|
Home
Home
Islami
Kur'an
Hadith
Ramazan
Falja/Namazi
Haxhi
Vajza Muslimane
Familja
Edukimi i Femijeve
Faqa e Femijeve
Shkence
Shendeti
Kuzhina
Arti Islam
Lirika
Kendi i Librit
Links
Kuiz
Fjalori i Faqes
Per Burimi.net

Kontakto Burimin

|
|

Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit
Te Kuptojme Islamin
1. Ēfare do te thote
fjala 'ISLAM'?
2. Kush eshte Allahu?
3. Kush eshte Musliman?
4. Kush eshte Muhamedi?
5. A e adhurojne
Muslimanet profetin Muhamed?
6. Ēfare mendojne
Muslimanet per Jezusin (Isain)?
7. Ēfarė ėshtė Kur'ani?
8.
Cili eshte qellimi i te adhuruarit ne Islam?
9.
A besojne Muslimanet ne jeten tjeter (Ahiretin)?
10.
A ka ndonje kod te veēante per veshjen e Muslimaneve?
11. Cilat gjera jane
te ndaluara ne ushqim ne Islam?
12.
A jane grate te shtypura ne Islam?
| 1. Ēfare do te thote
fjala 'ISLAM'? |
| Fjala 'Islam' do te thote paqe dhe
nenshtrim. Paqa nenkupton te qenurit ne paqe me veten dhe me ēdo
gje perreth, ndersa nenshtrimi nenkupton zbatimin e urdhrave te Zotit. Nje
kuptim me i gjere i fjales 'Islam' do te ishte: Te arrish paqe duke iu
nenshtruar urdhrit te Zotit. Islami eshte nje mėnyrė jetese
qe ka si domethenie te sjellurit e moralshem.
|
| 2. Kush eshte Allahu? |
| Allah eshte fjala Arabe per Zotin. Allahu
nuk eshte vetem Zot i Muslimaneve; Allahu eshte Zoti i gjithe krijesave;
Ai eshte Krijuesi dhe Furnizuesi i gjithe gjallesave. Fjala 'Allah' nuk ka
gjini apo shumės (ndryshe nga fjala 'Zot' qė ka gjini edhe shumės). Eshte
interesant tė theksohet se fjala 'Allah' ėshtė emri i Zotit nė gjuhėn
Aramaike (gjuha e Isait / Jezusit as). Njėherė bashkėkohėsit e tij e
pyetėn Profetin Muhamed (as) pėr Zotin. Pėrgjigja erdhi direkt nga Zoti nė
formėn e njė Sureje / Kapitulli tė shkurtėr nė Kur'an, e cila konsiderohet
si motoja e monoteizmit (besimit ne nje Zot te vetem).
"Thuaj: Ai ėshtė Allahu, Njė dhe i
Vetėm! Allahu ėshtė mbėshtetja (Atij i mbėshtetet ēdo krijesė). As ska lindur
kė, as nuk ėshtė i lindur. Dhe Atij askush nuk i ėshtė i barabartė." (Kur'an,
112:1-4) [Dėgjoje ]
|
| 3. Kush eshte Musliman? |
| Fjala "Musliman" i referohet atij qe i
nenshtrohet urdhrave te Zotit. Kjo behet duke deklaruar "La
ilahe il-lallah, Muhamed resulullah. (Nuk ka zot tjeter perveē Allahut,
dhe Muhamedi eshte i Derguari i Tij)".
Pra ēdo njeri qe me deshire i nenshtrohet vullnetit te Zotit eshte
Musliman. Kjo eshte arsyeja qe gjithe profetet qe kane ardhur para
Muhamedit (as) konsiderohen Muslimane. Keshtu per Ibrahimin, profetin e
derguar para Musait dhe Jezusit/Isait, ne Kur'an thuhet: "Ibrahimi
nuk ka qenė as jehudi, as i krishterė, por ai ishte Musliman..." (Kur'an,
3:67) sepse ai iu nenshtrua urdhrit te
Zotit. |
| 4. Kush eshte Muhamedi? |
| Muhamedi (Paqja qofte mbi te) u lind ne
nje fis te nderuar ne Meke, Arabi, ne vitin 570 (era jone). Parardhesit e
tij shkojne deri tek familja e profetit Ismail, bir i profetit Ibrahim.
Babai nderroi jete para lindjes se tij, kurse nena vdiq kur Muhamedi ishte
6-vjeēar. Keshtu Muhamedi u rrit fillimisht nen perkujdesjen e kujdestares
se tij, siē ishte zakon ne ate kohe, e pastaj nga gjyshi dhe xhaxhai i tij.
Ne moshe te re, Muhamedi u be i njohur per te qenurit i drejte dhe per
meditimet e shpeshta. Ne moshen 40-vjeēare atij iu dha profetesia kur
engjulli Xhebrail iu paraqit ne shpellen Hira. Shpallja qe i erdhi
profetit gjate nje periudhe 23-vjeēare u mblodh ne formen e nje libri -
Kur'ani - liber qe Muslimanet e konsiderojne si fjalen perfundimtare prej
Zotit. Kur'ani eshte ruajtur i pandryshuar ne formen e tij origjinale. |
| 5. A e adhurojne
Muslimanet profetin Muhamed? |
| Pergjigja eshte JO. Muslimanet nuk
adhurojne profetin Muhamed apo ndonje profet tjeter. Muslimanet i besojne
te gjithe profetet perfshire Ademin, Nuhun, Ibrahimin, Dautin, Sulejmanin,
Musain dhe Isain/Jezusin. Muslimanet besojne se Muhamedi eshte vula e
gjithe profeteve. Muslimanet besojne se adhurimi eshte vetem per Zotin -
