|

Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit
Gruaja ne Islam: Te drejtat dhe pergjegjesite
e saj
  
Ne kohet e sotme njerezit mendojne se grate u
bene te lira vetem ne Perendim dhe se lirimi i grave si levizje shoqerore filloi
ne shekullin e 20. Ne te vertete kjo levizje per lirimin e gruas nuk eshte
filluar nga grate, por u shpall nga Zoti permes te Derguarit te Tij - Muhamedit
as - qe ne shekullin e shtate.
Kur'ani dhe tradita e Profetit as (Hadithet
dhe Suneti i tij) jane burime ne te cilat cdo grua muslimane gjen te drejtat dhe
detyrat e saj.
I. Te Drejtat Njerezore
Katermbedhjete shekuj me pare Islami e beri
gruan njelloj pergjegjese para Zotit ne madherimin dhe adhurimin per Te, duke
mos vendosur asnje limit ne progresin e saj moral. Gjithashtu Islami vendosi
barazine e gruas ne humanitetin e saj me burrat.
Ne Kur'an ne ajetin e pare te Sures En-Nisae
(Kaptina e Grave), Allahu thote:
"O ju njerėz! Kinie frikė Zotin
tuaj qė ju ka krijuar prej njė veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palėn (shoqen)
e saj, e prej atyre dyve u shtuan burrra shumė e gra. Dhe kinie frikė All-llahun
qė me emrin e Tij pėrbetoheni, ruajeni farefisin (akraballėkun), se Allahu
ėshtė mbikėqyrės mbi ju." (Kur'an, 4:1)
Duke qene se burrat dhe grate u krijuan nga e
njejta esence, ata jane te barabarte ne humanitetin e tyre (si njerez). Pra,
gruaja nuk mund te jete e keqe 'nga natyra' sic e tregojne disa besime. Ne
menyre te ngjashme asnje gjini nuk mund te jete superiore sepse do te ishte nje
kontradikte me barazine mes tyre.
II. Te Drejtat Civile
Ne Islam gruaja gezon te drejten baze te
zgjedhjes dhe shprehjes, qe bazohet ne njohjen e personaltetit te saj
individual. Se pari, ajo eshte e lire te zgjedhe fene e saj. Ne Kur'an thuhet:
"Nė fe nuk ka dhunė. Ėshtė sqaruar e vėrteta nga e kota." (Kur'an, 2:256)
Grate inkurajohen ne Islam te kontribojne me
opinionet dhe iderat e tyre. Ka shume te dhena nga tradita e Profetit as qe na
tregojne per raste ne te cilat grate i kane drejtuar pyetje direkte Profetit dhe
kane dhene opinionet e veta ne lidhje me fene, ekonomine dhe ceshtjet shoqerore.
Gruaja muslimane ka te drejte te vendose per
bashkeshortin e saj. Po ashtu pas marteses ka te drejte te mbaje mbiemerin e saj.
Deshmia e gruas eshte e vlefshme ne ceshtjet ligjore.
III. Te Drejtat Sociale
I Derguari i Allahut - Muhamedi as - ka thene:
"Kerkimi i diturise eshte detyre per cdo Musliman (burre dhe grua)". Kjo
perfshin dituri per Kur'anin dhe Hadithin si dhe dituri te tjera. Si burrat
ashtu edhe grate kane kapacitet per te mesuar dhe kuptuar gjerat. Po ashtu
meqenese grate e kane per detyre te perkrahin sjelljet e mira dhe te denojne ato
te keqiat ne te gjithe fushat e jetes, gruaja Muslimane duhet te marre edukimin
e pershtatshem per te kryer kete detyre ne perputhje me talentin dhe interesat e
saj.
Mirembajtja e shtepise, mbeshtetja e burrit,
si dhe rritja dhe mesimi i femijeve jane nder rolet me te rendesishme dhe me
shperblim te madh tek Allahu xh.xh. Ne qofte se ajo ka mundesi mund te punoje
jashte shtepise per te miren e komunitetit, persa kohe qe i realizon detyrat e
saj ne familje.
Islami i njeh dhe kujdeset per dallimet
natyrore mes burrit dhe gruas megjithe barazine e tyre. Disa lloj pune jane me
te pershtatshme per burrat dhe te tjera pune jane me te pershtatshme per gruan.
Kjo ne asnje menyre nuk e ben punen e njerit me te madhe apo me fitimprurese se
te tjetrit. Allahu do te shperbleje te dy gjinite njelloj per vleren e puneve te
tyre, edhe pse mund te mos jete i njejti aktivitet.
