BURIMI

  BURIMI.net - Faqe e Motrave Muslimane Shqiptare     

 

Home

Home

Islami

   Kur'an

   Hadith

   Ramazan

   Falja/Namazi

   Haxhi

Vajza Muslimane

Familja
Edukimi i Femijeve

Faqa e Femijeve

Shkence

Shendeti

Kuzhina

Arti Islam

Lirika

Kendi i Librit

Links

Kuiz
Fjalori i Faqes

Per Burimi.net

 

  Google

 

BURIMI.net

Kontakto Burimin

 

Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit

 

NE SHTYP

 

Si e pasqyroi shtypi shqiptar ngjarjet per disa motra muslimane qe nuk u lejuan te ndjekin studimet ne disa shkolla ne Shqiperi pse vendosen te mbajne Hixhabin apo shamine, simbolin e besimtares Muslimane.

 

Nuk pranohen nė mėsim katėr nxėnėse me ferexhe

Marre nga Gazeta Shqiptare online me 26/01/01

TIRANE -Nuk kishte shumė kohė qė ishin "mbuluar". Pėr to ishte e rėndėsishme feja, e vetė praktikat e saj. Aq sa shaminė tė mos e hiqnin kurrė nga koka. Madje, as nė shkollė. Por drejtori i shkollės, nuk i ka pranuar nė mėsim. Eshtė historia e katėr vajzave tė shkollės sė mesme tė gjuhėve tė huaja nė kryeqytet, tė veshura me ferexhe.

Tė gjitha konviktore. Brenda janarit, u ish mbushur mendja se tė mbuloheshin, ishte mėnyra mė e mirė pėr tė respektuar fenė e tyre, myslimanizmin. Nė fillim erdhi e para nė mėsim, mbuluar nga koka nė kėmbė. Nuk vonoi, dhe pati disa "si vetja" nė shkollėn ku ajo mėsonte. Porse vetėm disa ditė kanė hyrė nė shkollėn e tyre, tė mbuluara. Drejtori i shkollės, nė bazė tė rregullores, vendos tė mos lejojė asnjė prej tyre tė hyjė nė mėsim me shami. Vajzat nuk kanė pranuar t'i heqin, dhe janė kthyer mbrapsht.

Rregullorja
Vajzat konviktore nga Dibra, Bulqiza e Kavaja, nuk kanė hyrė nė mėsim. U ėshtė treguar menjėherė rregullorja, sipas tė cilės, asnjė nxėnės nuk mund tė vijė nė shkollė me veshje jo korrekte. Kėtu ėshtė zanafilla e problemeve qė pasuan njėri-tjetrin. Rregullorja, e bėrė nė fillim tė vitit, pėrcakton se tė gjithė nxėnėsit duhet tė kenė paraqitje tė jashtme korrekte (veshje, tualet, higjienė), dhe nė raste ekstreme - e shohim tė nėnvizuar nė rregullore - nuk do tė pranohet nė mėsim. Kėtu kanė pasur mundėsi tė "kapen" konviktoret, pasi fjalėt janė pėrgjithėsuese, dhe askund nuk ėshtė e pėrcaktuar konkretisht se nuk lejohet shamia nė kokė. Po nė kėtė rregullore - porse kėsaj radhe tė rinovuar - qė mban datėn 18 janar 2001, saktėsohet se pėr tė gjithė ata nxėnės qė nuk e kanė kuptuar rregulloren, apo e kanė keqinterpretuar atė, veshjet e palejueshme janė minifundi, kanatjerja dhe shamia nė kokė. Sipas drejtorit tė shkollės, Preng Vata, kjo ėshtė rregullorja e firmosur nga vetė nxėnėsit, qė pėrfaqėsohen nga senati i shkollės.

