BURIMI

  BURIMI.net - Faqe e Motrave Muslimane Shqiptare     

 

Home

Home

Islami

   Kur'an

   Hadith

   Ramazan

   Falja/Namazi

   Haxhi

Vajza Muslimane

Familja
Edukimi i Femijeve

Faqa e Femijeve

Shkence

Shendeti

Kuzhina

Arti Islam

Lirika

Kendi i Librit

Links

Kuiz
Fjalori i Faqes

Per Burimi.net

 

  Google

 

BURIMI.net

Kontakto Burimin

 

Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit

 

Bashkėpunimi me fėmijėt, art me bazament
Dr. Hasan Shemsi Basha

 

Bashkėpunimi me fėmijėt eshte art, i cili shumė prej nėnave dhe baballarėve u duket i vėshtirė. Shumė prej tyre pyesin pėr mėnyra serioze dhe tė dobishme pėr tė bashkėpunuar me fėmijėt e tyre. Me thėnė tė drejtėn fėmija e kupton veten e tij sipas informacioneve qė merr nga ti. Nėse ti e bėn qė tė ndjehet se ai ėshtė "fėmije i mirė" dhe ndjen dashurinė tėnde, edhe ai do tė mendojė pėr veten e tij se ėshtė njeri i mirė e i nderuar, dhe se ai ka rėndėsi tė madhe nė kėtė botė. Ndėrsa nėse nuk ke durim nė bashkpunimin me tė, e bėn tė ndjehet se ai ėshtė "fėmije jo i mirė", gjithmonė duke e akuzuar e kritikuar, femija do tė ketė mendim negativ pėr vetveten. Keshtu cėshtja pėrfundon ose nė humbje dhe nivel tė ulėt, ose nė cthurje e mosbindje.

Tregoji se ku ėshtė problemi
Nėse shikon prej fėmijės tėnd tė bėjė ndonjė gjė e cila nuk tė pėlqen, apo ndonjė punė jo tė mirė, sqaroja se problemi nuk ėshtė nė tė si person, por nė veprimin e kryer. Thuaji: "veprimi i kryer ishte jo i mirė" nė vend qė t'i thuash "ti je fėmije jo i mirė". Po ashtu mund te thuash: "U solle me vėllain apo motrėn shumė ashpėr", nė vend  qė ti thuash se "Je fėmije shumė i vrazhdė".    

 

Shmangi konfrontimet e nxehta
Eshtė me rėndėsi qe prindėrit te dinė tė pėrgjigjen me mencuri dhe zgjuarsi ndaj ndjenjave te fėmijės. Duhet te shmangen konfrontimet e nxehta (qoftė me fjalė apo me rrahje), qe mund te sjellin largim ndėrmjet nėnės dhe fėmijės sė saj. Gjithmonė me mencuri duhet t'ia bėjė tė ditur se ajo cka tha ėshtė fjalė e keqe, e papranueshme, dhe se as ai nuk do ta dėshiroje njė fjalė tė tillė pėr veten.

E kjo nuk do tė thotė qė prindėrit ta lėnė fėmijėn tė bėjė ē'tė dojė, pėrkundrazi, patjetėr duhet tė ketė rregulla tė caktuara ku tė sqarohet rruga e saktė. Psh, fėmija ka tė drejtė ta shfaqė zemėrimin e tij me tė qarė apo me fjalė, ama tė thyejė e tė pėrplasė mjetet e shtėpisė, apo tė rrahė vėllezėrit apo motrat e tij, nuk duhet pranuar.

    

Duaje fėmijėn tėnd por ... me menēuri
Nuk ka mundėsi qė fėmija tė edukohet pa dashuri. Fėmija qe gjen tek edukuesi i tij ngrohtėsi, dashuri e perkujdesje, bėhet shumė i lidhur me tė dhe e dėgjon atė me mendje e me zemėr. Prandaj duhet qė prindėrit tė kujdesen nė dashurinė ndaj fėmijėve, mos tė bėjnė ato punė tė cilat me kryerjen e saj fėmija do ta urrente prindin, si: pėrbuzja, dėnimi, rrahja, mosinteresimi, presioni, apo moskryerja e kėrkesave tė tyre normale. Nėse nėna ėshtė e detyrueshme ndonjėherė ta rrahė fėmijėn, tė ketė shumė kujdes nė rrahje mos ta teprojė nė mėnyrė qė tė mos dalė nga zemra e fėmijės dashuria ndaj saj, pa tė cilin ėshtė e pamundur edukimi i tij. E kjo nuk do tė thotė se dashuria ndaj fėmijės e lejon atė tė veprojė jashte rregullave nė shtėpi apo nė shkollė, tė veprojė c'ka tė dojė pa farė rregullash. Kėsaj nuk i thonė dashuri, por kjo ėshtė dobėsim dhe prishje. Psh, dashuria e Pejgamberit s.a.v.s ndaj shokėve tė tij nuk e pengoi atė qė ti urdhėronte ata nė kryerjen e detyrave, apo udhėheqjen e tyre nė fushat e betejave. E as nė zbatimin e dėnimit e atij qė kishte dalė nga rregullat e sheriatit edhe sikur tė ishte personi mė i dashur tek Ai salall-llahu alejhi ėe selem. Nė tė njėjtėn kohė kjo mėnyrė nuk i bėri shokėt e pejgamberit salall-llahu alejhi ėe selem qė ta urrenin atė por pėrkundrazi dashuria ndaj tij dita ditės shtohej  edhe mė shumė.   