Persa i perket nenes, Profeti as. ka thene: "Xhenneti
eshte nen kembet e nenes." Kjo nenkupton se suksesi i nje shoqerie mund te
kerkohet tek nenat qe e rriten ate (shoqeri). Influenca e pare dhe me e madhe
mbi nje person vjen nga ndjenja e sigurise, dashurise dhe mesimit qe merr nga
nena. Prandaj nje grua qa ka femije duhet te jete e arsimuar dhe e ndergjegjshme
per te qene nje prind i mire.
IV. Te Drejtat Politike
E drejta per te votuar i eshte dhene grave
muslimane nga Zoti para 1400 vjetesh. Per cdo ceshtje publike, nje grua mund te
ngreje mendimet/opinionet e saj, dhe te marre pjese ne politike. Ne nje rast ne
Kur'an (60:12) Muhammedit as. i thuhet se kur grate besimtare te vijne tek ai
dhe te japin betimin e tyre per Islamin, ai duhet ta pranoje ate. Kjo vendosi te
drejten e grave per te zgjedhur udheheqesit e tyre dhe ta deklarojne kete ne
publik. Dhe se fundi, Islami nuk e ndalon nje grua per te patur pozite te
rendesishme ne qeverisje. Abdur-Rrahman Ibn Auf konsultoi shume gra para se te
rekomandonte Osmanin (Ibn Afan) si Kalif.
V. Te Drejtat Ekonomike
Ne Kur'an thuhet: "Pasha
Atė qė krijoi mashkullin e femrėn!
Vėrtet, veprimi juaj ėshtė i
lloj-llojtė." (92:3-4)
Ne keto ajete, Allahu deklaron se Ai krijoi
burrin dhe gruan qe te jene te ndryshem, me role, funksione dhe aftesi te
vecanta/unike. Ashtu si ne shoqeri ka nje ndarje te puneve edhe ne familje vlen
e njejta gje. Cdo anetar ka detyra te ndryshme. Ne pergjithesi Islami i jep
gruas rolin perkujdeses, dhe burrit rolin e kujdestarit/mbrojtesit. Prandaj,
gruas i eshte dhene e drejta e mbeshtetjes financiare tek burri. Ne Kur'an
thuhet:
"Burrat
janė pėrgjegjės pėr gratė, ngase All-llahu ka graduar disa mbi disa tė tjerėt
dhe ngase ata kanė shpenzuar nga pasuria e tyre."
(4:34)
Pergjegjesia per kujdestari/mbrojtje dhe
pergjegjesia financiare i eshte dhene burrit, cka kerkon qe burrat t'u sigurojne
grave jo vetem mbeshtetje financiare por edhe mbrojtjen fizike, si dhe te sillen
mire dhe me respekt ndaj tyre.
Gruaja muslimane ka te drejte te fitoje para,
ka te drejte te kete pasuri/prona, te hyje ne kontrate ligjore dhe t'i menaxhoje
gjithe pasurite e saj ashtu sic i pelqen asaj. Ajo mund te kete biznes te vetin,
dhe askush nuk ka te drejte mbi te ardhurat e saj, perfshi ketu edhe burrin. Ne
Kur'an thuhet:
"Mos lakmoni nė atė, qė
Allahu gradoi disa nga ju mbi disa tė tjerė. Burrave ju takon hise nga ajo qė
fituan ata dhe grave gjithashtu ju takon hise nga ajo qė fituan ato. Allahut
kėrkoni nga tė mirat e Tij. Allahu ėshtė i dijshėm pėr ēdo send."
(4:32)
Nje grua mund te trashegoje edhe nga te
afermit e saj. Ne Kur'an thuhe:
"Meshkujve
ju takon pjesė nga pasuria qė e lėnė prindėrit e tė afėrmit (pas vdekjes), edhe
femrave ju takon pjesė nga ajo qė lėnė prindėrit e tė afėrmit, le tė jetė pak
ose shumė ajo qė lėnė, ju takon pjesė e coaktuar (nga Zoti)."
(4:7)
Ne Kur'an thuhet: "Dhe
nga faktet (e madhėrisė sė) e Tij ėshtė qė pėr tė mirėn tuaj, Ai krijoi nga vetė
lloji juaj palėn (gratė), ashtu qė tė gjeni prehje te ato dhe nė mes jush krijoi
dashuri dhe mėshirė. Nė kėtė ka argumente pėr njerėzit qė mendojnė."