Thirren prindėrit
Janė lajmėruar vetė prindėrit e vajzave. Kanė mbėrritur me njė frymė pėr tė ditur ē'kish ndodhur me vajzat e tyre. Disa prindėr e dinin se vajza e tyre e kish zgjedhur tashmė, tė vishej. Por jo tė gjithė. "Njėri prej tyre, kur ka parė tė bijėn me shami nė kokė, ka dashur t'ia heqė menjėherė (prindi nuk e dinte se e bija ish veshur)", tregojnė konviktoret, shoqet e atyre siē thonė vajzat, "qė falen shumė". Vajzat, njėra nė vit tė tretė, dhe tė tjerat nė vitin e katėrt, janė para dilemės. Tė mbajnė ferexhenė, apo tė shkojnė nė shkollė. Njėra prej tyre ka ikur tashmė, nė shtėpinė e saj nė Dibėr, qyteti nga vinte. Studionte pėr anglisht, nė vitin e tretė, tani e ka lėnė shkollėn. Vetėm pėr tė mos hequr dorė nga ferexheja. Ndėrsa tė tjerat kanė presionin e shkollės, tė prindėrve, dhe njė pikėpyetje tė madhė pėrpara vetes, ferexhenė, apo shkollėn? Pėrveē tė larguarės, janė tė gjitha maturante. Viti i fundit i shkollės sė pėrkthyesve. Prindėrit kėmngulin qė vajzat tė vazhdojnė shkollėn, por edhe nuk i forcojnė tė heqin dorė nga praktikat e fesė. Ndėrsa ato janė mes dilemės pėr diplomėn e shkollės sė mesme, dhe besnikėrisė ndaj myslimanizmit. Situata ėshtė e tillė prej dy-tre ditėsh. Drejtori ka vendosur tė mos bėjė asnjė lėshim, dhe vajzat qė duan tė vazhdojnė tė mbajnė dhe tė respektojnė, praktikat e fesė sė tyre. "Pas shkollės, ato mund tė vishen e tė mbulohen me shami. Nė shkollė nuk lejohet", thotė drejtori Vata.

Ministria
Mbyllja e derės pėr vajzat e veshura, ka vėnė nė lėvizje edhe vetė dikasterin e Rukės, por qė "ia ka lėnė nė derė" vetė drejtorit zgjidhjen e kėtij problemi. Sipas juristit nė Ministrinė e Arsimit, nė bazė tė nenit 41, veshja pėr nxėnėsit, pėrcaktohet nga rregulloret e brendshmė tė vetė shkollave. Nuk janė mjaftuar me kėtė pėrgjigje pėrfaqėsuesit e Ministrisė sė Arsimit, por edhe me dėrgimin e disa punonjėsve, nė shkollėn e mesme tė gjuhėve. Ata i kanė dhėnė tė drejtė drejtorit, i cili ka zbatuar rregulloren e brendshme tė shkollės sė tij. "Ky ėshtė njė problem qė duhet zgjidhur nga vetė palėt". Ky ka qenė reagimi zyrtar i dikasterit tė Rukės pėr vajzat qė nuk pranohen nė mėsim pasi mbajnė ferexhe. Vajzat, me t'u larguar nga shkolla, kanė troktitur nė dyert e Komunitetit Mysliman, pėr tė gjetur njė mbėshtetje pėr problemin e tyre. Ankesat mė pas kanė mbėrritur nė dyert e Ministrisė sė Arsimit. Vetė pėrfaqėsuesit e fesė kanė trokitur nė dyert e dikasterit tė Rukės, qė tė gjendet zgjidhja pėr kėto vajza. "Ne nuk i njohim ato, sepse janė nga rrethet, por kemi vendosur t'i ndihmojmė", thonė pėrfaqėsuesit e fesė myslimane.


