|

Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit
Si te komunikojme me
mire per Da'ua

Da'wa - Kjo fjale do te thote te therrasesh
dhe te ftosh njerezit ne rrugen e Allahut ose ne Islam. Allahu i Madheruar thote
ne Kur'an:
"Nga ju le tė jetė nje grup qė thėrret nė
atė qė ėshtė e dobishme, urdhėron pėr punė tė mbara dhe ndalon nga e keqja. Tė
tillėt janė ata tė shpetuarit." (Kur'an, 3:104).
"E ai qė e solli tė vėrtetėn dhe ai qė e vėrtetoi atė, tė tillėt janė tė
ruajturit. Ata te Zoti i tyre kanė ēkado qė dėshirojnė, e ai ėshtė shpėrblimi i
bamirėsve. All-llahu do tua shlyej atyre edhe mė tė keqen qė e punuan dhe do
tu japė shpėrblime mė tė mira pėr ata qė punuan. (Kur'an, 39:33-35)
Ja dhe nje Hadith i Profetit (as) qe duhet te na frymezoje neve si Muslimane:
Transmetohet nga Ebu Hureirah se i Derguari i
Allahut (as) tha: Ai qe i fton njerezit per ne rruge te drejte do te kete
shperblim sikurse ata qe e ndoqen ate (rrugen e drejte), pa ia ulur atyre
shperblimet. Dhe ai qe therret njerezit per rruge te gabuar, ai do ta mbaje
barren e atij gabimi sikurse ata qe e zbatuan gabimin, pa ia ulur atyre gabimin."
(Muslim)
Per te permbushur detyrimin tone fetar per te ftuar te tjeret ne rrugen e
Allahut, eshte e domosdoshme te mesojme principet baze te artit te komunikimit,
si te te shkruarit ashtu edhe te te folurit. Ne duhet te jemi ne gjendje te
komunikojme dhe shprehemi efektivisht me te tjeret (muslimane dhe jo-muslimane)
qe kane nevoje te dine per Islamin. Ne duhet te kujdesemi qe t'ua transmetojme
diturine Islame atyre ne menyre te pershtatshme dhe efektive qe ata te drejtohen
ne rrugen e drejte. Kjo mund te behet permes bisedave ose te shkruarit. Ne te dy
rastet ka vend per pregatitje. Mendimet dhe iderat duhet te organizohen sa me
mire ne menyre qe te arrijme sukses ne percjelljen e mesazhit Islam dhe t'i
inkurajojme ata te pranojne ftesen tone.
Ne qofte se i ftojme njerezit permes ligjeratave publike, eshte mire te
shkruajme dhe pregatisim kopje te shumta te ligjerates per t'ia shperndare
audiences pas fjalimit. Po ashtu duhet te perfshihen aty disa Ajete dhe Hadithe
te zgjedhura qe u permendem ne fjalim. Kjo sherben si nje lloj perforcimi dhe
kujtese per t'i ndricuar ata me fjalet e Allahut xh.sh. dhe te Profetit (as).
Kujtojme ketu se fjalimi me i mire eshte Kur'ani i Shenjte. Transmetohet nga
Xhabir Bin Abdullah se i Derguari i Allahut (as) tha: "Fjalimi me i mire
eshte ne librin e Allahut, dhe udhezimi me i mire eshte dhene nga Muhamedi..."
(Muslim)
Duke perdorur argumenta nga Kur'ani dhe
Suneti, fjalimet dhe shkrimet do te jene sa me akademike. Hadithi i meposhtem
tregon sesi Profeti as. inkurajon shkrimin e fjalimit per dobine e degjuesve:
I derguari i Allahut qendroi ne mes te njerezve dhe pasi e madheroi Allahun tha:
"Allahu e ka ndaluar luften ne Meke dhe i ka dhene autoritet te Derguarit dhe
besimtareve mbi te. Ndaj lufta ne kete qytet ishte jo i ligjshem per cdo njeri
para meje dhe u be i ligjshem per mua ne nje pjese te dites, dhe nuk do te jete
i ligjshem per asnjeri pas meje." Abu Shahu, nga Jemeni, u ngrit dhe tha: "O i
Derguar i Allahut! A mund te ma japesh me te shkruar?" I derguari i Alahu iu
pergjigj "Shkruajani atij." (Bukhari)
Ata mes nesh qe kane edukimin e pershtatshem (dmth kane njohuri te bollshme per
Islamin) duhet te mesojne te shkruajne artikuj, libra, ose materiale te tjera
per Islamin, me qellim qe te perfitojne njerezit e gjeneratave te ndryshme.
