BURIMI

  BURIMI.net - Faqe e Motrave Muslimane Shqiptare     

 

Home

Home

Islami

   Kur'an

   Hadith

   Ramazan

   Falja/Namazi

   Haxhi

Vajza Muslimane

Familja
Edukimi i Femijeve

Faqa e Femijeve

Shkence

Shendeti

Kuzhina

Arti Islam

Lirika

Kendi i Librit

Links

Kuiz
Fjalori i Faqes

Per Burimi.net

 

  Google

 

BURIMI.net

Kontakto Burimin

 

Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit

 

Agjėrimi nė muajin Shaban

Aishja radiall-llahu anha ka thėnė: "Ishte I Dėrguari I All-llahut salall-llahu alejhi we selem I cili agjėronte derisa mendonim se nuk do ta prishte, e nuk agjėronte derisa mendonim se nuk do tė agjėrojė mė, nuk e kam parė Resulallahun tė ketė agjėruar asnjė muaj tė plotė vetėm se Ramazanin e nuk e kam parė tė agjėrojė mė shumė se sa nė Shaban". (Trasmetoi: Bukhari/1833, dhe Muslimi/1956).

 E kanė sqaruar disa dijetarė njėri prej tyre Ibn Mubarek e tė tjerė se: Pejgamberi salall-llahu alejhi we selem nuk e ka agjėruar muajin Shaban tė plotė por mė tė shumtin e tij. Gjendet gjithashtu nė sahihun e Muslimit me nr.(1954) se Aishja radial-llahu anha ka thėnė: "Nuk di prej tij- (pra prej pejgamberit salall-llahu alejhi we selem)- tė ketė agjėruar ndonjė muaj tė plotė pėrvec Ramazanin]. Gjithashtu nė dy librat e saktė (Buhariut dhe Muslimit) nga Ibn Abasi ka thėnė: Nuk ka agjėruar pejgamberi salall-llahu alejhi we selem asnjė muaj tė plotė pėrvec Ramazanit. (Bukhari/1971; Muslimi/1157).

 Nga Usama bin Zejd radial-llahu anhu ka thėnė: I thashė- O I dėrguari I All-llahut nuk tė kam parė tė agjėrosh nė ndonjė muaj sikur agjėron nė Shaban, mė tha: "Ky ėshtė njė muaj ndaj tė cilit njerėzit tregohen neglizhente, ndėrmjet Rexhebit dhe Ramazanit, e ky ėshtė muaj nė tė cilin ngrihen punėt tek Zoti i botėrave, e unė dua qė tė ngrihen punėt e mia e unė agjėrueshėm". (Transmetoi Nesai nė librin el-tergib we terhib, fq.425).

Ndėrsa nė njė trasetim tė Ebu Daudit me numer (2076) ka thėnė: [Ishte mė I dashur muaj tek Resulall-llahu salall-llahu alejhi we selem qė tė agjėronte muaji Shaban, tė cilin e pasonte me Ramazanin] ( e ka saktėsuar Albani).

Ka thėnė Ibn Rexheb All-llahu e mėshiroftė: Agjėrimi I muajit Shaban ėshtė mė I mirė se agjėrimi I muajve tė shenjtė, dhe se mė I miri agjėrim nafile ėshtė cka ėshtė afėr Ramazanit para ose mbrapa tij. (Ky agjėrim ėshtė I pėlqyer pėr shkak tė pregatitjes sė trupit per kryerjen e agjėrimit farz, dhe pas tij pėr ti plotėsuar mangėsitė e bėra nė Ramazan).

E thėnia e tij s.a.w.s.[Ky ėshtė njė muaj ndaj tė cilit njerėzit e kane neglizhuar, ndėrmjet Rexhebit dhe Ramazanit], na tregon se nė kėtė hadith janė pėmendur dy muaj tė rėndėsishėm- muaji I shenjtė dhe muaji I Agjėrimit- e njerėzit janė tė zėnė me kėta dy ndaj tij, kėshtu qė nuk I kanė dhėnė rėndėsinė e duhur. Shumė prej njerėzve mendojnė se agjėrimi nė muajin Rexheb ėshtė mė I mirė se agjėrimi nė muajin Shaban, sepse muaji Rexheb ėshtė muaj I shenjtė, e kjo nuk ėshtė e vėrtetė. E nė hadithin e lartpėrmėndur na tregohet se ndodh qė tė bėhet e njohur njė periudhė kohe e caktuar, apo ndonjė vend I vecantė, apo ndonjė person porse mund tė jetė dikush tjetėr jo shume I njohur  mė I mirė se ai.

Nė ngjalljen e njė kohe tė neglizhuar ka disa dobi, e nga kėto:

Bėhet kjo punė e fshehtė, e kryerja e nafileve nė fshehtėsi e vazhdimisht ėshtė mė mirė, e agjėrimi ėshtė edhe mė mirė sepse ai ėshtė sekret ndėrmjet njeriut dhe Zotit tė tij. Prandaj thuhet se Agjėrimi nuk ka dyfytyrėsi. Kanė qėnė disa prej tė parėve tanė tė mirė agjėronin me vite e askush nuk e dinte. Dilte nga shtėpia e tij pėr nė treg me dy feta buke tė cilat I jepte sadaka e vazhdonte agjėrimin. Mendonin njerėzit e shtėpisė se I hėngri e mendonin shokėt e tij se ka ngrėnė nė shtėpi.

