Si ti shfytėzojmė
pushimet nė kėnaqesi tė All-llahut

Vit mbas viti njė fletė bie nga kalendari i
jetės sonė, e bėhet njė hap nė drejtim tė jetės sė pėrjetshme. E punet qe
bejme jane ose nė rrugė tė drejtė (punė tė cilat janė nė peshoren e veprave tė
mira), ose nė rrugė tė humbur (nė ndjekjen e nefsit tė keq, e tė shejtanėve, e
dihet pėrfundimi i tyre. Prandaj, le te mendohemi e te llogarisim
veprimet tona para se tė qėndrojmė nė atė ditė tė tmerrshme ku cdo shtatzėne
do tė hedh foshnjėn e saj, cdo gjidhėnėse do ta flakė fėmijėn e saj, do t'i
shikosh njerėzit si tė dehur e ata nuk janė tė tillė
atė ditė ku toka dhe
qielli do tė zėvėndėsohen nė tokė e qiell tjetėr.
Me fillimin e pushimeve verore i gjen tė
gjithė duke u menduar se si t'i kalojnė ato, secili sipas gjėndjes qė ndodhet.
Pra fillimi i pushimeve ėshtė pėr cdo tė ri ditė e re e mbushur me aktivitete,
lojra dhe dėfrime. Ne ju ftojme nė njė program tė ri me tė cilin tė kaloni
pushimet e te arrini kenaqesine e Allahut.
Sė pari, shoku i mirė. Iu pėrkujtojme tė
zgjidhni shokun mė tė mirė nė kalimin e pushimeve... wall-llahi sado qė njeriu
tė largohet nga Zoti i tij e harrohet nė dėfrimet e dunjasė, nėse kthehet dhe
i thėrret Atij, i pėrgjigjet menjėherė me plot gėzim jo vetėm kaq porse Ai e
furnizon me tė mira e furnizimi i Tij ėshtė i pakufishėm, Ai ėshtė i cili tė
mbron nė cdo moment, prandaj tė dashurit e mi hajdeni t'I kalojmė pushimet nė
rrugė tė All-llahut, duke fituar kėnaqesinė dhe dashurinė e Tij.
Dijeni se cdo vepėr nė sheriat gjykohet
sipas qėllimit, p.sh.nėse njeriu ha vetėm se ėshtė i uritur kjo nuk ėshtė as
pėr tė e as mbi tė, ndėrsa nėse ha me qėllimin se ngrėnia e ushqimit ia forcon
trupin pėr tė pasur fuqi pėr tė adhuruar All-llahun, merr pėr kėtė shpėrblim,
duke pasur parasysh se ushqimi qė hėngri nė rastin e parė po ai ėshtė edhe nė
rastin e dytė, porse kur ibadeti bėhet gjėja mė kryesore, nė cdo punė i jep
pėrparėsi devotshmėrisė e nė rastin tone e bėn ushqimin urė pėr tė arritur tek
devotshmėria, bėhet edhe mjeti qė formoi urėn nė kėtė rast adhurim.
Atėherė hajdeni tė bashkėpunojmė me All-llahun
me tregėtinė e dijetarėve, nijeti ėshtė tregėtia e dijetarėve, me
pėrmirėsimin e nijetit shndėrrohet e gjithė jeta nė adhurim. Pra nijeti ka
rėndėsi tė madhe nė jetėn tonė, ai e fut tė zotin e tij nė kuptimin e kėtij
ajeti:
"Thuaj namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janė pėr All-llahun
Zotin e botėrave". (Kur'an 6:162)
Planifikimi i pushimeve tė kėndshme
Do ta ndajmė ditėn e do ta shndėrrojmė nė
orar pune, duke filluar nga farzi i parė tė cilin All-llahu i madhėruar ia ka
detyruar
muslimanit,
i cili ėshtė namazi i sabahut. Do tė pėrcaktojmė disa punė shtesė nė pėrfundim
tė cdo pune e kjo pėr shkak tė natyrave tė ndryshme qė ndodhet tek vajza
e tek djali. E nė fund do tė japim disa kėshilla pėr tė dyja palėt.
