BURIMI

  BURIMI.net - Faqe e Motrave Muslimane Shqiptare     

 

Home

Home

Islami

   Kur'an

   Hadith

   Ramazan

   Falja/Namazi

   Haxhi

Vajza Muslimane

Familja
Edukimi i Femijeve

Faqa e Femijeve

Shkence

Shendeti

Kuzhina

Arti Islam

Lirika

Kendi i Librit

Links

Kuiz
Fjalori i Faqes

Per Burimi.net

 

  Google

 

BURIMI.net

Kontakto Burimin

 

Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit

Nura dhe Fustani me Lule  

Shėnim: Kjo histori bazohet nė njė ngjarje tė vėrtetė.

 

***

Nura motra ime, e ngjashme me mua nė fytyrė dhe me shtat si selvia e ka zakon tė lexojė Kur'an vazhdimisht. Tė kėrkosh pėr tė nuk e gjen nė asnjė vend tjetėr vetėm se nė dhomėn e faljes nė ruku, nė sexhde, me duar tė ngritura lart nga qielli. Kėshtu nė mėngjes e kėshtu nė mbrėmje, kėshtu nė mesnatė. Asnjėherė nuk lodhet e as mėrzitet.

 

Ndėrsa unė isha shumė e interesuar tė lexoja revista artistike e romane, apo duke pare video me shumicė aq shumė saqė mė ėshtė mėrzitur. Ka disa gjėra tė cilat mė janė mėrzitur. Nuk i kryej detyrimet e mia plotėsisht dhe me faljen e namazit nuk jam nė rregull.

 

E fikja videon mbasi kisha kaluar tre orė duke shikuar filma tė ndryshėm. Ezani i namazit tė sabahut po thirret nė xhaminė pranė shtėpisė. Vajta pėr nė krevat. Dėgjova motrėn tė mė thėrriste nga dhoma e faljes. "Urdhėro, ēfarė do moj Nura?" Mė tha nė mėnyrė tė prerė: "Mos fli para se tė falėsh sabahun". "Ooh... do edhe njė orė tė futet namazi i sabahut. Ezani qė dėgjove ti tani ishte ezani i parė."

 

Kėshtu ishte ajo edhe para se tė sėmurej me kėtė sėmundje tė keqe e cila ia ka prishur gjumin. Mė thirri: "Hajde o Hėna pranė meje." Nuk mundem nė asnjė mėnyrė te kundėrshtoj kėrkesėn e saj. Sinqeriteti dhe ēiltėrsia e saj nė tė folur duket qartė. "Ēfarė do?" - "Ulu", mė tha. "Ja u ula- po tani"? Me zė tė ėmbėl mė tha: "Gjithsecili do ta shijojė vdekjen dhe Ditėn e Gjykimit do t'ju paguhet plotėsisht shpėrblimi juaj." (Nga Sure Ali Imran, ajeti 185). Heshti njė moment dhe pastaj mė pyeti: "A nuk beson ti se do tė vdesėsh?" "Sigurisht qė besoj", iu pėrgjigja. "A nuk beson ti se do tė llogaritesh pėr ēdo tė madhe e ēdo tė vogėl? O motra ime, a nuk ke frikė nga vdekja dhe tmerret e saj. Vdekja nuk njeh moshė dhe nuk ka kohė tė caktuar." Iu pėrgjigja me zė tė frikėsuar: "Unė kam frikė nga errėsira e ti mė frikėson edhe nga vdekja si tė fle gjumė unė tani? Unė mendova se mė thirre pėr tė mė thėnė se re dakort qė tė vish me ne nė pushimet tona verore". Papritur u pėrgjigj duke thėnė, thėnie me tė cilėn mė goditi mu nė zemėr. "Mundet unė tė udhėtoj kėtė vit larg nė vend tjetėr... Ndoshta, o Hėna. Jeta ėshtė nė dorė ta Allahut." E ja plasi tė qarit. Iu kujtua sėmundja e saj e keqe dhe se doktorėt i kishin thėnė babait diēka secrete, ndoshta sėmundja e saj nuk do ta cojė gjatė. Por kush i tha asaj? Apo zemra ia ndien njė gjė tė tillė.

