|
Home
Home
Islami
Kur'an
Hadith
Ramazan
Falja/Namazi
Haxhi
Vajza Muslimane
Familja
Edukimi i Femijeve
Faqa e Femijeve
Shkence
Shendeti
Kuzhina
Arti Islam
Lirika
Kendi i Librit
Links
Kuiz
Fjalori i Faqes
Per Burimi.net

Kontakto Burimin

|
|

Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit
Pozita
e Lartė qė Islami i Dha Grave
HARUN JAHJA
Kohėt e fundit pozita e
grave nė Islam ėshtė shndėrruar nė ēėshtje debati. Kanė dalė disa keqkuptime nga
paragjykimet apo praktikat tradicionale tė cilat shikohen si 'Islame', por nuk
janė tė tilla. Nė vijim do paraqesim disa konsiderata pėr gruan nė fenė
Islame, prej nga do tė mund tė shohim qartė se Islami i jep gruas
vlerė tė lartė nė shoqėri, i jep liri, komoditet dhe prehje.
Gratė
nė Kur'an
Statusi i grave dhe
marėdhėnia e tyre me burrat, bazuar ne urdhėrat e Zotit, na ėshtė paraqitur
pėrmes Kur'anit dhe konsiston nė njė drejtėsi totale. Islami sugjeron barazinė e
tė drejtave, pėrgjegjėsive dhe detyrave e tė dy gjinive. Feja Islame bazohet nė
simpati, tolerance dhe respekt pėr njerun, dhe nuk i diskriminon gratė.
Shembujt e moralit tė
mirė qė na janė komunikuar pėrmes Kur'anit janė universalisht nė pėrputhje me
natyrėn tonė humane, si dhe janė tė vlefshme pėr tė gjithė etapat e historisė.
Nė kėtė kategori bėjnė pjesė edhe respekti pėr gruan dhe tė drejtat e saj. Nė
Kur'an, Allahu xh.sh. insiston se detyrat dhe pėrgjegjėsitė e grave janė tė njėjta me ato
tė burrave. Pėr mė tepėr, gjatė kryerjes sė kėtyre detyrave dhe pėrgjegjėsive
burrat dhe gratė duhet tė ndihmojnė dhe mbėshtesin njėri-tjetrin.
-
"Besimtarėt, burra dhe gra, janė
mbrojtės pėr njėri-tjetrin; urdhėrojnė pėr tė mirė,
dhe ndalojnė tė keqen; ata e falin namazin dhe japin
zekatin, i binden Allahut dhe tė
dėrguarit tė Tij. Tė tillėt do ti mėshirojė
Allahu; me tė vėrtetė Allahu ėshtė i Fuqishėm, i Urtė. (Kur'an, Sure
Teube, 9:71)
Allahu xh.sh. thekson se besimtarėt do tė shpėrblehen nė
tė njėjtėn mėnyrė - bazuar nė punėt e tyre (pavarėsisht nga gjinia).
-
"Zoti i tyre
iu pėrgjegj lutjes sė tyre (e tha): Unė nuk ia humb mundin asnjėrit prej
jush, mashkull qoftė apo femėr
" (Kuran, Sure
Ali-Imran, 3:195),
-
Kush bėn
vepėr tė mirė, qoftė mashkull ose femėr, e duke qenė besimtar, Ne do ti
japim atij jetė tė mirė (nė kėtė botė), e (nė botėn tjetėr) do tu japim
shpėrblimin mė tė mirė pėr veprat e tyre. (Kuran,
Sure Nahl, 16:97)
Nė njė tjetėr ajet burrat dhe
gratė Muslimane merren nė konsideratė sė bashku, dhe theksohet se tė dy
gjinitė kanė tė njėjtin status dhe pėrgjegjėsi para Zotit.
-
"Nuk ka dyshim se pėr
Muslimanėt (burra) dhe Muslimanet (grate), besimtarėt e besimtaret,
adhuruesit e adhurueset, tė sinqertit dhe tė sinqertat, durimtarėt dhe
durimtaret, tė pėrvuajturit dhe tė pėrvuajturat, sadakdhėnėsit dhe
sadakdhėnėset, agjėruesit dhe agjėrueset, ruajtėsit e nderit dhe ruajtėset
e nderit, shumė pėrmendėsit e Allahut e shumė pėrmendėset e Allahut, (pėr
ta) Allahu ka pėrgatitur falje (mėkatesh) dhe shpėrblim tė madh."