Namazi i sabahut (fexhri) e
cka mbas tij
E ku ka mė mirė se tė fillojė
ditėn e tij muslimani i shkathėt, optimist, e i gėzuar pėr lindjen e njė dite
tė re nė jetėn e tij, ta takojė nė tė All-llahun e madhėruar i gėzuar nė
rreshtat e tė dashurve tė Tij, krenar nė mes tyre nė lidhje tė tillė
shpirtėrore, duke ju pėrgjigjur thirrjes sė vėrtetė qysh nė dalje tė mėngjesit,
e ai i cili e ka ndaluar veten tė shijojė kėto momente tė bukura nė ngritjen
pėr faljen e namazit tė sabahut me tė vėrtetė ai i ka ndaluar vetes dicka
shume te vlefshme.
I kėshillojmė vėllezėrit dhe
motrat tanė ata tė cilėt e kanė ndaluar veten nga kjo e mire e madhe le tė
kėrkojnė shkaqet e saj dhe t'I mjekojnė ato. Mundet nga bėrja e mėkateve sepse
bėrja e mėkateve tė ndalon shumė tė mira, apo nuk ka vendosur asgjė pėr tu
zgjuar nė kėtė orar, nuk ka rėnė pėr tė fjetur herėt e nuk e ka bėrė nijetin
nė gjumin e tij nė mėnyrė qė tė cohet nė namazin e natės dhe sabahun.
Gjithashtu edhe nga shkaqet e saj ėshtė ngrėnia e shumtė pėrėpara se tė flejė
gjė e cila tė con nė rėndimin e trupit nė tė cuar. Pra kėrko dhe gjeji
shkaqet qė tė kanė ndaluar nga kjo e mirė e madhe nė mėnyrė qė tė jesh nga tė
fituarit (fituarat) me namazin e sabahut nė kohėn e tij e tė sigurosh vendin
nė anijen e tė mirave e cila tė con tek All-llahu i madhėruar
"
dhe pėr
kėtė le tė pėrpiqen tė gjithė ata qė duan tė jenė pėrpjekės(tė nxitojnė me
padurim nė bindjen dhe pėrkushtimin ndaj Allahut".
Mbas namazit tė sabahut mos
harro dhikrin e mėngjezit sepse kjo ėshtė njė vepėr e mirė nė fillim tė ditės.
Qėndrimi nė xhami deri sa tė vijė koha e duhasė, e cila futet mbas lindjes sė
diellit e ngritjes sė tij afėrsisht 1 milje. Nė kėtė kohė ėshtė mirė qė tė
lexosh pjesėn ditore e pėrcaktuar pėr lexim nga Kur'ani sepse kjo pjesė e
lexuar nga Kur'ani ėshtė vepėr e shpirtit, dhe e zemrės, si nė pushime dhe
jashte saj, kjo ėshtė ushqimi kryesor i rregullt e natyral i besimtarit. Mbas pėrfundimit tė namazit tė
duhasė dije se je shpėrblyer me dy gjėra insha'All-llah e kėto janė:
shpėrblimin e njė haxhi dhe umreje tė plotė, tė plotė, tė plotė.
Mbasi kthehesh pėr nė shtėpi
pushon pak e pastaj nėse ke ndonjė punė pėr tė bėrė, cohesh dhe e bėn. Po
ashtu kėshillojmė qė po te mundeni ose po te keni nevoje, tė pushoni tė paktėn
njė orė mbas namazit tė duhasė me qėllim qė tė marresh forcė pėr aktivitetet e
ditės. Por mos tė zgjasė mė shumė se nė orėn nėntė sepse gjumi mbas kėsaj ore
tė bėn dembel. Ėshtė mirė qė mbas zgjimit nga gjumi ose koha e pushimit ti
hedhėsh njė sy lajmeve tė fundit tė gjendjes sė muslimanėve tek tė cilėt
gjendja ėshtė e acaruar. Pastaj nėse ke mundėsi tė gjesh ndonjė temė tė
vlefshme e cila e ka hak tė shpėrndahet ndėrmjet muslimanėve duke e printuar
dhe shpėrndarė, e pėr kėtė ke shpėrblim insha'All-llah. E kjo mund tė marrė
prej teje kohė deri nė namazin e drekės.
