|

Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit
Fjalori i Faqes
Allah - Allahu eshte Zoti dhe Krijuesi i Universit, Meshiruesi, i
Gjithedituri, Mbrojtesi, i Madheruari, Furnizuesi, qe degjon e sheh ēdo gje, i
Pari, i Fundit dhe i Perjetshem. Ne Kur'ani permenden 99 emrat e bukur te
Allahut te cilat shprehin cilesite Tij permes te cilave Muslimanet mund te
kuptojne dhe njohin Ate.
Abdes - Nje lloj pastrimi qe duhet bere para se dikush falet ose para se
te lexoje Kur'an.
Ezan
- Thirrja para kohes se faljes quhet Ezan. Personi i cili therret Ezanin
quhet Mu'ezin. Muezini therrer Ezanin pese here ne dite kur Muslimanet falin
namazin e tyre. Ezani ka disa fjale dhe shprehje specifike qe recitohen me ze te
larte ne gjuhen Arabe qe te lajmeroje njerezit se koha per t'u falur erdhi.
Es-selamu Alejkum - Kjo eshte pershendetja e Muslimaneve kur takojne
njeri tjetrin. Kuptimi i te ciles eshte "Paqja qofte mbi ju!" Kjo pershendetje
mund te ndeshet edhe ne keto forma: "Es-selamu Alejkum ue Rahmetullah" qe do te
thote "Paqja dhe Meshira e Allahut qofte mbi ju"; ose "Es-selamu Alejkum ue
Rahmetullahi ue Berekatuhu", e cila perkthehet "Paqja, Meshira dhe Bekimi i
Allahut qofte mbi ju!"
Bismilah -
Do te thote "Ne emer te Allahut". Me kete
shprehje Muslimani fillon aktivitetet e tij ditore, leximin e Kur'anit, etj.
Forma e gjate e shprehjes eshte "Bismilahir rahmanir rahim" qe do te thote "Ne
emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit".
Da'ua - Kuptimi i kesaj fjale eshte "Te ftosh te tjeret ne Islam".
Dhiker - Permendja e Allahut
Dua - Nje lutje/ kerkese drejtuar Allahut xh.sh.
Dynja - Kjo bote ku jetojme aktualisht, ose jeta ne kete bote, ndryshe
nga Ahireti - Jeta tjeter.
Farz - Dicka ose nje veprim qe eshte i detyrueshem per nje Musliman, si
psh namazi 5 here ne dite, etj.
Fat'ua - Opinion ligjor qe ka lidhje me Ligjin Islam.
Fikh - Do te thote kuptimi i plote, dituria dhe ligji ne Islam. Juristi
quhet Fakih, i cili eshte ekspert ne ceshtjet ligjore te Islamit. Shkollaret me
te njohur te Fikhut ne histori jane themeluesit e kater shkollave te Islamit:
Imam Malik, Imam Shafi, Imam Ebu Hanifa, dhe Imam Ahmad.
Haram - E ndaluar: Dicka ose nje veprim qe eshte i ndaluar per
t'u bere nga Muslimanet.
Hadith - Transmetimet e thenieve dhe traditat e Profetit Muhammed (as)
ose cka ai deshmoi dhe aprovoi quhen Hadith. Keto perfshijne shpjegime,
interpretime, ose shembuj te jetes se Profetit as. Disa nga mbledhesit me te
njohur te Hadithit jane Imam Bukhari, Imam Nasa'i, Imam Ebu Daud, Imam Tirmidhiu,
etj.
Hadith Kudsi - jane hadithe te cilat Profeti tha cfate Allahu thote.
Kuptimi i ketyre haditheve i zbriten Profetit as. por ai i tha me fjalet e veta,
ndryshe nga Kur'ani qe eshte fjale e Allahut te Madheruar te cilen Profeti e
percolli ashtu sic iu zbrit atij.
Hallall - Dicka qe eshte e lejuar dhe e ligjshme ne Islam.
Hixhra - do te thote migrim. Hixhra lidhet me migrimin e Profetit nga
Meka ne Medine, i cili ndodhi ne vitin e 12 te misionit te tij (viti 622 e.s.).
Ky migrim shenon edhe fillimin e kalendarit te Muslimaneve.
Imam - Imami eshte nje udheheqes fetar. Ēdo njeri qe prin gjate nje
namazi njerezit quhet Imam.
Iman - Besimi tek Allahu xh.sh.
In sha'Allah - Kur njeriu planifikon per te ardhmen, kur premton dicka,
kur ben nje betim dhe kur merr vendime, ai i ben keto me lejen dhe deshiren e
Allahut. Per kete shkak, Muslimani ndjek udhezimin Kuranor duke thene "Insha'Allah".
Kuptimi i kesaj thenieje eshte "Ne dashte Allahu".