(30:21)
Prandaj martesa nuk eshte vetem nje nevoje
fizike dhe emocionale, por ne te vertete nje shenje nga Zoti. Eshte nje
maredhenie e te drejtave dhe detyrimeve te ndersjellta qe bazohet ne nje udhezim
te shenjte. Zoti krijot burrat dhe grate qe te plotesojne njeri tjetrin, dhe ne
Kur'an Allahu zbriti nje sistem ligjesh qe mbeshtesin bashkeveprimin harmonik
mes dy gjinive.
"...ato janė prehje pėr
ju dhe ju jeni prehje pėr ato..."
(Kur'an, 2:187)
Per te ushqyer dashurine dhe sigurine qe vjen
me martesen, grate muslimane kane nje sere te drejtash. E drejta e pare e gruas
eshte ndaj Mehrit, dhurata nga burri e cila eshte pjese e kontrates se marteses
dhe kerkohet qe martesa te ligjerohet.
E drejta e dyte e gruas eshte mirembajtja.
Edhe ne qofte se ajo mund te kete pasurine e vet, burri i saj e ka per detyre te
siguroje ate me ushqim, shtepi dhe veshmbathje. Por ai nuk detyrohet ta beje
kete pertej mudesive te tij dhe gruaja e tij nuk ka te drejte te kerkoje gjera
qe nuk jane te arsyeshme.
"Ai qė ėshtė i pasur, le
tė shpenzojė sipas mundėsisė sė vet, e ai qė ėshtė ngusht nga pasuria, le tė
japė nga ajo qė i ka dhėnė Allahu, e Allahu nuk ngarkon askė, vetėm aq sa
i ka dhėnė." (Kur'an, 65:7)
Allahu na tregon se burrat jane kujdestare/mbrojtes
ndaj grave prandaj u eshte dhene udheheqja e families. Ai e ka per detyre te
udhezoje familien e tij te jene te bindur ndaj Zotit.
Gruaja ka edhe te drejta te tjera pervec
atyre materiale. Ajo ka te drejte qe te trajtohet mire nga burri i vet. Profeti
as ka thene: "Besimtari me i persosur eshte ai qe ka sjelljet me te mira. Dhe
me i miri nder jush eshte ai qe eshte me i mire me gruan e tij." Zoti krijoi
palet dhe leshoi dashuri, meshire dhe qetesi mes tyre. Burrat dhe grate kane
nevoje per njeri tjetrin, ndaj martesa ka qellim t'i plotesoje keto nevoja.
Me te drejtat vijne edhe detyrimet. Keshtu
grate kane disa detyrime ndaj burrave te tyre.
"Prandaj,
me atė qė Allahu i bėri tė ruajtura, gratė e mira janė respektuese, janė
besnike ndaj tė fsheftės."(Kur'an,
4:34)
Gruaja duhet te ruaje sekretet e burrit te
saj dhe te mbroje jeten private martesore. Ceshtje qe jane private ose gabimet e
burrit qe mund ta ē'nderojne ate nuk duhet te ndahen me te tjeret, ashtu
sikunder burri pritet te mbroje nderin e se shoqes.
Gruaja po ashtu duhet te kujdeset per
mbrojtjen e pasurise se burrit te saj. Ajo duhet te ruaje shtepine dhe pasurine
e tij, me sa mundet qe te mos vidhet apo demtohet. Ajo duhet te menaxhoje punet
e shtepise me kujdes, si dhe ajo nuk duhet te lejoje ne shtepi asnje njeri te
cilin burri i saj nuk e pelqen apo te beje shpenzime per te cilat burri i saj
nuk i aprovon. Gruaja muslimane duhet te bashkepunoje dhe koordinoje punet me
burrin e vet.
Perfundim
Ne Kur'an thuhet:
"Kur
Allahu ka vendosur pėr njė ēėshtje, ose i dėrguari i Tij, nuk i takon (nuk i
lejohet) asnjė besimtari dhe asnjė besimtareje qė nė atė ēėshtje tė tyre
personale tė bėjnė ndonjė zgjidhje tjetėr. E kush e kundėrshton All-llahun
dhe tė dėrguarin e Tij, ai ėshtė larguar shumė larg sė vėrtetės."
(33:36)
Gruas Muslimane iu dha nje rol si dhe detyra
e te drejta 1400 vjet me pare, te cilat edhe sot shume gra ne bote nuk i gezojne. Keto dispozita jane
vendosur nga Zoti dhe qellimi i
tyre eshte te ruhet balanca e shoqerise.
|