj All-llahut te Madheruar, degjueshmerine
dhe nenshtrueshmerine ndaj sunduesit edhe sikur ai te
ishte rob. Vertet, kush jeton nga ju do te shikoje shume
kunderthenie. Ju e keni obligim sunnetin tim dhe sunnetin
e halifeve te perudhur drejte. Mire mbanu per keto dhe
ruajuni nga risite (bid'atet) ne Fe, sepse çdo bid'at
eshte lajthitje."
(Davudi dhe Tirmidhiu, i cili thote: ky
eshte hadith hasen sahih.)
HADITH 29
Nga Muadh ibn Xhebeli, radijall-llahu
anhu, trasmetohet ka thene:
' " O Resulull-llah, me trego nje pune
qe do te me shpie ne xhennet, kurse do te me largoje nga
zjarri. ' Ai tha: ' Ke pyetur per nje
çeshtje te madhe, kurse ajo eshte e lehte per ate kujt
All-llahu ia lehteson: Adhuroje All-llahun dhe mos i
shoqero asgje, kryeje namazin, ndaje zekatin, argjeroje
ramadanin, vizitoje Ka'ben. ' Pastaj tha: '
A deshiron te te udhezoj per ne dyert e dobise: argjerimi
eshte mburoje, sadaka i anulon mekatet sikur qe uji e fik
zjarrin dhe namazi i njeriut ne thellesi te nates.
' Pastaj lexoi: 'Ata ngrihen nga
shtreterit' dhe lexoi derisa nuk arriti deri te
fjala 'ja'emune' ( es-sexhde,
16-17 ), pastaj tha: 'A deshiron te ta
tregoj kreun e çeshtjes, shtyllen e saj dhe kulminacionin
e saj?' U pergjigja: 'Gjithqysh o Resulull-llah!'
Ne kete ai tha: 'Kreu i çeshtjes eshte
Islami, shtylla e tij eshte namazi, kurse kulminacioni i
tij eshte xhihadi.' Pastaj tha: 'A deshiron te te
tregoj mbi thelbin e gjjithe kesaj?' Thashe: 'Gjithqysh o
Resulull-llah!', kurse ai tha: 'Ruaje
kete' I thashe: 'O Pejgamber i Zotit, a thua edhe
per kete pergjegjes do te jemi?' Ai tha: 'Te
paste nena ( Zoti te dhente jete ) o Muadh! A thua diç tjeter i hedh
njerzit ne zjarr perveç gjuheve ( thenieve ) te tyre te keqia'. "
(Tirmidhiu, i cili thote se ky hadith
eshte hasen sahih)
HADITH 30
Nga Ebu Tha'leb el-Hushejni Xhurthum ibn
Nashiri, radijall-llahu anhu, trasmetohet se
Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem,ka thene:
" Me te vertete All-llahu
i Madheruar i ka bere obligim fardet, dhe mos i lini pas
dore. E ka vendosur kufirin dhe mos e kaloni, i ka ndaluar
disa gjera dhe mos i theni. Kurse i ka heshtur disa gjera
nga meshira ndaj nesh, e jo nga harresa dhe mos diskutoni
per to."
(Hadithi hasen, Darekutni e te tjere)
HADITH 31
Nga Ebu Abbas Sehl ibn Sa'd Es-Sa'idij,
radijall-llahu anhu, trasmetohet ka thene:
"Erdhi nje njeri te Pejgamberi,
sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, dhe tha: 'O
Resulull-llah, me perudh ne ate pune, qe nese e punoj do
te me doje All-llahudhe do te me duan njerzit.' Ai tha:
'Mos e lakmo (ben zihad) kete bote, do te te doje All-llahu,
kurse mos lakmo ne ate qe eshte te njerezit-do te te
duan njerzit'."
(Ibn Maxheh dhe te tjeret me senede te
besueshme)
HADITH 32
Nga Ebu Seidi Sa'd ibn Malikibn Sina
el-Hudarij, radijall-llahu anhu, trasmetohet se
Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka
thene:
"Nuk ka dem as te
demtuar (reciprok)." ("Askujt nuk guxohet t'i
behet dem, as demi i shkaktuar te kthehet ne te kthehet
ne te njejten menyre").
( Hadith hasen, trasmetojne Ibn Maxheh
dhe Derekutnij dhe musnedet tjera: kete hadith e
trasmeton edhe Maliku ne El-Muwata si hadith mursel nga
Amr ibn Jahja dhe babai i tij, i cili e ka trasmetuar
nga Pejgamberi s.a.v.s., duke leshuar Ebu seidin, kurse
ky pa pasur zinxhir te trasmetuesve i cili eshte me i
fuqishem se te tjeret.)
HADITH 33
Nga Ibnu Abasi, radijall-llahu anhu,
trasmetohet se Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue
sel-lem, ka thene:
"Sikur njerezve t'iu
jepej ajo qe e kerkojne, do te kishte asosh, te ciletdo
te kerkonin pasurine dhe jeten e te tjereve. Mirepo, ai
i cili pohon, ai eshte I obliguar te shtroje deshmi,
kurse ai qe mohon besimin." ( Hadithi hasen;
trasmetojne Bejhekiu dhe disa te tjere ne permbledhjet e
tyre. )
HADITH 34
Nga Ebu Said el-Hudriu, radijall-llahu
anhu, trasmetohet se ka thene: " E kam degjuar te
Derguarin e All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem,
duke thene:
'Kush nga ju sheh
nje te keqe-le ta ndryshoje me dore, e nese nuk mundet
kete ta beje-atehere me gjuhen e tij, e nese nuk mundet
kete ta beje-atehere me zemren e tij, porse ky eshte
imani me I dobet.'"