(Kur'an, Sure Ahzab, 33:35)
Nė Kur'an gjenden edhe shumė
ajete tė tjera qė shprehin qartė se burrat dhe gratė janė ekzaktėsisht tė
barabartė nė lidhje me detyrat dhe pėrgjegjėsitė e tyre, dhe nė kthim edhe
shpėrblimet apo dėnimet e tyre. Ka disa dallime nė ēeshtje sociale qė
shėrbejnė pėr mbrojtjen dhe prehjen e gruas. Urdhėrat e Kuranit marrin
parasysh dallimet natyrale tė lindura mes dy gjinive qė rezultojnė nga
krijimi i tyre, dhe nėn kėtė
dritė Islami sugjeron njė
sistem pėr tė mirėmbajtur drejtėsi tė barabartė pėr burrat dhe gratė.
Nė lidhje me martesėn, detyrat dhe
pėrgjegjėsitė e ēiftit ndaj njėri-tjetrit kėrkojnė barazi. Zoti kėrkon qė
tė dy bashkėshortėt tė jenė mbrojtės dhe mbikqyrės tė njėri-tjetrit. Kjo
shprehet kėshtu nė Kur'an:
Shumė rregulla e urdhėresa gjenden nė Kur'an
nė lidhje me mbrojtjen e tė drejtave tė gruas pėr martesė. Kėshtu martesa
bazohet nė dėshirėn e lirė tė dy palėve; burri duhet tė ofrojė mbėshtetje
ekonomike pėr gruan e tij (shiko Kur'an, 4:4); si dhe burri duhet tė
kujdeset pėr ish-gruan e tij pas divorcit (shiko Kur'an, 65:6).
Emancipimi i gruas me
ardhjen e Islamit
Islami solli vendosjen e drejtėsisė nė
marėdhėniet burrė-grua dhe i dha fund praktikave tė dėmshme qė rridhnin
nga zakonet dhe traditat e shoqėrive para-Islamike. Nė shoqėrinė Arabe
para-Islamike, Arabėt paganė (tė pafe) e konsideronin gruan si njė qėnie
inferiore dhe po tė kishe vajzė konsiderohej si turp. Baballarėt e vajzave
preferonin mė mirė t'i varrosnin bijat e veta ashtu tė gjalla sesa tė
lajmėronin pėr lindjen e tyre. Pėrmes Kur'anit Allahu e ndaloi kėtė
traditė tė tmerrshme dhe paralajmėroi se nė Ditėn e Gjykimit kėta njerėz
do tė japin llogari pėr veprimet e tyre.
Nė fakt, Islami solli me vete njė emancipim
tė paparė pėr gruan e cila ishte aq shumė e persekutuar nė kohėrat pagane.
Prof. Bernard Leėis, i njohur si ekspert perėndimor pėr historinė e
Islamit, komenton pėr kėtė:
-
"Nė pėrgjithėsi, ardhja e Islamit solli njė
pėrmirėsim tė jashtėzakonshėm pėr pozitėn e grave nė Arabinė e hershme
duke i dhėnė atyre pasuri dhe tė drejta tė tjera, si dhe duke u dhėnė
mbrojtje ndaj trajtimit tė keq qė i bėnin burrat apo pronarėt e tyre.
Vrasja e foshnjeve femra, e sanksionuar ne Arabinė Pagane u bė e
paligjshme me ardhjen e Islamit. Megjithate pozita e grave mbeti e varfėr,
dhe u keqėsua kur mesazhi origjinal i Islamit humbi momentin dhe u
modifikua nėn influencėn e sjelljeve dhe zakoneve qė ekzistonin para
Islamit" (1995, fq. 210).
Njė tjetėr studiuese perėndimore pėr Islamin,
Karen Armstrong, bėn kėtė koment:
-
"Duhet tė rikujtojmė sesi ka qenė jeta pėr
gratė nė periudhėn para Islamit, kur vrasja e foshnjeve vajza ishte normė
dhe kur gruaja nuk kishte asnjė tė drejtė fare. Gratė, ashtu si skllevėrit.
trajtoheshin me inferioritet, e ato nuk kishin ekzistencė ligjore. Nė njė
botė tė tillė primitive, ajo qė arriti tė bėjė Muhamedi pėr gratė ishte e
jashtėzakonshme. Vetėm ideja e thjeshtė se gruaja mund tė bėhej
dėshmimtare apo se ajo mund tė trashėgonte ēdo gjė ishte habitėse,
magjepėse" (1992, 191)
Madje, gjatė shekujve pas profetit Muhamed,
gratė nė shoqėritė Islame gėzonin njė pozitė shoqėrore shumė mė tė lartė
se gratė nė vendet kristiane. Studiuesja Armstrong thekson se gjate
Mesjetės:
-
"... Muslimanėt ishin tė tmerruar kur
shikonin mėnyrėn e trajtimit tė grave nga tė krishterėt nė Perėndim nėpėr
shtetet e Kryqėzatės (Krusada), dhe studiuesit kristianė akuzonin Islamin
se i jepte shume fuqi grave dhe skllevėrve" (1992, 199).
