BURIMI

  BURIMI.net - Faqe e Motrave Muslimane Shqiptare     

 

Home

Home

Islami

   Kur'an

   Hadith

   Ramazan

   Falja/Namazi

   Haxhi

Vajza Muslimane

Familja
Edukimi i Femijeve

Faqa e Femijeve

Shkence

Shendeti

Kuzhina

Arti Islam

Lirika

Kendi i Librit

Links

Kuiz
Fjalori i Faqes

Per Burimi.net

 

  Google

 

BURIMI.net

Kontakto Burimin

 

Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit

 

istiharja

 

Ka thene i Derguari i Allahut - Muhamedi a.s.:

"Lumturia e birit te Ademit varet nga te qenurit i lumtur me ēka Allahu i ka dhene atij,

mėrzia e birit te Ademit vjen nga mosfalja e Isti'hares,

dhe pakenaqesia e birit te Ademit rezulton nga qenia jo i kenaqur me ēfare Allahu i ka dhene atij."

 

Hadith - al-Tirmidhi # 2151. [I cilesuar si Sahih dhe Hasen]

 

 

  • Duaja e Istihares eshte transmetuar nga Xhabir Ibn 'Abdullah i cili ka thene se: "Profeti, alejhi selam (paqja qofte mbi te), na mesonte te bejme Istiharen per gjithe ēeshtjet/punet tona, ashtu siē na mesonte suret e Kuranit. Ai (profeti) na thoshte: 'Nese ndonjeri prej jush mendon te beje diēka, le te fale dy rekate namaz (jo prej namazit farz) dhe te thoje (pas namazit) duane e Istihares..."
     

  • Pra, Namazi i Istihares eshte ai namaz ne te cilen ne  myslimanet pyesim Allahun e gjitheditur dhe qe i  ka shkruar tashme ceshtjet tona, se cilen rruge duhet te marrim. Per te falur namazin e Istihares, njeriu duhet te fale dy rekate namaz (jo-farz), dmth ato mund te jene dy rekate sunet ose nafile dhe mund te falet ne ēdo kohe te dites apo nates. Si i tille mund te sherbeje edhe nje namaz sunnet i ndonje vakti, por duke i vene si nijet pervec namazit te synetit edhe nijetin e Istihares.
    Per shembull, le ta zeme se do te falesh namazin e sabahut (synetin), atehere ver ne zemren tende si nijet " Une po  fal synetin e sabahut dhe njekohesisht edhe namazin e istihares". Ne kete namaz, pasi ke falur dy rekate te zakonshem me Fatihane, nje sure dhe te gjitha te tjerat sipas rregullit, ulu ne uljen e fundit tek "Etehijatu..." ,thuaj ato qe thua zakonisht dhe pasi te japesh selam  dhe te besh pak dhikr pas selamit si psh. estagfirullah, estagfirullah, estagfirullah, Subhanallahi uel hamdulilahi ue la ilahe ilallah uallahu ekber, etj. thuaj kete dua , qe quhet "Duaja e istihares"   (ne qofte se nuk e dime permendesh, por desherojme te falim kete namaz, atehere mund ta mbajme copen e letres me duane te shkruar afer vetes dhe pastaj, pas selamit, ta marrim letren ne gjunje dhe ta lexojme duane.

   DUAJA E ISTIHARES (Arabisht)

  • "Allahumme in-ni estekhiruke bi ilmike. Ue estakdiruke bi kudretike, ue es'eluke min fadlikel-adhim.
    Fe inneke takdiru ue la akdiru, ue ta'lemu ue la a'ėlemu, ue ente 'allamul - gujub.
    Allahumme, in kunte ta'ėlamu enne hadheI emru (emerton ketu nevojen tende) hairun li fi dini ue ma'ashi ue akibeti emri ue 'axhilihi ue axhilihi fakdirhu li ue jes-sirhu li thumme barik li fihi.
    Ue in kunte ta'ėlemu en-ne hadhel emru sherrun li fi dini ue me'ashi  ue akibeti amri ue 'axhilihi ue axhilihi fasrifhu anni uesrifni anhu uakdir li al-hajre haithu kana thum-ma ardini bihi"

 

   DUAJA E ISTIHARES (Shqip)

  • " O Zot, me diturine  Tende kerkoj hajrin! Kerkoj ndihme prej fuqise Sate, kerkoj prej te mirave te Tua te shumta, sepse Ti je
    i gjithefuqishem, e une jam i dobet, Ti di cdo gje e une nuk di, Ti je Ai qe i di te fshehtat.
    O Zot, nese kjo pune e imja (emeron ketu deshiren, hallin, etj) eshte hajr per fene dhe jeten time, per kohen e tashme dhe te ardhmen, bej te mundshme qe te realizohet, lehteso dhe beko.
    E nese kjo pune eshte e demshme per fene dhe jeten time , per te tashmen dhe te ardhmen dhe per ne ahiret, largoje prej meje dhe me largo mua nga ajo, me percakto hajrin kudo qofte, pastaj me bej te kenaqur me te."
     

  • Pergjigja e lutjes se ketij namazi mund te vije ne menyra te ndryshme, si psh. dikush (mysliman) te keshillon me nje keshille te ēmuar ne lidhje me ēeshtjen tende, ne enderr ndoshta, apo ne zemer ndihesh e frymezuar dhe e qete ne vendimin tend dhe se kjo eshte rruga e drejte dhe qe do Allahu.

  • Pejgamberi a.s. ua mesonte as'habeve duane e istihares siē ua mesonte suret e Kuranit dhe i porosiste qe ta bejne praktike per cdo pune te rendesishme. Thoshte : "Kur ndokush prej jush deshiron te vendose per ndonje pune te rendesishme, le t'i fale dy rekate namaz e pastaj te thote: ....dhe u thoshte duane e istihares.

  • Rastet per te cilat perdoret duaja e Istihares jane ta panumerta, si psh para se te niseni ne ndonje udhetim, para se te vendosni per martese, per fushen e studimeve qe duhet te ndjeke, etj, dmth ne ēdo situate qe ke te besh me pasiguri dhe duhet te marresh vendim.
     
  • Dhe se fundi theksojme se eshte e rendesishme te kesh besim dhe te mbeshtetesh tek Allahu:

"... e kur tė vendosėsh, atėherė mbėshtetu nė Allahun, se Allahu i do ata qė i mbėshteten (Atij)."

(Sure Ali Imran, 3:159)