 

Respektoje bashkshortin tėnd
Ka nevojė babai nė mėnyrė qė tė formojė shoqėri me fėmijėt e tij, pėr ngrohtėsi dhe respect nga bashkshortja e tij. Bashkshortja e mirė ėshtė ajo e cila nė cdo moment e ngren  para syve tė fėmijėve pamjen e bababit tė tyre, i drejton ata kah respektimi dhe dashuria ndaj tij. Gjithashtu u flet atyre pėr cilėsitė e mira qė ai posedon. I thotė fėmijės se kjo cilėsi ėshtė e mirė e kėnaq All-llahun dhe babain tėnd, ose largohu nga ky ves se e mėrzit All-llahun dhe gjithashtu babain.    

 

Dhurata ... sado pak qoftė
Nėse do qė tė zėsh shoqėri me fėmijėn tėnd, duhet qė patjetėr ta dish se goja e tij rri mė shumė zgjuar sesa mendja, dhe se kutia me ėmblelsira ėshtė mė e dashur pėr tė se njė libėr i ri. Rrobat e rrudhosura janė mė tė dashura pėr tė sesa fjalėt pa punė. Pra baba i zgjuar ėshtė ai i cili futet nė shtėpi me duar plot, sado pak qoftė, psh. njė karamele, njė dhuratė tė vogėl, njė lodėr tė bukur etj. Ta kini parasysh gjithmonė se nė kėtė botė ka disa gjėra tė cilat nė sytė tonė janė ėndrra, ndėrsa tek fėmijėt realitet. Nuk do ta shijojmė shoqėrimin me ta vetėm atėherė kur ta shikojmė dunjanė me sytė e tyre.

 

Dėgjoje fėmijen
Nėse ndonjė ditė vjen fėmija e fillon tė tregon pėr dicka qė ka ndodhur nė shkollė, mos e ndershko pėr ndonjė gabim qė mund tė ketė bėrė nė kėtė tregim. Tregimi i asaj cka ndodhi nė shkollė nė kėto momente ėshtė mė i rėndėsishėm pėr tė, se cdo gjė tjetėr qė tė shkon mendja ty. Ai do te te tregoje ty gėzimin nė rastin e dorėzimit tė "flete-lavdėrimit" apo dicka tjetėr tė gėzueshme pėr tė. Ji shumė e vėmėndshme nė momentin kur ai tė tregon pėr rezultatin e mirė qė arriti nė njė provim, jepi kurajo qė tė arrijė edhe mė shumė se kaq, e nė asnjė mėnyrė mos e bėj tė ndjehet se ti nuk po e dėgjon, apo je e zėnė me punė. 

Nėse fėmija vjen ndonjė ditė nga shkolla e tė ankohet duke tė thėnė se: "Filan nxėnės mė rrahu nė shkollė" dhe ti i pėrgjigjesh me thėnien: "A je i sigurtė ti se nuk fillove ti i pari?", dije se me tė vėrtetė e mbylle derėn e bisedės me fėmijėn tėnd. E ti nė kėtė rast nė sytė e fėmijės tėnd shndėrrohesh nga njė shok i ngushtė nė hetues apo gjykatės i cili posedon shpėrblimin e dėnimin. Mundet qė tė mendojė gjithashtu se ti je hetues zullumqar i cili kėrkon tė akuzuarin dhe kėrkon patjetėr tė zbulojė viktimėn. Prandaj nėse vjen fėmija e tė ankohet pėr dicka fillimisht dėgjoje me vėmėndje, duke e vazhduar bisedėn, pa dalė nga biseda pėr shkak tė hetimit tė dickaje qė mund tė ketė nė ngjarje.   