( Muslimi )
HADITHI
35
Nga Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu,
trasmetohet ka thene:
"Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi
ue sel-lem, ka thene:
'Mos ia kini
xhelozine njri-tjetrit, mos e mashtroni njeri-tjetrin,
mos u urreni, mos ia ktheni njeri-tjetrit shpinen, mos
garoni njeri me tjetrin ne shitblerje dhe behuni robet e
Zotit, vellezer. Muslimani eshte vellai I muslimanit,
nuk I ben dhune atij, nuk e le ( ne balte ), nuk e genjen, nuk e nençmon'. 'Takvalleku
eshte ketu', dhe tregoi ne kraharorin e tij tri
here. ' Per nje njeri eshte e keqe e
mjaftueshme qe ta nençmoje vellain musliman. Çdo
musliman kundruall çdo muslimani e ka haram: gjakun e
tij, pasurine e tij Dhe nderin e tij'."
( Muslimi )
HADITH 36
Nga Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu,
trasmetohet ka thene se Pejgamberi, sal-lall-llahu
alejhi ue sel-lem, ka thene:
" Kush ia largon
besimtarit nje brenge nga brengat e kesaj bote, All-llahu
nga ai do ta largoje nje brenge nga brengat e dites se
Gjykimit. Kush ia lehteson atij I cili eshte ne
veshtiresi. All-llahu atij do t'ia lehtesoje ne kete dhe
ne boten tjeter. Kush ia mbulon ( nje te mete ) muslimanit, All-llahu atij do t'ia
mbuloje ne kete dhe ne bote tjeter. All-llahu do t'i
ndihmoje robit, derisa ai t'I ndihmoje vellait te vet.
Kush ndjek rrugen qe ne te te kerkoje dituri, All-llahu
do t'ia lehtesoje atij rrugen deri ne xhennet. Asnjehere
nuk do te tuboheni ne nje shtepi te Zotit nje grup
njerzish qe te lexojne Kur'andhe qe ta studiojne ate e
qe mbi ta te mos zbrese qetesia dhe t'I mbuloje meshira,
t'I rrethojne engjijt, dhe qe All-llahu mos t'I
permendinder te zgjedhurit e Tij. Kend e hedhin prapa
veprat e tij, nuk mund ta gradoje prejardhja e tij."
( Me keto fjale e trsmetoi Muslimi )
HADITH 37
Nga Ibnu Abbasi, radijall-llahu anhuma,
trasmetohet se Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue
sel-lem, I eshte trasmetuar nga Krijuesi I tij I
Madheruar, I cili ka thene:
" Me te vertete All-llahu
I ka shkruar veprat e mira dhe veprat e keqia. Pastaj
kete e ka sqaruar: 'Kush deshiron ta beje nje veper te
mire, por nuk e vepron, All-llahu tek ai do ta shkruaje
si veper te mire te plote. Por, kush deshiron ta beje
nje veper te mire dhe kete e ben, All-llahu do t'ia
shkruaje dhjete vepra te mira, deri ne shtateqind
shperblime dhe me shume. Kush deshiron te veproje nje
veper te keqe, dhe nuk e vepron, All-llahu tek ai do ta
shkruaje si veper te mire te plote, por nese deshiron
dhe e ben, All-llahu do t'ia shkruaje si nje veper te
keqe'."
( Me keto shkronja ne sahihet e tyre e
trasmetojne Buhariu dhe Muslimi )
HADITH 38
Nga Ebu Hurejra, radijall-llahu anhu,
trasmetohet se ka thene:
"Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi
ue sel-lem, ka thene:
'Me te vertete All-llahu
I madheruar ka thene: 'Kush do te tregoje armiqesi ndaj
mikut ( veliut ) Tim, Une do t'I shpall lufte. Me asgje
robi Im nuk mund te Me afrohet, pos me ate me çka Une e
kam obliguar dhe vazhdimisht robi Im Mua me afrohet me
vepra fakultative ( nafile ) deri sa nuk e simpatizoj (
dua ). E kur e dua, dashuria e tij ndaj Meje mbizotron,
dhe te degjuarit e tij me te cilin degjon eshte vetem
per Mua; te pamurit e tij me te cilin sheh eshte vetem
per Mua; dora e tij me te cilen kap, ponon vetem per Mua;
kemba e tij me te cilen ec, ec vetem per Mua. I ketilli
nese me kerkon diç, do t'ia jap, e nese kerkon mbrojtje
nga Une, do ta mbroj ate'."
( Buhariu )
HADITH 39
Ngaibnu Abbasi, radijall-llahu anhuma,
trasmetohet se Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue
sel-lem, ka thene:
"Me te vertete All-llahu
ummetit tim I fale ato qe behen duke gabuar pa qellim,
ato qe behen nga harresa dhe ato qe behen nen presion (nga te detyruarit)."
( Hadithi hasen, e trasmetojne Ibnu
Maxheh, Bejhekiu dhe te tjeret. )
HADITH 40
Nga Ibnu Umeri, radijall-llahu anhuma,
trasmetohet se ka thene:
"Resulull-llahi, sal-lall-llahu alejhi
ue sel-lem, me kapi prej krahu dhe me tha:
'Jeto ne kete bote
si I huaj ose si udhetar'."
Kurse Ibnu Umeri, radijall-llahu
anhuma, thoshte:
"Kur te ngrysesh, mos e prit mengjesin,
por kur te zgjohesh, mos e prit mbremjen. Gjate kohes se
shendetit pergatitu per smundje dhe gjate jetes
pergatitu per vdekjen tende!"
|