Ruajeni, respektoni dhe
nderojeni vlerėn e personalitetit dhe dinjitetit njerėzor. Njeriu ėshtė
vepėr madhėshtore e Allahut dhe mjere ai qė e nėnēmon nderin dhe dinjitetin e
veprės sė Allahut. Ju, o njerėz, pashmangshėm dhe pakthyeshėm do t'i ktheheni
Allahut tė Amshueshėm dhe Ai do t'ju marrė nė pėrgjegjėsi pėr veprat dhe
punėn tuaj.
O besimdrejtė! Ta dini, ta mbani mend dhe tė jeni tė bindur se pėrfundoi koha e
mosdijes dhe traditave tė kėqija, qė i sollėn fatkeqėsi tė shumta gjinisė
njerėzore. Unė jua kam treguar rrugėn e shpėtimit, nėpėr tė cilėn duhet tė
shkoni. Gjakmarrja ėshtė e ndaluar. Tė gjitha akuzat e kėtilla qė rrjedhin nga
koha para Islamit, anulohen. Akuza e parė e kėtillė qė anulohet ėshtė gjakmarja
e xhaxhait tim, Amir b. Rebi`b. Harith b. Abdulmuttalibit, tė cilin pa kurrfarė
faji e mbytėn njerėzit nga fisi Hudhejl. Kjo gjakmarrje le tė harrohet dhe tė
gjitha tė tjerat nė tė ardhmen le tė falen.
Fajdeja dhe kamata janė tė ndaluara. Huadhėnėsi nga huamarėsi duhet ta marrė
vetėm atė qė vėrtet ia ka huazuar. Huatė e para qė i nėnshtrohen kėtij vendimi
janė huatė e xhaxhait tim Abbasit, i cili ka pasur mjaft borxhlinj. O
besimdrejtė! Duhet t`ua falni kamatat borxhlinjve. Dėgjoni kėshillėn time dhe
pasuria juaj do tė shtohet, sepse juve ju mbetet kryegjėja pėr tregti dhe punė
tė ndershme. Nėse nuk e bėni kėtė, duhet ta dini se do t`i zemėroni thellė
Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij. Nėse borxhliu juaj ėshtė nė vėshtirėsi,
duhet t`ia vazhdoni afatin e pagimit, ndėrsa nėse jeni nė gjendje qė t`ia falni
borxhin, kjo do tė ishte edhe mė mirė pėr ju.
O besimdrejtė! O njerėz! Frikėsojuni asaj dite qė me siguri do tė vijė, kur tė
gjithė do tė paraqiteni para Allahut, Gjykatėsit tė Vetėm Suprem. Kur ju pret
drejtėsia absolute. Kur tė zotoheni se njė borxh do ta paguani me kohė dhe kur
ta lidhni marrėveshjen, tė gjitha kėto bėni me shkrim, dhe me besnikėri theksoni
afatin e pagimit. O tė vdekshėm! Duajeni dhe dėgjojeni Zotin, Krijuesin e tėrė
materiales dhe jomateriales, i cili krijoi meshkuj dhe femra, prej tė cilėve u
zhvillua gjinia njerėzore. Kini frikė nga Allahu, nė ndihmėn, prehjen dhe
mėshirėn e tė Cilit tė gjithė jemi tė udhėzuar. Ne jemi tė vdekshėm dhe nė ēdo
ēast jem gjithnjė e mė afėr vdekjes dhe takimit me Tė, me Allahun e
Amshueshėm, me Gjykuesin e Drejtė.
Shprehni repektin e duhur ndaj farefisit. Me pėrgjegjėsi tė thellė pėrmbushni
detyrat dhe obligimet qė egzistojnė ndėrmjet burrit dhe gruas, ndėrmjet
prindėrve dhe fėmijėve. Fėmija e fiton xhenetin nėn kėmbėt e nėnės sė tij.
Ruajuni nga prostitucioni, tradhėtia bashkėshortore dhe xhelozia. Prostitucioni
dhe tradhėtia bashkėshortore janė mėkate tė rėnda, ndėrkaq xhelozia mund tė
shkaktoj prishjen e bashkėshortėsisė. Martohuni me ato qė i doni. E kur vullneti
i Zotit t'ju bashkojė, atėherė respektojeni dhe duajeni njėri-tjetrin dhe jetoni
nė dashuri dhe harmoni tė vėrtetė.
O bashkėshortė! Silluni ndaj grave tuaja me shumė mirėsi dhe dashuri. O
besimdrejtė! Largohuni nga ngatėresat dhe pėrgojimet! Ata qė shpifin pėr grate e
ndershme, le tė jenė tė mallkuar nė tė dy botėt. Ata qė i akuzojne gratė e
ndershme pėr tradhti nė martese ose pėr amoralitet, ndėrkaq qė nuk mund pėr kėtė
t'i sjellin katėr dėshmitarė tė besueshėm, dėnoni me tetėdhjetė goditje, dhe
asnjėherė nė tė ardhmen nė asgjė mos u besoni, sepse ata janė njerėz tė
kėqij.
Nėse mendoni se ndaj grave tuaja mė nuk e ndjeni dashurinė e dikurshme, mos
nxitoni, por mendoni mirė. Ndoshta Allahu nėpėrmjet kėtij sprovimi ju udhėzon nė
rrugėn e fatit tė ri tė madh, me tė cilėn dėshiron t'ju pėrgėzojė. Mos kėrkoni
shkurorėzim pa shkaqe tė arsyeshme, meqė prej tė gjitha gjėrave qė Allahu i
ka lejuar, mė sė tepėrmi e urren shkurorėzimin. Gratė tuaja u janė
dorėzuar nė besė tė Zotit. Respektojeni, o besimdrejtė, atė amanet tė Zotit.