Pregatitja pėr namazin e
drekės e shkuarja nė xhami herėt e tė presėsh namazin, nė kėtė kohė ti je nė
namaz e jo nė pritje.
Pėrsa i pėrket motrės sė
nderuar: i lutemi asaj qė ta kalojė kėtė kohė ndėrmjet leximit tė dickaje e
ndėrmjet ndihmės sė nėnės sė saj nė punėt e shtėpisė, e ėshtė mė mirė pėr tė
tė ndihmojė nėnėn e pastaj tė ulet tė lexojė, sepse shkuarja herėt nė xhami
ėshtė pėr burrat, ndėrsa ti, namazi yt mė i mirė ėshtė nė shtėpi, nė tė
njėjtėn kohė do tė rezervojė kohė tė plotė para dhuhrit pėr tė lexuar. Tė
paraqesim ty kėtė ndarje kohe: nga ora 9 e deri nė kohėn e namazit tė
drekės 4 orė, tė ndihmosh nėnėn dy orė e kjo mund tė jetė edhe mė pak, e dy
orė tė tjera ti shfrytėzosh nė tė lexuar
e dije se tė ndihmuarit e nėnės ka
hajėr tė madh
"
e ndaj prindėrve
tė jeni bamirės
".
Namazi
i drekės (dhuhri) e cka mbas tij
Mbas mbarimit tė namazit tė
drekės me xhemat vjen koha e leximit serioz, tė temave tė farzit ajn (tė cilat
jane tė domosdoshme pėr mėsim) si akide, apo fikh (jurispudenca) duke lexuar
nė tė rregullat e namazit, tė pastrimit apo tė agjėrimit, tė paktėn tė
shfrytėzojmė 2 orė mbas dreke nė kėtė drejtim ose duke dėgjuar kaseta tė
kėtyre lloj menhexheve. E kjo sipas shkallės sė dijes qė mund tė kesh.
Koha e ngrėnies sė drekės ka
ardhur. Ndenja me prindėrit e afrimi pėr tek ta nė kėtė kohė grumbullimi
familjar. E nėse ke vetėm njėrin prej tyre, ai ėshtė derė pėr nė xhenet, e
nėse nuk ndodhen tė dy ai qė ėshtė pėrgjegjės pėr ty ai ėshtė nė vend tė
prindėrve. Koha e ngrėnies sė drekės ėshtė gjithmonė koha e grumbullimit,
prandaj preferohet shkėmbimi i mendimeve dhe bisedave tė ngrohta. Sepse ky
ėshtė njė vend frutdhėnės pėr atė qė bėn dawe, me vėllezėrit apo motrat e tij
mė tė vegjėl e mė tė mėdhenj apo dawe qoftė edhe prindėrve.