"Veprimi i papranueshėm, na jep tė drejtė Kushtetuta"
http://www.balkanweb.com/gazeta/sociale/sociale2.htm

Ngjarja, e paprecedent, nuk ka mbetur veēse nė kornizat e njė ballafaqimi mes nxėnėsve dhe drejtorit tė tyre. Kanė reaguar edhe pėrfaqėsuesit e Komunitetit Mysliman shqiptar. Vetė nėnkryetari i komunitetit, thotė pėr Gazetėn se kjo qė bėhet ėshtė njė gjė krejt e papranueshme, pasi praktikat e fesė, lejohen tė shfaqen nė publik, edhe nga vetė Kushtetuta. Dokumenti themeltar i shtetit, saktėson se askush nuk mund tė detyrohet ose tė ndalohet tė marrė pjesė nė njė bashkėsi fetare ose nė praktikat e saj, si dhe tė bėjė publike bindjet dhe besimin e tij. Njė tjetėr pėrfaqėsues i Komunitetit Mysliman, Ervin Hatibi, shkon edhe mė tej duke thėnė se askush nuk mund tė diskriminohet pėr bindjet fetare. "E kemi edhe nė Kushtetutė", thotė Hatibi. Porse ka njė shtesė... "nėse nuk ekziston njė pėrligje e natyrshme dhe objektive". Pėr kėtė reagon edhe drejtori i shkollės qė thotė se janė kompetencat e tij dhe tė institucionit qė ai drejton, tė pėrcaktojė rregulloren e shkollės. Pėrfaqėsuesit e fesė myslimane, thonė se nė rregullore frazat janė tė pėrgjithshme. "Kush mund ta thotė ē'ėshtė e pėrshtatshme, korrekte, apo e duhur, pėr njė person, dhe njė tjetėr", thotė Hatibi.

Njė tjetėr e pėson nga ferexheja
Dukuria lind nė Fier, Edlira s' pranohet nė mėsim

http://www.balkanweb.com/gazeta/sociale/sociale1.htm
13 Shkurt 2001

FIER- Njė tjetėr vajzė "e pėson" nga shamia. Kėtė radhė, nė Fier. Madje, dukuria "ferexhe" zė fill pikėrisht nė kėtė qytet. Nuk ishin tė parat katėr vajzat e shkollės sė mesme tė gjuhėve tė huaja nė Tiranė, qė "u njohėn" si raste tė paprecedent tė shamive.

Vajza e parė e mbuluar "zbulohet" nė gjimnazin "Janaq Kilica" nė qytetin e Fierit. Prej fillimit tė vitit, Edlira Dylmishi, nė vitin e dytė, ėshtė paraqitur nė shkollė e mbuluar nga koka nė kėmbė. Askush s'e ka trazuar. Pa ditur ē'tė bėnin - s'kish ndodhur mė parė - pėrfaqėsuesit e Drejtorisė Arsimore, kanė kėrkuar njė pėrgjigje nga Ministria e Arsimit. Ja si shkoi historia...

Prisni
Nuk kish ndodhur mė parė. Njė nxėnėse nė vitin e dytė, e ka nisur vitin, "me ferexhe". Ministria e Arsimit, ka "kėshilluar" tė mos bėhet zhurmė pėr momentin, duke qenė se ky ishte rasti i parė, dhe krejt i izoluar. Ndėrkohė, drejtori i shkollės, mbėshtetur nga Drejtoria Arsimore, i kanė kėrkuar vajzės tė reflektojė, pasi me kėtė veshje, nuk do tė pranohej nė mėsim. Madje, ėshtė pėrjashtuar pėr dy javė, nė tetor tė vitit tė kaluar. Por ėshtė rikthyer, pasi argumentet nuk kanė qenė bindėse. Ka vazhduar kėshtu deri nė "ndezjen" e ēėshtjes "ferexhe" nė kryeqytet. Pas vendimit tė prerė tė Ministrisė sė Arsimit, reagojnė edhe drejtuesit lokalė, ndaj nxėnėses nė vitin e dytė.