 

"Ēfarė po mendon?" Mu drejtua kėtė herė me zė tė ashpėr. "A mendon ti se unė po ti them kėto fjalė se jam e  sėmurė? Nė asnjė mėnyrė unė mund tė jem mė jetėgjatė se askush tjeter.. kjo ėshtė nė dorė tė Allahut. Po ti sa do tė jetosh?  20 vjet, 40 apo 100. E ēfare pastaj? Nuk ka dallim ndėrmjet nesh. Tė gjithė do tė shkojmė, do ta lėmė kėtė bote (dynjane) per te shkuar nė xhennet ose pėr nė zjarr. A nuk e ke dėgjuar thėnien e Allahut tė Madhėruar "Kushdo qė do tė largohet prej zjarrit e do tė futet nė xhennet me tė vėrtetė ai ka fituar." (Sure Ali Imran, ajeti 185). U gdhifsh shėndoshė e mirė. Si tha keshtu u ngrit e shkoi. Zėri i saj ende mė tringėllon nė vesh "Allahu tė udhėzoftė mos harro namazin."

 

***

Ora 8 e mėngjezit. Tė trokitura nė derė. Ky nuk ėshtė orari i zgjimit. Tė qara e klithma. O Allah ē'ka ndodh?! Gjėndja e Nuras ėshtė keqėsuar dhe babai e ka ēuar nė spital. Nga ora 1 e drekės. Telefonoi babai nga spitali. Nėse mundeni hajdeni pėr vizitė tek Nura tani, shpejt. Nėna mė tha se zėri i babait nuk ishte si zakonisht, ka ndodhur dicka. U veshėm shpejt e shpejt.

 

Ku ėshtė shoferi..? Hipėm me shpejtėsi.. a nuk ėshtė kjo rrugė nė tė cilėn dilja pėr tė shėtitur dukej e shkurtėr ē'ka ajo sot pse kaq e gjatė..? Nėna pranė meje bėn dua pėr tė pa pushim.. ajo ėshtė me tė vėrtetė vajzė e mirė dhe e sjellshme.. nuk e ka parė tė humbė kohėn kot asnjėherė. Arritėm tek dera e jashtme e spitalit.. njė i sėmurė rėnkon.. njė tjetėr i aksidentuar me makinė.. njė i tretė me sy tė mbyllur nuk e di a ėshtė akoma nė dunja apo ka shkuar nė ahiret?! Pamje tė ēuditshme nuk i kisha parė asnjėherė..

 

I ngjitėm shkallėt me shpejtėsi.. Ajo ėshtė nė dhomėn e urgjencės e unė do t'u coj atje –na tha njė infermjere- po ti mos u bėj merak I tha ajo nėnės se tani ėshtė mė mirė mbasi i kishte rėnė tė fikėt. Nuk lejohet qė tė futet tek ajo mė shumė se njė person. Kjo ėshtė dhoma e urgjencės.

 

Nė mes tė atij grumbulli doktorėsh e nėpėrmjet njė dritareje tė vogėl e cila formohet me hapjen e derės, shikoj sytė e motrės sime Nura e cila shikon nga unė, e nėna qėndron pranė saj nė kėmbė.. mbas dy minutash nėna doli e cila nuk mundi me i pėrmbajt lotėt. Mė lejuan qė tė futem tė pėrshėndes motrėn por me njė kusht qė  mos tė flisja me tė shumė. Dy minuta mjaftojnė pėr ty- mė thanė.

 

"Si je o Nura? Ti mbrėmė ishe mirė. Ē'ka ndodhi me ty?" U pėrgjigj mbasi mė shtrėngoi dorėn: E unė tani jam mirė uelhamdulilah.. Elhamdulilah porse duart tua janė tė ftohta. Isha ulur nė cep tė krevatit e i preka kėmbėt.. I largoi ato prej meje.. mė fal nėse tė bezdisa i thashė.. jo nė asnjė mėnyrė por mu kujtua thėnia e Allahut tė Madhėruar ku thotė: "Dhe kėmbėt do tė bashkohen me njėra-tjetėrn.(tė mbėshtjella nė qefin). Tek Zoti yt do tė jetė kthimi atė ditė." (El-Kijameh 29.30.)