E kėtu u tėrheqim vėmėndjen
pėr njė gjė shumė tė rėndėsishme e kjo ėshtė lloji i ushqimit; nuk kam pėr
qėllim ushqimin e cmimin e tij por kam pėr qėllim pėrdorimin e ushqimit tė
dobishėm si pėr djalin ashtu edhe pėr vajzėn. Pra pa e tejkaluar e as pakėsuar
pėrdorimin e yndyrnave nė mėnyrė qė tė ruajmė trupin nga gjėrat e padobishme. Mbas njė kohe tė shkurtėr
pushimi mbas ushqimit tė pregatitesh pėr namazin e asrit (ikindisė)
Namazi i ikindisė(asri)
Shkuarja nė xhami pėr faljen e
namazit tė ikindisė e qėndrimin nė xhami pėr tė thėnė dhikrin e mbrėmjes. Mbas kėsaj pėlqehet pėr djalin
apo pėr vajzėn ta pėrcaktojė kėtė kohė pėr lėvizje tė dobishme daweje me njė
fjalė shkėmbim vizitash tė tė dashurve, me qėllim thirrje e tyre nė rrugė tė
khajrit, nėse e pėrcaktojmė kėtė kohė dhe e zbatojmė cka planifikuam do tė
korrim sukses tė madh nė kohėn e pushimeve. Sepse: "nėse All-llahu i
madhėruar udhėzon nė dorėn tėnde njė person ėshtė mė e mirė pėr ty sesa deveja
e kuqe" (e deveja e kuqe ishte nė kohėn e pejgamberit alehi selam dicka
shume e cmueshme).
vizitave nė kėtė kohė ėshtė e pėlqyeshme me qėllim qė tė anullojmė mendimin se
vizitat nė verė bėhen mbas jacie e kjo i con nė rezultatin e mosngritjes sė
namazit tė sabahut. Ėshtė mirė qė pėr kėto vizita tė mėsosh disa kėshilla tė
studiuara sipas gjendjes sė cdo personi, gjithashtu duke u dhuruar ndonjė
libėr apo kasetė, edhe nėse vizita do tė kryhet tek njė person besimtar i
devotshėm. Pejgamberi salall-llahu alejhi we selem ka thene
"Dhuroni qė tė
duheni". Gjithashtu u kėshillojmė njė
cėshtje tė domosdoshme i cili ėshtė: mos tė jenė vizitat tė mbyllura vetėm me
shokėt e vjetėr por dėshirojmė qė tė dalim nga pushimet me shokė tė rinj, psh.
nga fqinjtė, shokėt e vjetėr tė shkollės e tė tjerė qė kanė nevojė pėr ndihmėn
tėnde.
Namazi i akshamit (magrib)
dhe cka mbas tij
Zakonisht mbas namazit tė
akshamit mbahen ligjėrata fetare prandaj ju kėshillojmė t'i prezantoni kėto
ligjėrata tė cilat mbahen nga dijetarė tė njohur pėr dijen e tyre tė saktė.
Nėse njė gjė e tillė nuk ndodhet atėherė mund tė shkosh pėr vizitė tek ai i
cili ka dije mė shumė se ti nga vėllezėrit tanė, nė mėnyrė qė tė pėrfitosh nga
eksperienca e tyre, pyesim ata pėr c'ka nuk dimė, e do tė gjejmė tek ta cka na
duhet. Pra ashtu sic e pėrcaktuam kohėn mbas namazit tė ikindisė pėr dawe me
tė tjerėt, e pėrcaktojmė kohėn mbas akshamit pėr tė shtuar dijen tonė nga
dijetarė, apo mė tė rriturit e ata qė kanė eksperiencė mė shumė se ne nga
vėllezėrit tanė.
Gjithashtu edhe motrat e
nderuara tė njėjtėn gjė, nėse e ka tė lehtė prezencėn e ligjėratave mirė, e
nėse jo atėherė kthimin tek ato qė kanė mė shumė eksperiencė e mė shumė dije
nga motrat tuaja. Kėshillojmė kėtu vecanėrisht gratė, pėr zgjuarsi nė
zgjedhjen e atyre nga tė cilat tė marrim kėshilla apo dije, mos t'a marrim
vetėm se nga ato qė me tė vėrtetė janė tė kėtij grupi. Nėse mundesh ta bėsh
njė gjė tė tillė me kaseta, por mė e mira ėshtė shkuarja nė xhamitė e afėrta.