 

Pėrkėdheli fėmijėt
Pejgamberi (salall-llahu alejhi we selem) i pėrkėdhelte dhe lozte me fėmijėt. Pėr kėtė kemi shembuj tė ndryshėm me nipėrit e tij dhe me fėmijėt e sahabeve (shokeve te Profetit) radiall-llahu anhum. Eshtė trasmetuar nga Ebu Hurejra se Pejgamberi (salall-llahu alejhi we selem) e puthi Hasanin tė birin e Aliut nė prezencė tė Akra' bin Habis et-Temimi (sahabij), i cili i tha: "Unė kam 10 kalamaj e nuk kam puth asnjė prej tyre". E shikoi i dėrguari i All-llahut salall-llahu alejhi we selem e i tha: "Ai i cili nuk mėshiron, nuk mėshirohet". (mutefekun alejhi)
Gjithashtu i Dėrguari i All-llahut (salall-llahu alejhi we selem) i pėrkėdhelte fėmijėt duke u fėrkuar kokėn. Fėmija nė fėrkimin e kokės ndjen ngrohtėsi dhe dashuri. Nga Abdullah bin Xha'fer r.a ka thėnė se: "Mė fėrkoi kokėn time i Dėrguari i All-llahut salall-llahu alejhi we selem  dhe tha "O All-llah, zėvėndėsoje Xhaferin me djalin e tij" (trasmetoi Hakim) Gjithashtu Pejgamberi salall-llahu alejhi we selem i pėrkėdhelte fėmijėt duke u ledhatuar faqet. Sic ėshtė trasmetuar nė librin e saktė tė Muslimit nga Xhabir bin Semreh i cili ka thėnė: "U fala me tė Dėrguarin e All-llahut salall-llahu alejhi we selem, pastaj doli tek familja e tij, ku dola edhe unė me tė, takoi dy djem tė cilėt i pėrkėdheli duke u ledhatuar faqe tė dyve." Ka trasmetuar Nesai se: "Pejgamberi salall-llahu alejhi we selem  kur shkonte pėr vizitė tek Ensarėt i pėrshėndeste fėmijėt e tyre e u fėrkonte kokat e tyre.

 

Lėri fėmijės pak liri
Gjėja mė e keqe qė pėrdorin edukuesit dhe mėsuesit ėshtė kontrolli i pandarė, i cili  e mėrzit fėmijėn dhe e mbingarkon atė. Prandaj lėri fėmijės njė sipėrfaqe tė lirė ku mund sillet si tė dojė, gjithashtu bėja tė ditur se kjo sipėrfaqe lirie nuk do tė funksionojė nėse nuk e shfrytėzon sikur duhet. Mos i bėj kontroll e as mos i qėndro mbi kokė. Vetėm nėse thyen rregullat e sistemit, nė kėtė moment beja tė ditur se je nėn kontroll. Fėmija ndjehet shumė i fortė e ėshtė i gatshėm tė luftojė pėr hir tė lirisė sė tij. Pra ai lufton me qėllim qė ta lėjė babai ta pėrdorė zemrėn ashtu sikur ai do, lufton pėr hir tė mosdorėzimit nė veshjen e corapeve nė mėnyrė tė saktė. E vėrteta ėshtė se fėmija nuk ka nevojė pėr tė gjitha kėto nėse ngrohtėsia dhe dashuria ia kanė mbushur jetėn, nė vend tė kontrollit tė pandarė tė mbillet nė tė besimi. Ka nevojė qė tė mėsojė cdo tė re pa ia bėrė tė urryer atė. Me njė fjalė: "Mos i bėj shpatullat e fėmijės tėnd fushė sporti, topi i tė cilit ėshtė merakut i tepėrt"  .


Urdhėra tė prera... por me mencuri
Duhet qė t'i jipen fėmijės urdhra tė prera, por nė tė njėtėn kohė kėrkohet prej prindėrve qė dialekti i kėtyre urdhėrave tė prera tė jetė nė mėnyrė ndihmues. Psh, nėse fėmija e ka shtruar dyshemenė e dhomės sė tij me lodra mundet qė nėna t'i thotė: "Hajde t'i mbledhim lodrat bashkė" dhe fillon e para nė mbledhjen e lodrave, ku patjetėr edhe fėmija do tė fillojė tė mbledhė me tė. Nė shumė raste e shikojmė fėmijėn tė jetė i padėgjueshėm, ndoshta edhe qan e cirret kur nėna e tij kėrkon nė mėnyrė tė prerė e kėrcėnuese qė tė shkojė tė lajė duart apo tė shkojė nė banjo. E kundėrta ndodh nėse fėmija i dėgjon urdhėrat me dialekt tė butė, cohet i zbaton ato nė qetėsi e shpejt. Sa mė shumė qė tė shtohet kėrkimi i dickaje nga fėmija aq mė shumė edhe atij i shtohet dėshira pėr moskryerje tė kėtij urdhėri.