Pėrjashtimi
Sot, pas urdhrit tė Ministrisė, Edlira nuk do tė pranohet nė mėsim. "Ne nuk e pranojmė, pasi kemi rregullat dhe ligjet e shtetit. Shkolla ėshtė laike", thotė pėr Gazetėn, drejtori i Drejtorisė Arsimore tė Fierit, TosiProho. Ajo ka vazhduar tė ndjekė mėsimin ditė pas dite, ndėrsa pėr tė tjera "si ajo", bėhej zhurmė e zallamahi e madhe nė kryeqytet. Proho, ka urdhėruar drejtorin e shkollės, tė mbledhė kėshillin e prindėrve dhe tė mėsuesve, pėr tė marrė vendimin pėrfundimtar pėr gjimnazisten nga Fieri. "Unė kam qenė i prerė qė nė fillim. Nė bazė tė dispozitave normative tė shkollės, ajo vajzė nuk do tė pranohet nė mėsim me kėtė veshje", thotė drejtori i Drejtorisė Arsimore.

Ndryshe nga rastet e katėr konviktoreve "tė mbuluara" nė kryeqytet - qė nuk i kanė pranuar prindėrit - nxėnėsja nė vitin e dytė nė Fier, ka pasur mbėshtetjen e familjes sė saj.


"Unė nuk e heq ferexhenė"

http://www.balkanweb.com/gazeta/sociale/sociale2.htm
13 Shkurt 2001

FIER - Ndėrsa tė gjithė lėvizin gjatė pushimit mes orėve, Edlira qėndron kokėulur, aty, nė bankėn e cepit. Eshtė dita e fundit qė i lejohet tė vijė nė shkollė. Tashmė, ėshtė vendosur, me ferexhe, nuk do tė pranohet nė mėsim. Drejtori i shkollės, Dashnor Mehmeti, thotė se kanė marrė urdhėr nga Ministria. Ndėrsa nuk kanė munguar edhe ankesat e mėsuesve, sidomos asaj tė fiskulturės, qė nuk e kanė pranuar veshjen
e Edlirės. Nxėnėsja nė vitin e dytė, ka pranuar tė tregojė pėr Gazetėn, historinė e saj, muajt me ferexhenė.

Nesėr ėshtė afati i fundit pėr heqjen e ferexhesė. Ti si do veprosh?
"Nėse do mė lėnė tė vij nė shkollė e veshur, unė nuk do ta lė shkollėn, nėse jo, jam e detyruar, edhe pse mė vjen shumė keq. Kėtė veshje nuk e heq. Unė mendoj se me termin laik, ėshtė abuzuar. Pėrderisa kjo shkollė nuk ka njė rregullore, pėrderisa kėtu vishet minifundi, pėrse duhet tė pengohem unė tė mbaj shaminė? Unė kam sakrifikuar pėr islamizmin, nuk e kam ndėrmend ta heq".

Pastaj, ē'do bėsh?
"Unė nuk do rri pa shkollė. Nėse nuk mė pranojnė kėtu, do tė shkoj nė Tiranė, dhe do tė vazhdoj njė shkollė fetare".

Kėtė veshje e kanė pranuar prindėrit?
"Unė jam rritur me njė edukatė tė theksuar fetare, edhe mamaja ime ėshtė e veshur. Ata mė kanė mbėshtetur. Pastaj, i fejuari im qė ėshtė me fenė nė Tiranė, nuk do mė linte".

"Zgjodha dijen nė vend tė shamisė"

