BURIMI

  BURIMI.net - Faqe e Motrave Muslimane Shqiptare     

 

Home

Home

Islami

   Kur'an

   Hadith

   Ramazan

   Falja/Namazi

   Haxhi

Vajza Muslimane

Familja
Edukimi i Femijeve

Faqa e Femijeve

Shkence

Shendeti

Kuzhina

Arti Islam

Lirika

Kendi i Librit

Links

Kuiz
Fjalori i Faqes

Per Burimi.net

 

  Google

 

BURIMI.net

Kontakto Burimin

 

Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit

 

      Historia e Sakrifices se Ibrahimit

 

Shume prej nesh e dine historine e Ibrahimit dhe sakrifices se tij, dhe e shohim ate si nje test apo prove per Ibrahimin nga Allahu i Madheruar. Por a mund ta kuptojme ne nė tė vertete se ēfare perjetoi Ibrahimi (as)? A mundet truri jone ta mendoje se cfare ndodhi? Pse konsiderohet Ibrahimi si babai i fese?

 

Ibrahimi, alejhi selam (shkurt as. -paqja qofte mbi te), dallohet ne Kur'an me titullin Halil-ul-Allah (shok e afert e Allahut). Ne Sura En-nisa, Allahu thote: "Kush ka fe mė tė mirė se ai qė sinqerisht i ėshtė bindur All-llahut dhe, duke qenė bamirės, e ndjek fenė e drejtė tė Ibrahimit? All-llahu e zgjodhi Ibrahimin tė dashurin mė tė ngushtė." (Kur'an, 4:125)

 

Po ashtu ne Suren e Bletes (An-Nahl) pershkruhet Ibrahimi (as) si shembull/model: "Vėrtet, Ibrahimi ka qenė shembėlltyrė e tė mirave, adhurues i All-llahut, besimtarė i drejtė dhe nuk ka qenė nga idhujtarėt." (Kur'an, 16:120).

Ibrahimi (as) u lind ne mes te njerezve qe adhuronin yjet dhe idhujt - fisi Kaldej. Azari, babai i Ibrahimit ishte mjeshter per pregatitjen e idhujve dhe adhurues i tyre. Ibrahimi ishte ndermjet jobesimtareve por ai nuk ishte si ata. Nga ai vend i politeizmit / shirkut ēeli monoteizmi / Teuhidi. Ne Kur'an ne suren El-An'am: "Pėrkujtoju (o i dėrguar) kur Ibrahimi i tha babait tė vet Azerit: “A statuja (idhuj) adhuroni pėr zota? Unė po tė shoh ty dhe popullin tėnd nė njė humbje tė sigurt." (Kur'an, 6:74) 

 

Nga kjo revolte ne shtepine e Azarit, babait te tij, Ibrahimi vazhdoi te sfidoje politeizmin e fisit te vet. Ibrahimi njihet si prishesi i idhujve dhe themeluesi i monoteizmit dhe luftues i injorances.

 

Ne disa sure ne Kur'an pershkruhet sesi Ibrahimi ka argumentuar logjikisht me adhuruesit e idhujve dhe te trupave qiellore, dhe sesi komunikoi ai me jobesimtaret e sesi i mesoi njerezit. Per shembull, ne suren El-Bakara Allahu thote: "ai (Nemrudi) polemizoi me Ibrahimin rreth Zotit tė tij. Kur Ibrahimi tha: “Zoti im ėshtė Ai qė jep jetė dhe vdekje!” Ai tha: “Edhe unė jap jetė dhe vdekje!” Ibrahimi tha: “Zoti im e sjell diellin nga lindja, sille pra ti atė nga perėndimi?” Atėherė ai qė nuk besoi mbeti i hutuar." (Kur'an, 2:258)

 

Ne nje shembull tjeter ne suren El-Enbija thuhet:

"Ne i dhamė Ibrahimit herėt tė mbarėn, sepse Ne kemi njohur mirė atė (ia dhamė tė mbarėn se e meritoi). Kur ai babai dhe popullit tė vet u tha: “Ē'janė kėto statuja qė i adhuroni?”  Ata thanė: “I gjetėm tė parėt tanė, qė po i adhuronin”.  Ai u tha: “Edhe tė parėt tuaj e edhe ju qartė ishit tė humbur!”  Ata thanė: “Me gjithė mend e ke apo mos po tallesh!”  Atėherė ai tha: “Jo, por Zoti juaj ėshtė Zoti i qiejve e i tokės, ėshtė ai qė i krijoi ato, ndėrsa unė jam dėshmues pėr kėtė!”  Pasha All-llahun, posa tė largoheni ju, unė kam pėr t’ia bėrė atė qė duhet statujave tuaja!  Dhe i bėri ato copė-copė, pėrveē njė mė tė madhes qė e kishin ata mė shpresė se atij do t’i drejtohen (pėr tė kuptuar se kush i theu). 