O njerėz! Sot djalli i mallkuar ėshtė i dėshpėruar, sepse ka pėsuar humbje
dhe mė nuk mund tė ndikojė nė ju. Por ju megjithatė gjithnjė bėhuni tė
kujdesshėm, qė ai i mallkuar tė mos ju vė nė lajthitje as pėr gjėrat mė tė vogla.
O besimdrejtė! Kur e caktoni dhe e ndani ndėrmjet veti trashėgiminė, bėhuni te
drejtė dhe pėrmbajuni librit tė Zotit. Ruajeni pasurinė e bonjakėve, tė paaftėve
dhe te sėmurėve mendore. Zoti ēdonjėrit ia ka dhėnė te drejtėn e vet, andaj nuk
ka nevojė qė trashėgimtarėve t'u lihet testament; ndėrsa si testament nuk mund
tė lihet mė tepėr se njė e treta(1/3) e pasurisė. Fėmija i takon atij, ne
shtratin e tė cilit ėshtė i lindur. Kush pohon se i takon tjetėrkujt
pėrveē prindit, atė do ta arrijė mallkimi i Zotit. Nuk i lejohet gruas qė tė
japė diē nga pasuria e burrit tė saj pa lejen e tij. Borxhi duhet paguar ndėrsa
sendi i huazuar duhet kthyer. Dhurata duhet tė kthehet me dhuratė. Kush hynė
dorėzanė pėr dikėnd, obligohet edhe me pėrgjegjėsi pėr dorėzani. Me
robėrit dhe shėrbėtorėt silluni nė mėnyrė njerėzore. Ushqeni ata sikur qė
ushqeheni vetė, dhe vishni ata sikur qė visheni vetė. Nuk guxoni t'u bėni keq,
as t'i keqpėrdorni. Edhe ata janė njerėz, edhe ata janė shėrbėtore tė Zotit.
O besimdrejtė! Ta dini dhe tė mos harroni se tė gjithė muslimanėt janė vėllezėr.
Ju tė gjithė jeni pIotėsisht tė barabartė nė tė drejta dhe detyra. Nuk ka
kurrfarė pėrparėsie arabi ndaj jo-arabit, e as jo-arabi ndaj arabit, as i ziu
ndaj tė kuqit, e as i kuqi ndaj tė ziut pėrveē me devotshmėri. Tė gjithė jeni
pasardhėsit e Ademit, ndėrsa Ademi ėshtė prej dheut.
O muslimanė! Duhet tė kujdeseni, tė
duheni dhe tė ndihmoheni ndėrmjet vete. Nuk guxoni ta ofendoni
njėri-tjetrin, e as t'i merrni me dhunė njėri-tjetrit diēka. Kėto janė mėkate tė
rėnda. Merreni vetėm ate qė me vetėdėshirė ju jepet. Respektoni pacenueshmėrinė
e pasurive tuaja derisa janė nė frymėn e ligjeve tė Zotit. Nė punėn tuaj Islami
dhe interesi i pėrgjithshėm le tė jenė mbi ju dhe interesin tuaj personal.
Pėrkushtojani Islamit jetėn tuaj dhe nė punėn pėr Islamin jepni prej vetes
githēka qė mundeni. Kurrė mos e shkelni tė drejtėn dhe nderin e askujt. Vetvetes
mos i bėni dhunė. Mos harroni se mėshira ėshtė njė ndėr bazat kryesore tė
Islamit.
0 njerėz! Dėgjoni ēka po ju them dhe mbajeni mend mirė. Unė po jua lė librin e
Zotit - Kur'anin - te cilit nėse i pėrmbaheni gjithnjė do t'ju ruajė qė tė mos e
humbni rrugėn e drejtė, rrugėn e drejtėsise dhe sė vėrtetės. Kur'ani ėshtė libėr
i qartė dhe i shenjtė, vepėr e vėrtetė e Allahut, fjalė e Tij, nė vėrtetėsinė
e sė cilės nuk ka kurrfarė dyshimi.
Para vetes e keni tėrė jetėi time,
fjalėt dhe veprat e mia. Gjithēka qė kam folur dhe punuar, jam pėrpjekur qė tė
jetė nė pajtim tė plotė me urdhrat e Allahut. Ju vėrtet nuk do tė gjendeni nė
lajthitje pėrderisa t'i pėrmbaheni Kur'anit dhe sunnetit tim.
O besimdrejtė! Thuajeni gjithnjė tė
vėrtetėn e pastėr. Urrejtja asnjėherė le tė mos ju largojė nga rruga e tė
drejtave dhe drejtėsisė. Drejtėsia ėshtė motra e devotshmėrisė. Frikėsohuni nga
Allahu! Ai e sheh punėn tuaj.
O njerėz! I dėgjuat porositė e mia,
futini nė zemrat tuaja e nė jetėn tuaj. Tė gjithė ata qė i kanė dėgjuar
kėto fjalė tė mia, le t'ua pėrcjellin atyre qė nuk i kanė dėgjuar, sepse prej
tyre mund tė ketė mė mbamendės se vetė dėgjuesit.