Islam - Eshte nje fjale e gjuhes Arabe e cila rrjedh nga fjala ' paqe'
dhe ne kontekstin fetar do te thote bindje dhe besnikeri ndaj Allahut -
Krijuesit te Universit. Islami eshte feja e paqes, meshires dhe faljes. Eshte
nje fe universale per gjithe njerezimin pavaresisht nga raca, kombesia, gjuha,
apo pozita shoqerore.
Islami eshte feja te cilen All-llahu (xh.sh) ia shpalli njerezimit nepermjet Te
Derguarit te vet, Muhammedit (a.s). Islam do te thote perkushtim i plote
ndaj All-llahut (xh.sh).
Mehri - Eshte nje vlere pasurore qe burri ia jep gruas kur martohen. Kjo
eshte pjese e kontrates se marteses se muslimaneve.
Mahram - Ky term i referohet grupit te njerezve me te cilet nje grua nuk
mund te martohet per shkak martesor apo lidhje gjaku.Ketu perfshihen:
1. Mahram per
shkak te lidhjeve te gjakut si babai, biri, vellai, xhaxhai, daja, djali i
vellait dhe djali i motres.
2. Mahram per shkak te qumeshtit (nqs ka pire qumesht prej nje nene si foshnje).
3. Mahram per shkak te marteses jane babai i burrit, djali i burrit, burri i
nenes dhe burri i vajzes.
Shariah - Ligji Islam
Shehadeti - Deklarimi i besimit. Nje person duhet te recitoje Shehadetin
kur pranon fene Islame. Shehadeti ne Islam eshte: "Deshmoj se nuk ka zot tjeter
pervec Allahut dhe deshmoj se Muhamedi eshte i Derguari i Tij."
Shirk - T'i besh partnere Allahut, dmth ne adhurimin ndaj tij te
shoqerosh zota te tjere. Ky eshte nje nga mekatet me te renda dhe nuk do te
falet. Shirk mund te jete nje objekt ose nje person i ngritur ne nivel me te
larte se Allahu.
Shura - Konsultim.
Suneti - Ne pergjithesi fjala Sunah do te thote zakon, tradite ose norme.
Ne menyre specifike fjala Sunah perdoret per t'iu referuar Profetit Muhamed as,
dhe permbledh theniet, punet dhe zakonet e tij te jetes. Hadithi eshte nje
raportim i Sunetit.
Sure - Eshte nje kapitull ne Kur'an. Gjithsej jane 114 sure ne Kur'an.
Meso disa sure.
Teuhid - Konfirmimi i Njesise se Allahut. Kjo eshte baza e Islamit.
Umeti - Eshte nje komunitet ose nje popull. Termi perdoret per t'iu
referuar komunitetit te besimtareve ose muslimaneve.
Xhilbab - Nje veshje e gjere per grate, e cila nuk tregon vijat e trupit.
Xhihad - Eshte nje fjale e gjuhes arabe qe nenkupton perpjekje, mundim
dhe lufte ne emer te Allahut per mbrojtjen e jetes, tokes dhe fese. Xhihad nuk
do te thote lufte per t' i detyruar te tjeret ne fene Islame, pasi ne Kur'an
eshte nje ajet teper i qarte qe thote: "Nuk ka dhune ne fe." (Kur'an, 2:256)
Xhihadi nuk eshte vetem nje lufte per t'u mbrojtur ndaj sulmit te dikujt, por
edhe lufte kunder regjimit te padrejte. Ne qofte se nje regjim i tille ekziston,
atehere lufta drejtohet ndaj liderve te regjimit dhe jo njerezve te atij vendi.
Njerezit duhet te lirohen nga regjimet e padrejta. Jo vetem ne paqe por edhe ne
lufte Islami e ndalon terrorizmin, grabitjen dhe keqtrajtimin e civileve. Gjate
luftes Islami e ndalon demet ndaj civileve, grave, femijeve, pleqve, dhe
njerezve te fese si prifti apo rabai, si dhe ndalohet te presesh pemet dhe te
shkaterrosh banesat e civileve.
Zekat - Zekati bazohet ne nje nga principet me te rendesishme te Islamit:
te gjithe gjerat i perkasin Allahut dhe se pasuria i eshte dhene njeriut ne
mirebesim. Zekati, apo dhenie bamiresie, 'pastron' pasurine duke dhene nje pjese
te saj per ata qe kane nevoje. Shembulli i pasurisė sė atyre qė e japin nė
rrugėn e All-llahut, ėshtė si i njė kokrre qė i mbin shtatė kallinj, nė secilin
kalli njėqind kokrra. All-llahu ia shumėfishon (shpėrblimin)
atij qė dėshiron, All-llahu ėshtė bujar i madh, i di qėllimet.
(Kur'an, 2:261)
|