http://www.balkanweb.com/gazeta/sociale/sociale1.htm

Qė prej ditės sė djeshme, ėshtė si gjithė tė tjerat. Ka vendosur tė heqė shaminė, dhe t'i kthehet shkollės. Vendimi ka qenė i vėshtirė, por "unė zgjodha dijen nė vend tė shamisė", tregon pėr Gazetėn, Marjana, maturante te gjuhėt e huaja, njė nga vajzat qė vendosi "tė zbulohej". E shohim tė veshur me njė fund tė gjatė, qė - edhe pse me taka - shpesh has nė tokė. Vetėm njė javė kishte qė ishte veshur. Ka qenė njė vendim i marrė larg familjes. Askush nuk e ka ditur se gjatė njė jave, maturantja nga Kavaja, kish vendosur tė zbatonte deri mė njė praktikat e fesė, qė aq shumė respektonte. Nuk ka zgjatur shumė mbajtja e ferexhesė pėr Marjanėn nga Kavaja. Teksa rrėfen, shikon majat e kėpucėve tė saj. As nė shkollė, as jashtė saj, nuk mban mė shaminė. "Tani nuk ia vlen mė. S'mund ta mbaj nė dhomė, dhe kur dal nė shkollė , ta heq", thotė ajo. Tė ndiqte shkollėn, apo tė praktikat e myslimanizmit. Vetė adoleshentja nuk do kish dashur tė ishte nė mes njė dileme tė tillė, por, mė nė fund ka vendosur. "Nuk mund tė hiqja dorė nga shkolla, pėr tė mbajtur shaminė", tregon Marjana. Ajo nuk diskuton mė rregulloren. Sipas saj, drejtori vendosi qė ato vajza tė mos hynin nė mėsim. Pėrmend vagullt Kushtetutėn, qė i jep tė drejtė asaj, dhe myslimaneve tė tjera tė veshura... Porse tashmė ėshtė "pėrulur". Kanė qenė edhe prindėrit e vajzės, qė kanė bėrė presion tek
adoleshentja. Tani Marjana nuk mban mė shami, por vazhdon tė shkojė rregullisht nė shkollė.

 

Katėr nxėnėset heqin ferexhetė: Vajzat e Gjuhėve tė Huaja i binden drejtorit

http://www.balkanweb.com/gazeta/sociale/sociale2.htm
27 Janar 2001

TIRANE - Drejtori arrin "tė zhveshė" vajzat me ferexhe. Konviktoret, qė nuk janė lejuar nė mėsim pasi mbanin shaminė, tashmė, janė rikthyer nė shkollė. Por, kėtė radhė, "tė zbuluara". "Tre prej tyre, sot janė nė mėsim", thotė pėr Gazetėn drejtori i shkollės sė mesme tė gjuhėve tė huaja, Preng Vata.

Vajzat qė mėsojnė nė shkollėn "Asim Vokshi", kanė zgjedhur tė respektojnė rregulloren e shkollės nė vend tė praktikave tė fesė sė tyre. Tė paktėn nė mėsim, nuk do ta mbajnė shaminė. Nga Dibra, Bulqiza dhe Kavaja, tre vajzat janė maturante nė kėtė shkollė. Rregullorja, presioni i prindėrve... dhe mė shumė se njė zgjedhje, tė zbulohen, ka qenė e vetmja zgjidhje. Por, pasi lėnė ambientet e shkollės, secila mund t'i rikthehet ferexhesė.

Vendimi
Tani shkojnė nė shkollė, si edhe mė parė, tė pambuluara. Dy nga vajzat, kanė vendosur t'i heqin "pėr fare" shamitė. "Kur e heq nė shkollė, s'ka mė kuptim ta mbaj. S'mund tė bėhet herė me shami, e herė pa tė", tregon Marjana, njė nga vajzat qė ėshtė zbuluar tashmė. Vetėm njė prej tyre ėshtė nė dilemė. Tė rimbulohet me tė nxjerrė kėmbėt nga shkolla, apo ta heqė fare, si shoqet... Mė shumė se mendimi i adoleshenteve, kanė thėnė fort fjalėn e tyre, prindėrit e konviktoreve. Vajzat kishin vendosur tė respektonin deri nė fund praktikat e fesė sė tyre, myslimanizmit. Debati ka qenė i ashpėr, porse nė fund, maturantet do tė pėrballeshin me zgjedhjen mes dy alternativash. Nė prag tė marrjes sė diplomės, e kanė parė tė udhės tė zgjedhin shkollėn, e tė heqin dorė nga ferexheja. Rregullorja e brend-shme e shkollės, e mirėpėrcakton se veshjet jo korrekte, qė nuk lejohen tė mbahen nga nxėnėsit, janė minifundi, kanatjerja dhe shamia.

