|
Home
Home
Islami
Kur'an
Hadith
Ramazan
Falja/Namazi
Haxhi
Vajza Muslimane
Familja
Edukimi i Femijeve
Faqa e Femijeve
Shkence
Shendeti
Kuzhina
Arti Islam
Lirika
Kendi i Librit
Links
Kuiz
Fjalori i Faqes
Per Burimi.net

Kontakto Burimin

|
|

Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit
-
O ju
qė besuat, hyni nė Islam tėrėsisht (dmth pėrqafoni fenė Islame nė
tėrėsi), e mos ndiqni rrugėn e djallit, sepse ai ėshtė armiku juaj i
hapėt. (Kur'an, 2:208)
-
Pa
dyshim feja te Allahu ėshtė Islami. U kundėrshtuan ata qė u ėshtė
dhėnė libri, pasi u erdhi e vėrteta, nga zilia mes vete. E kush mohon
argumentet e Allahut, (le ta dijė se) Allahu (ia) llogaritė
shpejtė. (Kur'an, 3:19)
-
Sot
pėrsosa pėr ju fenė tuaj, plotėsova ndaj jush dhuntinė Time, zgjodha pėr
ju Islamin fe. (Kur'an, 5:3)
|
Ē'ėshtė Feja Islame?
-
Islam do te thote: besimi ne nje Zot
dhe nenshtrim ndaj Tij; te besuarit ne urdherat e Zotit dhe ne porosite e
Profetit Muhamed a.s.
-
Feja Islame
eshte themeluar mbi dy PARIME te medha te besimit (Shehadeti):
1. Nuk ka te adhuruar tjeter pervec
Allahut
2. Muhamedi a.s. eshte i derguari i
Zotit si profet per tere njerezine.
SHEHADETI:
La ilahe il-lallah, Muhamed resulullah.
(Nuk ka zot tjeter perveē Allahut, dhe Muhamedi eshte i Derguari i Tij)
Keto fjale feja Islame i konsideron si
deklarate, ne te cilen perfshihen dy parimet e para themelore te Islamit. Ai qe
kete deklarate te madherishme e shpreh me goje dhe e verteton me zemer,
konsiderohet se ka hyre ne Fene Islame.
PARIMET E BESIMIT ISLAM
1. Besimi vetem ne nje Zot. (Te mos besosh
se ka ndonje zot tjeter pervec Allahut dhe se Muhamedi eshte rob dhe i Derguar i
Zotit.)
2. Besimi ne engjejt e Zotit.
3. Besimi ne Librat e Shenjte te Zotit.
4. Besimi ne te gjithe profetet e Zotit.
5. Besimi qe nje dite do te vdesim dhe do te ringjallemi ne Diten e Gjykimit.
6. Besimi qe cdo e mire dhe e keqe krijohet sipas caktimit te Zotit.
ISLAMI NGRIHET MBI 5 SHTYLLA
-
DEKLARATA:
"Esh-hedu en la ilahe
il-lallah, ue esh-hedu enne Muhammeden abduhu ue resuluhu "
"Nuk ka Zot tjeter pervec Allahut dhe se Muhamedi eshte robi dhe i derguari i
Tij", e cila duhet te shprehet me goje nga nje person, por edhe te besohet me
zemer.
-
Shtylla e dyte e Fese Islame eshte
NAMAZI, falja e pese koheve te namazit ne dite.
-
ZEKATI, qe eshte "detyrim" nga pasuria,
te cilin e japin vetem ata qe kane nje shume te konsiderueshme pasurie. Zekati
jepet njehere ne vit, ne nje sasi prej nje te dyzeten, ose 2,5 % te pasurise.
-
AGJERIMI ne muajin e Ramazanit.
-
Kryerja e
HAXHIT, per ata qe jane te
shendetshem dhe qe u mjaftojne shpenzimet e udhetimit deri ne Kabe dhe per
kthim ne atdheun e tyre. Keta persona Haxhin e kane detyre te domosdoshme, kur
shpenzimet e Haxhit nuk cenojne buxhetin e familjes.
MORALI NE ISLAM
Njeriu lind me shpirt te paster. Ne qofte
se semuremi nga ana fizike, paraqitemi tek mjeku dhe e permiresojme shendetin me
ane te ilaceve. Por gjate jetes se njeriut , ashtu sic semuret trupi, ndodh qe
te semuret edhe shpirti. Ndersa per permiresimin e trupit ekzistojne shkencat
mjekesore, per permiresimin e shpirtit ekziston shkenca shoqerore e moralit. Pra,
MORALI sheron semundjet shpirterore. Libri i Shenjte - KUR'ANI - qe eshte burimi
i besimit dhe ibadeteve, eshte gjithashtu edhe burimi i shkences se moralit.
Lidhur me kete teme, Profeti yne Muhamedi a.s. ka thene: "Une jam derguar vetem
per te persosur moralet e mira".
Per te arritur lumturine ne kete bote dhe
tjetren, eshte e nevojshme qe te realizojme disa kushte te miresjelljes si me
poshte:
1. Detyrat tona ndaj Zotit.
2. Detyrat tona ndaj vetes.
3. Detyrat tona ndaj familjes dhe farefisit.
4. Detyrat tona ndaj popullit dhe shtetit tone.
5. Detyrat tona njerezore ndaj tere njerezise.
Se fundi, po e mbyllim kete informacion te
shkurter me thenien e Allahut te Madheruar marre nga Kur'ani:
"Dhe ne qofte se te pyesin roberit e
Mij per Mua, Une jam afer, i pergjigjem lutjes se atij qe me lutet;
Pra le te me
pergjigjen Mua dhe le te me besojne, ne menyre qe te gjejne rrugen e vertete."
Marre nga libri "ILMIHAL" -Njohuri fetare.
prej Mehmet Sojmen; Botuar ne Tirane ,me 1999.

ARTIKUJ
TREGIME
|