|
Home
Home
Islami
Kur'an
Hadith
Ramazan
Falja/Namazi
Haxhi
Vajza Muslimane
Familja
Edukimi i Femijeve
Faqa e Femijeve
Shkence
Shendeti
Kuzhina
Arti Islam
Lirika
Kendi i Librit
Links
Kuiz
Fjalori i Faqes
Per Burimi.net

Kontakto Burimin

|
|

Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit
|
Gruaja ne Islam:
Pjesemarrja ne Jeten Shoqerore |
Sipas teksteve te perdorura per shqyrtimin e
kesaj teme vertetohet pa diskutimi pjesmarrja e gruas ne te gjitha fushat e
jetes ne kohen e Profetit s.a.v.s. Pjesa me e madhe e teksteve vertetojne
gjithashtu faktin qe grate qe kane marre pjese kane qene te moshave te ndryshme
madje edhe te pa martuara, te reja edhe jo te kaluara ne moshe. Te gjitha
takimet qe kane ndodhur mes grave dhe burrave ne ambiente te ndryshme sipas
regullave Islame, nuk kane patur asnje problem te atille qe te cojne ne izolimin
e paleve nga njeri-tjetri. Gjithashtu ka tekste te cilat jane shpallur pas edhe
para ajetit te mbuleses dhe ka tekste qe kane lidhje vetem me grate e Profetit
s.a.v.s. Keto tekste mund te tregojne per takime te grave te tjera me Profetin
s.a.v.s. ose edhe me sahabe te tjere prezente apo gra qe takohen me nje burre
ose disa burra, ose nje grup grash ne nje takim me nje burre ose disa burra.
Ne rast se ajetin qe thote:
Rrini ne shtepi
eshte me mire per ju, do ta merrnim si urdher per te gjitha besimtaret, athere
thjeshte do te zbatonim nje keshille qe ju takon vetem grave te Profetit s.a.v.s.
edhe do ti privomin vetes zbatimin e shume urdheresave te tjera si mesimi i
dijes, kontributi dhe ndihma ndaj te tjereve, xhihadi etj. Ato gra qe thone se
duke qendruar ne shtepi ndjehem me mire kane dale kundra jetes dhe
konceptit te jetes, dhe kjo do te kishte pasoja te tjera sociale.
Jane kater lloj takimesh mes grave dhe
burrave qe permenden ne hadithe:
-
Takimi i kufizuar dhe kalimtar ne shtepi
per arsye ne ndryshme se: per te vizituar te semurin per nje dhurate, per nje
fatkeqesi, per te pyetur per dicka qe nuk e di, apo kur ke nje problem dhe
kerkon te beje nje dua per ty.
-
Takimi kalimtar dhe i kufizuar jashte
shtepise. P.sh. pjesmarrja ne xhami per te kerkuar fetva, per te bere nje
veper te mire, per te shkuar tek gjykatesi se ka nje problem, etj.
-
Takim i gjate e i perseritur brenda
shtepise: vjen apo shkon tek dikush per vizite, apo banojne ne nje shtepi, apo
sherbyesi ne shtepi.
-
Takimi i gjate ose i perseritur jashte
shtepise: pjesmarrja ne festa, ne udhetim ose ne pune prefesionale.
Suneti edhe ligj per te gjithe muslimanet dhe
nuk eshte nje menyre jete qe i perket vetem Profetit s.a.v.s., sepse Allahu
thote ne Kuran ne suren Hasher, ajeti 7: "Ēka tju jep pejgamberi, ate
merrni e cka tju ndaloje, permbajuni dhe kinie frike Allahun, se Allahu eshte
ndershkues i ashper.
Te gjitha tekstet e perdorura per kete teme
jane ajetet Kuranore dhe hadithet e sakta nga Buhariu dhe Muslimi. Nuk mund te
themi per asnje hadith qe tregon dicka lidhur me Profetin s.a.v.s. qe kjo
ngjarje i takon vetem Profetit s.a.v.s. dhe jo per muslimanet e tjere, vetem ne
raste se kemi argumente te sigurte per kete gje. Ne kete menyre kane vepruar
vete dijetare e haditheve Buhariu, Muslimi dhe Ibn Haxher qe i kane transmetuar
dhe komentuar keto hadithe per te gjithe muslimanet.
Jane afersishte 300 hadithe qe flasin per
pjesmarrjen e grave ne shoqeri. Vetem 50 prej tyre flasin per takime te Profetit
s.a.v.s. me grate, dikush munde te thote qe Profetit s.a.v.s.i falet se ai nuk
gabon, por jane 70 hadithe te tjera qe flasin per raste takimesh ku kishte
prezente gra dhe burra te sahabet dhe Profeti s.a.v.s. bashke me ta, si edhe 150
hadithe te tjera per qe flasin per per takime te sahabet dhe grave te tjera e