Ana King, njė Muslimane e konvertuar nė
Islam, shjegon emancipimin e grave me ardhjen e Islamit si vijon:
-
Sė pari, Islami i dha grave tė drejta nė njė
kohė kur gratė nuk ishin asgjė tjetėr veē pronė e burrit. Islami i dha
grave tė drejtė tė blejnė e tė shesin vetė, tė kenė bizneset e tyre dhe tė
shprehin pikėpamjet e tyre politike. Po ashtu Islami e inkurajoi gruan tė
studiojė dhe tė marrė dituri Islame, duke thyer kėshtu njė nga ndalesat qė
kishin vėnė fetė e tjera tė cilat i ndalonin gratė tė merrnin dituri
fetare apo as edhe t'i preknin tekstet fetare. Islami i dha fund praktikės
kur gruaja martohej pa pėlqimin e saj. Ndaj, dikush duhet tė jetė tepėr
kokėfortė tė refuzojė faktet dhe provat se Islami me tė vėrtetė ishte
ēliruesi i parė i gruas.
Tendencat qė shihen
pėrsėri sot pėr ta trajtuar gruan me inferioritet e cila nuk ka tė drejtė tė
arsimohet dhe duhet tė veēohet totalisht nga shoqėria filluan tė ngrenė kokė mė
vonė nė botėn Islame si rezultat i devijimeve nga rruga e drejtė Kur'anore.
Pėrfundim
Nė pėrfundim mund tė
themi se mentaliteti qė i pėrbuz gratė, i pėrjashton ato nga shoqeria dhe i
konsideron ato si qytetarė tė shkallės sė dytė ėshtė vetėm njė zakon i mrapshtė
pagan (jo-fetar), i cili nuk ka vend nė Islam.
Nė tė vėrtetė gratė e
devotshme janė paraqitur si shembuj tė mirė pėr gjithė njerėzimin nė Kur'an. Njė
nga ato ėshtė Merjemi (Maria), nėna e Isait (Jezusit). Tjetėr shembull ėshtė
gruaja e Faraonit tė Egjiptit e cila pavarėsisht nga ligėsia e burrit tė saj
ėshtė pėrshkruar nė Kur'an si njė Muslimane ideale (shiko Kur'anin, 66:11-12).
Nė Kur'an pėrshkruhen biseda shumė tė kėndshme /tė pėlqyeshme si
ajo mes Profetit Sulejman dhe Mbretėreshės Shiba (shiko Kur'anin, 27:42-44), apo
ai midis Musait dhe dy zonjushave (shiko Kur'an, 28:23-26), biseda kėto qė
simbolizojnė marėdhėniet shoqėrore tė civilizuara midis dy gjinive.
Prandaj ėshtė ė pamundur
pėr njė Musliman qė tė tregohet fanatik me gratė. Nė njė shoqėri ku praktikohen
normat e vėrteta morale Islame, grave i tregohet respekt dhe simpati e pamasė,
dhe atyre u sigurohet tė jetojnė nė liri dhe rehati.
Rregulli bazė nė
interpretimet Kuranore ėshtė qė kuptimi i nxjerrė tė jetė nė konformitet me
integritetin e Kuranit. Kur kjo konsiderohet, do mund tė shohim se tė gjithė
rregullat e caktuara nga Allahu pėr gruan formojnė njė strukturė shoqėrore qė i
lejon ato tė jetojnė nė mėnyrėn mė tė rehatshme dhe mė tė lumtur.
Bibliografi:
(1) Bernard Lewis, The
Middle East, Weidenfeld & Nicolson, London, 1995.
(2) Karen Armstrong, Muhammad A Biography of The Prophet, Harper Collins
Publisher, USA, 1992.
Artikulli origjinal:
"The Eminence Islam Attaches
To Women", by Harun Yahya, www.harunyahya.com
|