-Gjithashtu kryerja e punėve tė mira nė kohėt e neglizhuara ėshtė mė e vėshtirė pėr nefsin, sepse nėse nė ndonjė punė ka shumė zbatues ajo bėhet mė e lehtė, e nėse neglizhohet atėherė bėhet e vėshtirė pėr ata qė janė zgjuar.

 Pėr agjėrimin e Resulall-llahut salall-llahu alejhi we selem nė muajin Shaban dijetarėt janė ndarė nė disa thėnie:

1-Ndodhte qė gjatė vitit tė mos i agjėronte tre ditėt nė mes tė muajit pėr ndonjė shkak ose ishte nė udhėtim ose pėr ndonjė shkak tjetėr, I mblidhte e I agjėronte ato nė kėtė muaj. Ishte Pejgamberi salall-llahu alejhi we selem I cili nėse e kryente ndonjė nafile vazhdimisht e kur nuk mundej e shlyente atė mė vonė.

2- Thuhet gjithashtu se gratė e Pejgamberit  salall-llahu alejhi we selem e shlyenin borxhin e tyre tė lėnė nga ramazani nė Shaban prandaj edhe ai agjėronte pėr ti shoqėruar gratė e tij nė agjėrim. Ndėrsa kjo pikė ėshtė nė kundėrshtim me hadithin e Aishes radiall-llahu anha e cila ka thėnė se ajo e vononte borxhin e saj nga Ramazani  pėr nė muajin Shaban pėr shkak tė zėnies sė Resulall-llahut me agjėrim.

3-Thuhet se ky ėshtė njė muaj I neglizhuar nga njerėzit: kjo ėshtė thėnia mė e saktė e kjo duke e argumentuar me hadithin e Usame tė lartpėrmėndur ku thuhet: [..ky ėshtė njė muaj I neglizhuar nga njerėzit  ndėrmjet Rexhebit dhe Ramazanit. (trans. Nesai).

Gjithashtu nga dobitė e agjėrimit nė muajin Shaban ėshtė, stėrvitja e trupit me agjėrim para se tė futet Ramazani, nė mėnyrė qė nė agjėrimin e Ramazanit mos tė ndjesh vėshtirėsi e lodhje. Meqėnėse muaji Shaban ėshtė hyrje e muajit Ramazan atėherė edhe nė kėtė muaj kryhen disa vepra tė mira nga ato qė kryhen nė Ramazan si psh,leximi i Kuranit, sadakaja etj. Ka thėnė Seleme bin Suhejl-thuhej: Muaji I shabanit muaji I lexuesve. Ndėrsa Habib bin ebi Thabit nėse futej muaji I Shabanit thoshte ky ėshtė muaji I lexuesve. Gjithashtu edhe Amru bin Kajs el-Mulai me futjen e muajit Shaban e mbyllte punėn e tij dhe I kushtohej leximit tė Kuranit.

 Agjėrimi nė fund tė muajit Shaban  

 Eshte saktesuar nė dy librat e saktė nga Omran bin Hasin radial-llahu anhu se: Pejgamberi salall-llahu alejhi we selem I ka thėnė njė burri: [A agjėrove nga ditėt e fundit tė kėtij muaji gjė? I tha- jo- I tha: nėse agjėron prishe dy ditė].

Agjėrimi I ditėve tė fundit tė muajit shaban nuk ėshtė I pėlqyer. E kjo ka disa gjendje:

E para: tė agjėrohet me nijetin e Ramazanit duke dyshuar se mos ėshtė futur muaji I ramazanit, kjo ėshtė e ndaluar.

E dyta: tė agjėrosh me nijetin e premtimit, shlyerjes sė borxhit tė Ramazanit apo shlyerjes sė kefares apo dicka e ngjashme me kėto, e kėtė e kanė lejuar tė gjithė dijetarėt.

E treta: Tė agjėrosh me nijetin nafile edhe kjo nuk ėshtė e pėlqyer por, nėse dikush I agjėron tė hėnėn e tė enjten e tė gjithė vitit atėherė nuk ka problem por me kusht qė ta ndajė agjėrimin nafile nga agjėrimi farz me njė ose dy ditė.

Nėse dikush pyet se pse nuk lejohet agjėrimi pėrpara ramazanit?  I themi se:

Sė pari: Nė mėnyrė qė ditėt e agjėrimit farz as tė mos shtohen e as tė mos pakėsohen, sikurse edhe agjėrimi I Bajramit apo dita e dyshimit (e kjo ėshtė dita kur nuk jemi tė sigurtė pėr futjen e muajit ramazan) ėshtė I ndaluar pėr kėtė sebeb. Duke iu shmangur asaj qė ranė nė tė ithtarėt e librit (tė krishterėt) tė cilėt e shtuan agjėrimin e tyre sipas mendimit dhe dėshirave tė tyre.

Sė dyti: Ndarja ndėrmjet agjėrimit nafile e atij tė obliguarit, se puna nafile e puna e obliguar duhet tė ndahet. Pėr kėtė e ka ndaluar Pejgamberi salall-llahu alejhi we selem vazhdimin e namazit farz me nafile pa e ndarė ose me selam ose me fjalė.