mos te harrojme qe ato nuk ishin te pagabueshme, por megjithate takimet midis
tyre ishin te natyrshme pa asnje sfrocim nga te dyja palet.
Profeti s.a.v.s. ishte shembulli i persosur i
normalitetit dhe natyrshmerise per cdo gje. Ai ishte i ekuilibruar ne saj te
moralit dhe edukates islame edhe para se te zbritej ajeti i mbuleses, nderkohe
qe ne shtepine e tij vinin gra dhe burra per te mesuar. Profeti s.a.v.s. pa tek
gruaja nje njeri me pergjegjesi te barabarta me burrin para Allahut xh.sh.
Medina ishte qytet ku mbizoteronte Islami
dhe disa mund te mendojne qe dalja e gruas ishte e sigurte ne ate kohe,
por mos harrojme se ne Medine dolen edhe munafike apo kishte edhe njerez qe e
kishin pranuar Islamin por ne zemren e tyre kishte akoma dicka qe nuk kishte
ndryshuar megjithate ky nuk ishte shkak qe grate te mbylleshin ne shtepi,
perkundrazi ato shkonin ne xhami dhe merrnin pjese ne aktivitet qe
organizoheshin ne te, theksojme ketu qe xhamia ka qene qendra e te gjitha
llojeve te aktiviteteve.
Takimet midis grave dhe burrave per te cilat
do flasim jane takime midis muslimanesh qe falen 5 here ne dite, takime qe
kryhen sipas edukates Islame, por megjithese sot kushtet e takimeve mund te na
cojne ne dicka te ndaluar kjo nuk do te thote qe behet haram cdo lloj takimi por
tregohet me shume kujdes ne keto lloj takimesh.
Profetit s.a.v.s. kur i jepej mundesia per te zgjedhur nje ceshtje, zgjidhte me
te lehten ne rast se nuk ishte mekat. (Trasmetohetn Buhariu dhe Muslimi)
Zakoni ka nje force te madhe tek njeriu,
ndaj pershtatja me nje jete te mbyllur do te coje ne nxitjen e epsheve dhe
pasioneve midis dy gjinive, dhe ky nuk eshte vetem nje mendim por nje realitet
qe deshmon se pikerisht ata qe vijne nga nje jete e mbyllur e kane sforcuar
vetepermbajtjen aq shume sa ne momente te caktuara nuk permbahen dot. (
Allahu na ruajt nga teprimet ne fe).
Mos valle Profeti s.a.v.s ishte kundra
zemrave te pastra dhe lehtesimit per muslimanet qe i lejoi takimet midis grave
dhe burrave dhe po te ishte me mire ndarja midis dy gjinive atehere Profeti
s.a.v.s do te kishte bere ndarjen qe ne kohen e Tij duke filluar qe ne xhami,
apo ne bisedat qe bente me grate do t'i kishte bere ne menyre te izoluar.
Autori i librit "Ēlirimi i
gruas ne kohen e shpalljes", nga eshte pregatitur ky material, i ben apel te
gjitha grave sot se :
-
Pjesemarja e grave sot ne shoqeri eshte e
domosdoshme . Kerkimi i dijes eshte nga farzet e islamit ndaj gruaja duhet te
shkollohet per te patur mundesine te kuptoje fene dhe te kontriboje ne
perhapjen e saj.
-
Jeta sot eshte modernizuar shume saqe nuk
mund te behet me individualisht po patjeter do te bashkpunosh me njerez te
ndryshem qe mund te jene edhe burra.
-
Sot prapambetja e shoqerise ka sjelle
probleme serioze me te cilat po ndeshemi edhe sot ne si muslimane, ndaj behet
I domosdoshem aktivizimi I te gjitheve per te shmangur keto probleme.
-
Gjendja aktuale eshte e veshtire dhe
problematike atehere ē'fare do te bejme, do te dorezohemi dhe te rrime mbyllur
ne shtepi qe te shpetojme?!
-
Gjithashtu bota sot po zien nga probleme te
ndryshme si lufterat ndaj muslimaneve etj. e sot nuk eshte me koha e qendrimit
ne shtepi per t'u zbukuruar e pritur burrin.
-
Duhet te sqarojme se ne shoqerine e
sahabeve ka patur edhe shembuj negative, hipokrite me besim te dobet etj. Gje
qe mund te krijonte problem per daljen e grave etj, por perseri jeta
zhvillohej natyrshem me te gjithe hapesirat e saj dhe kurre Profeti
s.a.v.s nuk i ndaloi grate qe te merrnin pjese ne te gjitha fushat e jetes.

Marre nga libri "Ēlirimi i gruas ne kohen e
shpalljes", e autorit Abdulhalim Ebushuka, Kuvajt, 1990
Pergatiti moter Uarda & Migena
|