Reagime
Kanė hequr vetėm shaminė. Me fundet qė lėnė tė duken veēse majat e kėpucėve, prezantohen ēdo ditė nė shkollėn e mesme tė gjuhėve tė huaja nė kryeqytet. "Si t'i dallosh? Janė ato tė veshura me funde tė gjata", tė pėrgjigjen konviktoret, shoqet e vajzave qė deri dje, mbuloheshin me shami. I gjejmė teksa presin tė hapet konvikti. Eshtė mesditė, ende nuk ka shkuar ora tė hapet dera. Rrinė kokėulur. Nuk janė ēmėsuar ende tė rrinė "zbuluar", edhe pse pėr fare pak kohė kanė mbajtur shaminė. "Ka shumė nga ato qė luten, njėra iku fare, e la shkollėn, e kishim shoqe klase", tregon njė nga vajzat qė mėson nė vitin e tretė pėr anglisht. Reagimet janė tė ndryshme. Disa mendojnė se ashtu siē nuk lejohet minifundi, ashtu tė mos lejohet edhe shamia. Porse njėra prej vajzave, deri dje tė veshura, thotė e revoltuar: "C'i bėn shamia, u ha bukėn?". Megjithatė, tė gjitha kanė vendosur, edhe pse tė detyruara, tė zgjedhin shkollėn, duke hequr shaminė.

Ferexhetė, kthehet edhe njė vajzė nė shkollė

http://www.balkanweb.com/gazeta/sociale/sociale1.htm
22 Shkurt 2001

TIRANE - "Zhvishet" edhe njė prej nxėnėseve me shami te shkolla e mesme e gjuheve tė huaja. Mbetet, e fundit "e ferexheve". Ermira, nxėnėsja nė vitin e tretė tė shkollės "Asim Vokshi", njė muaj pas largimit, ėshtė kthyer nė mėsim. I ati i saj, Xhevat Dani, nga Dibra, pak kohė mė parė, denoncoi nė Gazetė komunitetin mysliman qė "gėnjyen vajzėn e tij".

Odiseja e vajzės "mė kokėfortė" ka marrė fund. Po kėshtu edhe sorollatjet e prindit nga Dibra nė rrugėt e kryeqytetit. Pas shumė mundimesh, Ermira ėshtė "bindur", dhe prindi ka lėnė i qetė Tiranėn. Ndėrsa Avokati i Popullit, vazhdon tė shqyrtojė ēėshtjen, edhe pse vetė denoncuesja - vajza nga Dibra - ėshtė kthyer nė shkollė.

Kthimi Ka disa ditė qė Ermira i ėshtė rikthyer bangave tė shkollės. "Qė ditėn e premte, ka ardhur edhe njė nga nxėnėset", thotė drejtori i shkollės, Prelė Vata. Megjithatė konviktorja, nuk e ka hequr "pėr fare" shaminė. Me tė vėnė kėmbėt jashtė rrethimit tė hekurt tė "Asim Vokshit", nxėnėsja e vitit tė tretė, nxiton "tė mbulohet". Nė ambientet e shkollės e gjejmė me kokėn "zbuluar", ndėrsa rreket tė fshihet nėn shaminė e kthyer nė shall, vetėm pėr orėt e mėsimit. Ajo nuk do tė shohė njeri, as babanė... qė e detyroi tė hiqte dorė - pjesėrisht - nga veshja qė mban "nė emėr tė Allahut".