 

Bėj dua' pėr mua shumė o Hėna. Ndoshta sė afėrmi do tė takoj ditėt e para tė ahiretit. Kjo rrugė ėshtė e largėt, e punėt e mia tė pakta. Lotėt mė rrodhėn kur dėgjova ē'ka ajo tha.. qava aq shumė saqė mė humbi vetėdija.. nuk pushova sė qari...

 

***

Me perėndimin e diellit, nė kėtė ditė tė pikėlluar, mbas njė heshtje tė gjatė nė shtėpinė tonė, u futėn tek unė vajza e hallės dhe vajza e tezes. Shpejtėsi fjalėsh. Numri i njerėzve u shtua.. zėrat u pėrzien.. e vetmja gjė qė mėsova se.. Nura vdiq.. prej atij momenti dhe mė pas nuk e di as kush erdhi e as kush shkoi e as ēfarė thanė..

 

O Allah ku jam unė dhe ē'ka po ndodh.. nuk isha nė gjendje as tė qaja, lotėt mu thanė.. mbas pak mė njoftuan se babai mė kėrkonte me qėllim qė tė pėrshėndesja motrėn pėr tė fundit herė.. nė momentin kur e putha nuk mu kujtua asgjė tjetėr vetėm se pamja e saj nė momentet e fundit.. mu kujtua fjala e saj..{ e kėmbėt do tė bashkohen me njėra-tjetrėn}. E kuptova se me tė vėrtėetė { tek Zoti yt do tė jetė kthimi atė ditė}.

Nuk mė kujtohet tė kem shkuar nė dhomėn e saj tė faljes vetėm se atė natė. Nė ato momente mu kujtua ajo e cila me mua ndau mitrėn e nėnės e ne binjakė..kujtova atė e cila mė shoqėroi nė shqetėsimet e mia.. atė e cila me largoi prej meje vėshtirėsitė e kėsaj jete.. atė e cila shumė bėri dua' pėr mua pėr udhėzim.. atė e cila lotėt I rridhnin pa pushim kur mė fliste pėr vdekjen dhe hallet e saj pėr llogarinė etj...

 

Kjo ėshtė nata e parė pėr tė nė varr.. ky ėshtė Kur'ani i saj..kjo ėshtė sixhadja e saj.. ky ėshtė fustani i saj me lule tė cilin e pati blerė pėr ditėn e dasmės.. ky ėshtė… e kjo ėshtė… E kujtova atė dhe shumė qava pėr ditėt e mija tė humbura..qava shumė pa ndėrprerje.. e luta Allahun tė mė mėshirojė e tė mė falė pėr tė kaluarėn.. Luta Allahun ta pėrqėndrojė atė nė varrin e saj ashtu sikur mė kishte porositur pėr dua'..

 

Papritur pyeta vetveten.. po sikur tė isha unė e vdekur? Si do tė ishte gjendja ime? Nuk kėrkova pėr pėrgjigjen e pyetjes shumė pėr shkak se frika ma mbuloi zemrėn. Qava me ngashėrim. Allahu Ekber. Allahu Ekber. Ezani i sabahut po thirret. Por sa bukur kėtė herė!

 

U ndjeva shumė e qetė kur unė pėrsėritja atė ē'ka thoshte muezini. Mbaroi ezani. U ngrita e fala namazin e sabahut... fala namazin e lamtumirės... sic e fali motra i cili ishte namazi i fundit pėr tė. Fillova tė falem prej aty ku e la motra.

 

E tani nėse gdhihem nuk e pres mbrėmjen. E nėse ngrysem nuk e pres mėngjesin.

 

 

Pregatiti moter Flutura

 

www.BURIMI.net