Disa baballarė krenohen me fėmijėt e tyre tė cilėt i zbatojnė urdhėrat e tyre vazhdimisht, e nuk bėjnė asgjė pėr tė cilėn  nuk janė urdhėruar ta bėjnė! E disa tė tjerė bashkėpunojnė me fėmijėt e tyre sikur tė ishte pronė private e tyre e jo se edhe ata janė krijesė. Ndėrsa disa tė tretė i ngarkojnė fėmijėt jashtė mundėsive tė tyre, u dorėzojnė pėrgjegjėsi tė cilėn ata nuk mund ta kryejnė. Tė treja kėto raste janė gabim, dhe dalje jashtė rregullit tė kėtij shembulli: "Mė e mira cėshtje ėshtė mesatarja".

 

Pakėsoni kritikat
Kushtoni vėmėndje o ju nėna dhe ju baballarė pakėsimit tė kritikave automatike e jo tė domosdoshme, gjithashtu edhe pakėsimin e kontrollit tė tepėrt mbi fėmijėt. Fėmija nuk ėshtė mjet tė cilin mund ta drejtosh si tė duash. Ka edhe ai mendimet e veta nė drejtimin e cėshtjeve tė tij personale. E pse ta pengojmė qė tė shijojė edhe ai shijen e tė menduarit?

Nė shumė raste shumė pyetje e shumė urdhra i drejtohen fėmijės: "Pse qesh kėshtu?", "Pse ecen keshtu?", "Nxirri fjalėt me shqiptim tė rregullt!", "Mos loz me flokėt!", "Shko e laj dhėmbėt", etj. Tė gjitha kėto mund tė kenė veprim tė kundėrt tek fėmija, mund ti sjellin atij gjėndje shqetėsimi, ose humbjen e mbėshtetjes nė vetvete. Nė mė tė shumtėn e rasteve kjo gjėndje u ndodh fėmijėve tė parė, nga kujdesi i tepėrt i prindėrve e nga kontrolli i ngarkuar. Pastaj me ardhjen e fėmijės sė dytė e kuptojnė prindėrit se kanė mėsuar dicka nga fėmija e parė dhe se duhet ti japin me shumė liri fėmijės sė dytė. Kėshtuqė fillojnė e sillen me fėmijėn e dytė ndryshe nga i pari.

Kėrkohet prej nėnės qė tė mbjellė tek fėmija zakonin e tė diskutuarit. Ti bėjė disa pyetje e ta shikojė se si do tė pėrgjigjet, gjithashtu ti mėsojė fėmijės mosngritjen e zėrit gjatė bisedės, mos shkėputjen e fjalėve tė tė tjerėve nė mes tė diskutimit etj.

Ta pyesė psh: "Ēfarė do tė bėje nėse do tė shikoje vėllain tėnd tė grindej me shokun e tij?" ose "Ēfarė do tė bėje nėse do tė shikoje nė rrugė fėmi tė plagosur?". Fėmijėt tė cilėt nuk u flasin vazhdimisht prindėrit e tyre rriten me personalitet tė dobėt nga ata tė cilėt prindėrit e tyre i mėsojnė se si tė diskutojė dialog tė qetė.   

 

Veprimet e fėmijės nga veprimet e tua
Nėse babai bėrtet e thotė se lodhet shumė, e nuk gjen asgjė pėrbri kėsaj lodhje, dhe se atij i ėshtė bėrė padrejtėsi nė kėtė botė, e gjithė kjo futet nė mendje tė djalit se burri ėshtė viktimė e gruas, dhe se ėshtė mė mirė tė mos martohet fare. Gjithashtu nėse nėna bėrtet e thotė se burri ėshtė krijesa e vetme e cila kėnaqet nė kėtė botė, dhe se ai e shfrytėzon femrėn nga cdo drejtim, mbas kėsaj vajza e saj e vogėl fillon e i urren burrat dhe nuk i respekton ata, prandaj e gjen atė ti shmanget martesės nė moshėn madhore. Ai djalė i cili e shikon babain e tij tė sillet me nėnėn me rreptėsi, mendon se kjo ėshtė mėnyra e cila duhet tė sillet burri me gruan. Gjithashtu edhe vajza nėse e shikon nėnėn e cila e ngren zėrin kur flet me bashkshortin e saj dhe sillet keq me tė, skalitet nė tru tė saj se kjo ėshtė mėnyra e saktė me tė cilėn duhet tė sillemi me burrat. Me njė fjalė duhet qė tė jetė sjellja e prindėrve me fėmijėt e tyre e bazuar mbi baza tė palėvizshme. Dhe nė fund mos e kritiko fėmijėn pėr ndonjė gjė sot, kur ti ishe ai i cili ia mėsove ate dje.

 

Pėrktheu moter Flutura

Marrė nga Islamway.com