Namazi i jacisė (isha') e
cka mbas tij
Falja e namazit tė jacisė nė
xhami e mė pas shkuarja nė shtėpi herėt. Nuk ka ndenje mbas jacie. Qė tė jemi
tė sinqertė me veten tonė, ka prej nesh qė e ka pėr zakon faljen e namazit tė
natės i cili ėshtė nder i besimtarit, e ka prej nesh, nuk e kanė zakon njė gjė
tė tillė por kanė shumė dėshirė tė cohen ta falin atė. Prandaj ai i cili e ka
zakon tė cohet tė falė namazin e natės e kėshillojmė tė flejė herėt me qėllim
qė tė cohet para namazit tė sabahut pėr njė kohė tė mjaftueshme pėr tė mbaruar
namazin e natės. Ndėrsa ai i cili nuk e ka zakon njė gjė tė tillė, e i duket
se nuk mundet tė cohet edhe sikur tė flejė herėt, apo ai e ka provuar dhe nuk
mundet, i themi: mos e pengo veten nga ky khajėr i madh, fillimisht mund ta
falėsh atė mbas namazit tė jacisė nė shtėpi e ky ėshtė fillimi i kohės sė
namazit tė natės, lufto me veten tėnde duke fillu me falė tetė rekate dy
rekate e nga dy rekate, lexo nė tė nga suret e shkurtra pastaj shtoje
ngadal-ngadal leximin e Kur'anit. Mos e mundo veten mė tepėr se ajo qė ka
mundėsi, nė mėnyrė qė tė vazhdosh nė kėtė rrugė. Puna mė e dashur tek All-llahu
ėshtė puna e paktė por e vazhdueshme. Me kalimin e kohės do tė gjesh shumė tė
mira insha'All-llah e kjo ėshtė premtim nga All-llahu i madhėruar ku thotė:
"
e ata tė cilėt luftuan (me vetet e tyre) pėr tė ardhur tek Ne, do ti
drejtojmė kah e rrugėt tona
" me kalimin e kohės do tė gjesh nė veten
tėnde fuqi pėr tė lexuar mė shume insha'All-llah e kėshtu me radhė. E
dije se do tė mundesh tė falesh edhe nė pjesėn e tretė tė natės nė tė cilėn
All-llahu i madhėruar zbret nė qiellin e dunjasė. All-llahu ėshtė ndihmues.
Sė fundi, disa kėshilla tė
pėrgjithshme.
Kėto kėshilla i lashė pėr nė
fund tė kėtij programi pune nė pushime, sepse zbatimi i tyre varet sipas
mundėsive, e kėto janė:
-
Shkuarja pėr bėrje Umre pėr
atė qė ka mundėsi, gjurmėt e saj janė shumė tė dobishme, nga haxhi nė haxh e
nga umreja nė umre i fshijnė gjynahet e kaluara. Sa ndjenja tė papėrshkruara
ndjen besimtari nė momentet e qėndrimit tė tij pranė shtėpisė sė Allahut! E
lus Atė subhanehu we teala tė na e bėjė rizk shkuarjen nė kėtė vend tė
shenjtė here pas here.
-
Marrjen pjesė nė kurse
verore, tė cilat merren me aktivitete fetare, nė mėnyrė qė ta ndihmojnė tė
riun nė besimin e tij.
-
Gjithashtu edhe pėrsa i
pėrket motrave tė nderuara: Mundet ta kalojnė njė pjesė tė kohės nė kurse
qofshin ato me program fetar apo shtėpiak, si psh.mėsime pėr gatim,
rrobaqepsi, etj nga punėt e shtėpisė tė cilat i nevojiten njė motre
musliamne, e cila e din se xhihadi mė i mirė pėr tė ėshtė nė bindjen ndaj
bashkėshortit tė saj e rritjen dhe edukimin e njė brezi tė ri tė
khajrit.
Dhe sė fundi: Nėse ia kam
qėlluar tė drejtės dije se ėshtė nga All-llahu, e nėse jam gabuar, kjo ėshtė
nga unė e nga shejtani.
"Subhanekell-llahume we bi hamdike esh-hedu
en lailahe il-la ente estagfiruke we etubu ilejke"
Marrė nga "islamway.com"
Pėrktheu moter Flutura