Duhet te mundohemi te shkruajme sa te mundemi ne menyre akademike e bazuar ne
Kur'an dhe Sunah. Ne qofte se dikush e ka te veshtire te shkruaje libra dhe
artikuj, do te mjaftoje per te po te shkruaje nje leter te thjeshte drejtuar nje
jo-muslimani. Shkrimi i letrave jo-Muslimaneve per t'i ftuar ata ne Islam eshte
Sunet. Me poshte vijon nje shembull letre te cilen Muhamedi (as) ia dergoi
Herakliusit, prijesit te Bizantit:
"Ne emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit,
Kjo leter eshte nga Muhamedi, robi dhe i
Derguari i Allahut, per Herakliusin, sundimtar i Bizantit. Paqja qofte me ate qe
ndjek rrugen e drejte. Une te ftoj ty ne Islam... Po te percjell thenien e
Allahut:
"O
ithtarė tė librit (Tevrat e Inxhil), ejani (tė bashkohemi) te njė fjalė qė ėshtė
e njejtė (e drejtė) mes nesh dhe mes jush: tė mos adhurojmė, pos All-llahut, tė
mos ia bėjmė Atij asnjė send shok, tė mos konsiderojmė njėri - tjetrin zotėr pos
All-llahut! E nė qoftė se ata refuzojnė, ju thoni: Dėshmoni pra, se ne jemi
muslimanė (besuam njė Zot)! (Kur'an,
3:64). (Bukhari)
Ne duhet te mesojme nga shembulli i mesiperm
sesi Profeti as u perpoq te ndricoje mendjen e nje jo-muslimani per te adhuruar
Allahun si nje Zot te Vetem me nje ajet nga Kur'ani. Ne Da'uan tone duhet qe
gjithmone te percjellim mesazhin e Teuhidit bazuar ne te verteten. Kur i ftojme
njerezit me ane te shkrimit, duhet te shkruajme per Islamin me argumenta
konkrete nga Kur'ani dhe Suneti.
I Derguari i Allahut ka thene: "Percillni/transmetoni mesimet e mia njerezve
qofte edhe me nje Ajet (nga Kur'ani)..." (Bukhari)
Allahu i Madheruar na tregon sesi i Derguari
i Tij i ftoi njerezit me nje dituri te caktuar (Kur'ani dhe Suneti):
"Thuaj: Kjo ėshtė rruga ime, e
vėnė nė fakte tė qarta, e qė une therras te Allahu, unė dhe ai qė vjen pas meje.
Larg tė metave ėshtė All-llahu, e unė nuk jam nga idhujtarėt. (Kur'an,
12: 108)
Ajetet qe vijojne na frymezojne edhe me teper per te ftuar te tjeret ne rrugen e
Allahut bazuar ne Kur'anin dhe Sunetin e Profetit as.
"Ju jeni populli mė i dobishėm, i ardhur pėr
tė mirėn e njerėzve, tė urdhėroni pėr mirė, tė ndaloni nga veprat e kėqia dhe tė
besoni nė All-llahun... (Kur'an,
3:110)
"E kush eshte ne rruge mė tė mirė se ai qė
thėrret ne rrugen e Allahut qe ben vepra tė mira dhe thotė: Unė jam prej
muslimanėve? (Kur'an, 41:33)
Ne shkrimin e fjalimeve apo te artikujve e
librave, duhet te kujdesemi si per stilin dhe per menyren e shkrimit. Ne qofte
se nuk kemi aftesi per te bere kete, te pakten te inkurajojme femijet tane dhe
te rinjte muslimane te behen dijetare te Islamit.
Hasan Al-Basri ka thene: "Superioriteti i nje dijetari i cili falet aq sa
eshte e kerkuar dhe pastaj ulet dhe i meson njerezit per te mire, mbi nje
adhurues qe agjeron gjate dites dhe adhuron gjate nates, eshte sikurse
superioriteti qe kam une mbi ate qe eshte ne shkallen me te ulet mes nesh." (Tirmidhiu)
Pra, qe te komunikojme sa me mire per da'ua
duhet te kemi dituri te bollshme per Islamin, duhet t'ua percjellim ate njerezve
ne menyre sa me efektive bazuar ne burime te sakta, si dhe duhet te mesojme
artin e te shkruarit dhe komunikimit sepse ato jane instrumenta kryesore per te
arritur sukses ne percjelljen e mesazhit Islam.
|