|
Home
Home
Islami
Kur'an
Hadith
Ramazan
Falja/Namazi
Haxhi
Vajza Muslimane
Familja
Edukimi i Femijeve
Faqa e Femijeve
Shkence
Shendeti
Kuzhina
Arti Islam
Lirika
Kendi i Librit
Links
Kuiz
Fjalori i Faqes
Per Burimi.net

Kontakto Burimin

|
|

Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit
Disa njohuri per Kalendarin Islam
Viti ne Islam ka 12 muaj qe bazohen
ne ciklin e Henes (sistemi hėnor). Allahu (subhanehu ue teala) ne Kur'an
thote:
-
"Te
Allahu numri i muajve ėshtė dymbėdhjetė (sipas hėnės), ashtu si ėshtė
nė librin e Allahut prej ditės kur krijoi qiejt dhe tokėn..."
(Kur'an, 9:36)
-
"Ai
e bėri diellin, e hėnėn dritė dhe asaj (hėnėn) ia caktoi fazat, qė ta
dini numrin e viteve dhe llogarinė. All-llahu nuk krijoi kėtė pėr tjetėr,
pos me qėllim tė caktuar. Ai ia sqaron argument njė populli qė kupton.
(Kur'an, 10:5)

- Muaji ne Islam fillon me
perėndimin e Diellit ne diten kur Hena e re sa fillon te dale.
- Viti hėnor ka afersisht 354 dite,
ndaj muajt nuk perputhem me kalendarin Gregorian (sipas Diellit).
Muajt e Vitit sipas Hixhrit
Muajt
sipas vitit ne Islam jane si vijon: Muharrem, Safar, Rabia Aual,
Rabia Thani, Xhumaada Aual, Xhumaada Thani, Rexheb,
Sha'ban, Ramazan, Shau'al,
Dhul-Ki'dah dhe Dhul-Hixhah (Muaji i Haxhit).
HIXHRI
'Hixhri' i referohet shpernguljes se
Profetit Muhamed (paqja qofte mbi te) se bashku me gjithe Muslimanet e
tjere, nga Meka ne Medine ne vitin 622 sipas
Kalendarit Gregorian. Keshtu ne Medine themelohet i pari shtet Islam. [Ne Kur'an
fjala 'Hixhėr' nenkupton levizjen nga nje gjendje/vend i keq ne nje me
te mire.]
Hixhri, si ngjarje e rendesishme
historike per Umetin Musliman, shenon fillimin e Islamit me nje komunitet
njerezish tek te cilet jeta shpirterore dhe ajo tokesore ishin teresisht
te integruara. Ata ishin te frymezuar nga Zoti, te udhehequr nga Profeti
dhe iu binden Zotit totalisht; ishin nje grup njerezish qe u lidhen se
bashku nga besimi i tyre. Muhamedi (as) duke prerė lidhjet me farefisin e
tij tregoi se besnikerite ndaj fisit apo familjes jane te parendesishme
ne krahasim me lidhjen pas Islamit. Ky komunitet i pare i besimtareve
Muslimane i udhehequr nga Profeti ndertoi dhe zhvilloi etiken Islame te te
sjellurit dhe te besimit, te cilat sherbejne si baze e jetes se
Muslimaneve edhe sot e kesaj dite. Keshtu Muslimanet i referohen ketij
viti per kalendarin e tyre.
|