 

(Kur u kthyen i panė) Ata thanė: “Kush e bėri kėtė me zotat tanė? Ai na qenka kriminel!”  (pastaj) thanė: “Kemi dėgjuar pėr njė djalosh qė i pėrqeshte ato, tė cilit i thonin Ibrahim”.  Ata thanė: “Silleni atė kėtu nė sy tė njerėzve qė ta shohin (e ta dėnojmė)”. 
I thanė: “A e bėre ti kėtė me zotat tanė, o Ibrahim?”  Ai tha: “Jo, por atė, e bėri i madhi i tyre, ju pyetni ata nėse janė qė flasin?” 
Ata u ndalėn e u menduan me veten, e dikush tha: “Vėrtet, ju jeni ata tė gabuarit (pse adhuroni gjėra tė kėto)”.  Mirėpo, pastaj e shoshitėn kėtė gjė nė kokat e tyre (u kthyen nga bindja nė kokėfortėsi) dhe thanė: “Po ti e ke ditur se kėta nuk flasin!”  Ai tha: “A po adhuroni pra nė vend tė All-llahut asish qė nuk u sjellin kurrfarė dobie as dėmi?”  Medet pėr ju dhe pėr ata qė i adhuroni, pos All-llahut, po a nuk po kuptoni?”  Atėherė ata thanė: “Digjeni atė (Ibrahimin) dhe ndihmoni zotat tuaj, nėse doni t’u ndihmoni!”  (Kur'an, 21: 51-68)

 

Por argumentat intelektuale te Ibrahimit ndaj jobesimtareve e bene ate subjekt te opresioneve te popullit te tij. Pergjigja qe i dha populli da'uas qe beri Ibrahimi as. gjendet ne suren e Merimanges (El-Ankebut): "Po pėrgjegjja e popullit tė tij nuk ishte tjetėr vetėm tė thotė: “Mbytni atė (Ibrahimin) ose digjeni!” (Kur'an, 29:24) Ibrahimi mund te kishte hequr dore nga mesazhi dhe besimi i tij per te shpetuar nga zjarri i Nemrudit. Por ai zgjodhi martirizimin. Ai zgjodhi te hyje ne zjarrin e tiranise dhe injorances qe te shpetoje njerezimin nga ky zjarr.

 

Por Allahu i Madheruar kishte nje plan tjeter per Ibrahimin as. "Mirėpo, All-llahu e shpėtoi atė prej zjarrit. Pė njė popull qė beson, kėtu vėrtet ka fakte bindėse. (Kur'an, 29:24) si dhe "Po Ne i thamė: “O zjarr, bėhu i ftohtė dhe shpėtim pėr Ibrahimin!” (Kur'an, 21:69) Sidoqofte kjo mrekulli nuk i dha fund perpjekjeve te jobesimtareve per ta persekutuar dhe izoluar Ibrahimin, i cili qendroi i patundur ne besimin e tij, i durueshem ne vuajtjet e tij, i dashur ne sjelljet e tij deri ne migrimin e tij per ne tokat e Aramit dhe Kananit.

 

Edhe ne kete toke te premtuar jeta e Ibrahimit vazhdoi me perpjekje, da'ua, duke mbajtur i vetem pergjegjesine e madhe te misionit te Teuhidit ne kete kohe te erresires, paragjykimeve dhe injorances. Ibrahimi nuk kishte femije dhe deshira qe te kishte nje femije i shtohej me kalimin e viteve. Ne moshe te thyer Ibrahimi lutet per nje femije: "Zoti im, mė dhuro mua (njė fėmijė) prej tė mirėve!" (Kur'an, 37:100) Nderkohe gruaja e tij Sarah nuk mund te kishte femije.

 

Allahu e plotesoi premtimin e Tij per ta bere Ibrahimin faren e nje linje te gjate te Profeteve, rrenje te feve te medha. "Ne e gėzuam atė me njė djalė qė do tė jetė i butė (i sjėllshėm)." (Kur'an, 37:101)

 

Allahu solli meshire per te Derguarin e Tij te plakur, vetmuar e plot shqetesime. Per Ibrahimin, Ismaili nuk ishte vetem bir i nje babai qe nuk kishte femije, ai ishte fundi i nje jete duke pritur, shperblimi per nje shekull plot vuajtje, fruti i jetes se tij, shpresa e tij. Pra kishte shume gezim ne shtepine  eIbrahimit nderkohe qe Ismaili vazhdonte te rritej. Por provat nuk mbaruan ketu per Ibrahimin as. Ai pati nje vizion ne te cilin ai u komandua nga Allahu te beje kurban djalin e tij. 