Historia
Ermira ka qenė mė e vendosura. Veshjen qė mbante pėr tė respektuar myslimanizmin, s'mund t'ia hiqte askush, as i ati i saj... Si tre tė tjera tė shkollės sė mesme tė gjuhėve tė huaja, Ermira nuk ėshtė pranuar nė mėsim, pasi rregullorja e shkollės nuk lejonte njė veshje tė tillė. Vendimi ka qenė i vėshtirė, por nė fund, pas tre vitesh qė studionte pėr anglisht nė shkollėn e mesme tė gjuhėve, ka vendosur tė kthehet nė vendin e saj, nė Maqellarė tė Dibrės. Pas disa ditėsh, ėshtė kthyer nė Tiranė, bashkė me tė atin. Teksa orvatej tė gjente njė zgjidhje, "nė tė mirė" tė saj, Xhevati, babai i saj, kėrkonte me ngulm qė Ministria e Arsimit, tė mos lėvizte nga vendimi pėr mospranimin nė mėsim tė "atyre me shami". Vajza mė nė fund ėshtė "nėnshtruar", dhe i ati e ka shoqėruar vetė Ermirėn nė bangat e shkollės. 

Bindja
Presioni ka qenė i gjithanshėm. Por po aq edhe suporti i komunitetit mysliman. Gjendja ka mbetur pezull pėr njė muaj. Por nė fund, Ermira ėshtė "dorėzuar". Nė ambientet e shkollės, shaminė e mban hedhur rreth qafės. Mė pas, i rikthehet veshjes "nė emėr tė Allahut", pėr pjesėn e mbetur tė ditės. Nuk ka qenė vetėm kėmbėngulja e tė atit. Fjalėn e fundit, e kanė thėnė tė tjera "si ajo". "E kanė bindur ca vajza studente, qė vetė janė tė mbuluara", thotė nėndrejtori i konviktit tė shkollės sė gjuhėve, Luan Zajmi. Edhe pse vetė drejtori ka dhėnė njė urdhėr pėr mospranmimin as nė konvikt tė vajzave me ferexhe, ato vazhdojnė tė qėndrojnė aty, derisa... "tė dalė njė urdhėr i shkruar",
thotė Zajmi.

Avokati i Popullit
Avokati i Popullit prej kohėsh ka marrė nė dorė ēėshtjen "ferexhe", pėr tė cilėn pritet tė japė njė gjykim. Pikėrisht interpretimin e vendimit tė Ministrisė sė Arsimit. "Ēėshtja ėshtė nė proces". Eshtė kjo pėrgjigjja qė ka Avokati i Popullit, Dobjani, lidhur me tė pėrfolurat "raste me shami". I vetmi denoncim i mbėrritur nė dyert e kėtij institucioni, ėshtė ai i vajzės nga Dibra. Ndėrsa Ermira ėshtė kthyer nė mėsim, Avokati i Popullit, thotė se ēėshtja ėshtė ende nė proces. Brenda afatit tė pėrcaktuar nga Dobjani, ēėshtja "ferexhe" zgjidhet vetvetiu, pasi nxėnėset pėrjashtohen nga plotėsimi i numrit tė mungesave. Ndėrsa drejtori i Arsimit tė Mesėm, Rexhep Ēuko, thotė se Avokati i Popullit ka vetėm pozicion kėshillues. Vendimi ėshtė marrė, dhe askush s'mund ta ndryshojė, pasi janė ligjet e shtetit.

Komisioni
Eshtė mbledhur edhe komisioni shtetėror i kulteve. Pėr herė tė parė nė njė seminar nė lidhur me problemet fetare nė Shqipėri. Eshtė pikėrisht ky komision qė duhej tė pėrcaktonte nėpėrmjet marrėveshjeve, marrėdhėniet mes shtetit dhe komuniteteve fetare. Mėsojmė se ėshtė prekur edhe rasti i "vajzave me shami". Njė nga pėrfaqėsuesit e OSBE-sė ka pasur opsionet e tij, nė lidhje me ferexhetė, dhe vendimet pėr mospranimin e tyre nė institucionet arsimore.

www.BURIMI.net