 

Dhe pyetja qe na vjen ne mend eshte: Pse duhej Ibrahimi te kalonte edhe nje tjeter prove pas gjithe atyre provave te tjera te protesise se tij, Xhihadit te tij per te hequr injorancen dhe per te vendosur themelet e besimit ne nje Zot te vetem?

 

Eshte e pamundur te thuhet me fjale se cfare do te thoshte kjo per Ibrahimin as - qe u urdherua nga Allahu ta sakrifikoje birin e tij te vetem Ismail. Dhimbja, ndjenjat jane shume te medha te imagjinohen, jo me te perjetohen.

 

Si mundet Ibrahimi ta marre birin e tij te dashur, frutin e jetes se tij, gezimin e jetes se tij, dhe t'ia vere thiken ne fyt? Ismaili i ri duhet te vdiste dhe Ibrahimi plak te jetonte?! Kushedi sesi eshte ndjere Ibrahimi as. Brenda tij duhet te kete qene nje xhihad i vertete. Te zgjedhe midis Zotit dhe Ismailit. Cilen do te zgjedhe Ibrahimi? Dashurine e Zotit apo dashurine per vete? Besimin apo emocionet? Pergjegjesine apo kenaqesine?

 

Ibrahimi as nuk vendosi menjehere. Ai vuajti nen presionin e dyshimeve, lekundjeve dhe dhimbjes. Vetem pasi e perjetoi vizionin per te treten here ai vendosi ta kryeje urdherin e Allahut. Kjo reflektohet ne nje nga ritet e Haxhit: hedhja e gureve tek tre idhuj qe perfaqesojne Iblisin / Shejtanin i cili tentoi ta shtyje Ibrahimin te mos i bindet Zotit.

 

Por Ibrahimi - Halil-ul-Allah (shok i afert i Allahut) - kishte besim tek Allahu dhe ai e dinte se Allahu i Madheruar e ka urdheruar per kete sakrifice. De keshtu ne Mina, nje bisede e mrekullueshme dhe tronditese ndodh midis babait dhe birit te tij te dashur.

 

Ibrahimi i tha Ismailit: "O djali im, unė kam parė (jam urdhėruar) nė ėndėrr tė te bej kurban ty. Shiko pra, ēka mendon ti?” (Kur'an, 37:102) Ēfare fjale te veshtire per babin te thote dhe sa te frikshme per Ismailin te degjoje! Por edhe Ismaili ishte besimtar dhe ai iu dorezua deshires se Allahut. Duke qene i vetedijshem sesa e veshtire ishte kjo per te jatin e tij, Ismaili e qetesoi babain e vet duke i thene: “O babai im, punoje atė qė urdhėrohesh, e ti do tė mė gjesh mua, nėse do All-llahu, prej tė durueshmėve!” (Kur'an, 37:102) Kjo i dha Ibrahimit force, i cili e mori Ismailin ne nje dore dhe thiken ne tjetren dhe ecen ashtu deri ne vendin e sakrifices. Ibrahimi ishte duke vuajtur dhe ne cdo moment ishte e mundur te terhiqej. Por jo. Ai e shtriu Ismailin ne toke, e drejtoi fytyren e tij larg nga ai per te mos e renduar edhe me shpirtin e tij te copetuar dhe duart e tij te paralizuara. E keshtu ai e beri kurban Ismailin. Por nga meshira e Allahut thika nuk e preu. Ibrahimi pa atehere nje dele dhe i tha atehere Allahu atij: “O Ibrahim!” Ti tashmė e zbatove ėndrrėn! Ne kėshtu i shpėrblejmė tė mirėt!" (Kur'an, 37:104-5)

 

Kjo histori nder te tjera na meson permes asaj qe i ndodhi dhe perjetoi Ibrahimi se jeta e secilit prej nesh ashtu si ajo e Ibrahimit, Ismailit, merr kuptim dhe vlere nga Zoti - Krijuesi - dhe jo nga natyra. Gjerat e mira ne kete jete, te perfaqesuara nga Ismaili ne histori, marrin vlere jo nga fakti i thjeshte se ato ekzistojne dhe mund te vleresohen, shijohen dhe mund te kenaqesh me to; por nga Zoti.... Ka sigurisht edhe shume mėsime te tjera qe mund te nxirren nga kjo histori me permasa te rralla per nga niveli i sakrifices njerezore.

 

Ky bajram nuk eshte Festa e fitores por eshte Festa e Sakrifices.

Pershtatur nga www.islamonline.net

www.BURIMI.net