Allahun e Madheruar, dhe jo per ndonje qenie njerezore. |
| 6. Ēfare mendojne
Muslimanet per Jezusin (Isain)? |
| Muslimanet e vleresojne shume larte
Jezusin (Isain) dhe nenen e tij Marien (Merjemen). Kur'ani na tregon se
Jezusi ishte frut i nje lindje te mrekullueshme pa baba. "Vėrtet,
ēėshtja e Isait (i lindur pa baba) te Allahu ėshtė sikurse ēėshtja e
Ademit. Allahu e krijoi atė (Ademin) nga dheu, pastaj atij i tha Bėhu! e
ai u bė." (Kur'an, 3:59). Si profet qe
ishte, Jezusit iu dhane shume mrekullira. Nje nga keto ishte se ai foli si femije shpejt pas lindjes ne
mbrojtje te nderit te nenes se vet. Zoti i dha atij mundesi te
sheroje te verbrin dhe te semurin, te ngjalle te vdekurin, etj. Keto
mrekullira iu dhane atij nga Zoti per ta dalluar ate si profet. Sipas
Kur'anit, Jezusi nuk u kryqezua por u ngrit ne qiell (Kur'an, Sure Merjem). |
| 7. Ēfarė ėshtė
Kur'ani? |
| Kur'ani ėshtė rekord/dokument ekzakt i
fjalėve tė shpallura nga Zoti pėrmes engjullit Xhebrail tek Profeti
Muhamed (as). U memorizua nga Muhamedi dhe pastaj iu diktua shokėve te tij,
dhe kėto fjalė u shkruan nga shkrues profesionalė tė kohės duke e
verifikuar me Profetin gjatė jetės sė tij. As edhe njė gėrmė nuk ka
ndryshuar nė tė 114 kapitujt e tij apo Suret, duke e bėrė kėshtu Kur'anin
njė tekst unikal dhe tė mrekullueshėm qė iu shpall Muhamedit 14 shekuj mė
parė.
Dėgjo Sure
Fatiha
- kapitulli hyrės i Kuranit, i cili ėshtė qendėr e faljes nė Islam (Namazit).
Kjo sure mbart esencėn e Kur'anit dhe recitohet nė ēdo namaz.
Kur'ani - Fjala e fundit e shpallur nga
Zoti - ėshtė burimi kryesor i besimit dhe jetesės pėr ēdo Musliman. Nė tė
trajtohen gjithė ēeshtjet qė na interesojnė neve si qenie njerėzore:
urtėsia, rregulli, adhurimi dhe ligji, por tema bazė e Kur'anit ėshtė
marėdhėnia e Zotit me krijesat e Tij. Nė tė njėjtėn kohė Kur'ani na ofron
udhėzim pėr tė ndėrtuar njė shoqėri tė drejtė, pėr sjellje korrekte me
njerėzit dhe pėr njė sistem tė ndershėm ekonomik. |
| 8.
Cili eshte qellimi i te adhuruarit ne Islam? |
| Qellimi i te adhuruarit ne Islam eshte te jesh i vetedijshem & i ndergjegjshem per ekzistencen e Zotit. Ndaj adhurimi, qofte falja / namazi, agjerimi, bamiresia, etj jane menyra per te arritur
vetedijen e Zotit. Kur dikush behet i vetedijshem per Zotin, ai eshte ne
nje pozite me te mire per te marre shperblimet e Zotit ne kete bote dhe ne
Ahiret (bota tjeter). |
| 9.
A besojne Muslimanet ne jeten tjeter (Ahiretin)? |
| Zoti eshte i Drejte dhe e manifeston drejtesine e Tij. Ndja Ai ka vendosur
nje sistem pergjegjshmerie. Ata qe bejne pune te mira do te shperblehen,
ndersa ata qe punojne keq do te ndershkohen ne perputhje me to. Zoti ka
krijuar Xhenetin (Parajsen) dhe Xhehenemin (Ferrin) dhe ka kritere pranime
per te dyja keto. Muslimanet besojne se jeta e tanishme eshte e perkohshme;
eshte nje test te cilin nese e kalojme me sukses do te na jepet nje jete
me kenaqesira te perhershme ne shoqerine e njerezve te mire ne Xhenet.
|
| 10.
A ka ndonje kod te veēante per veshjen e Muslimaneve? |
| Ne Islam theksohet modestia. Njeriu nuk
duhet te shikohet si objekt seksual. Si per burrat dhe per grate rrobat
duhet te mos jene shume te holla (te tejdukshme) ose shume te ngushta dmth
te mos tregohen format e trupit. Per gruan veshja duhet te mbuloje gjithe
trupin e saj me perjashtim te duarve dhe fytyres. |
| 12.
A jane grate te shtypura ne Islam? |
| JO. Perkundrazi, Islami e ngriti statusin
e grave 1400 vite me pare duke iu dhene atyre te drejten per te kerkuar
divorc, te drejten e pavaresise dhe mbeshtetjes financiare, e te gjitha
keto kur ne pjesen tjeter te botes grate nuk i kishin keto te drejta.
Grate jane te barabarta me burrin ne te gjitha aktet e devocionit fetar.
Islami e lejon gruan te mbaje emrin e familjes se saj pas martese, te
menaxhoje te ardhurat e saj si te deshiroje. Nuk eshte Islami qe i mban
grate e shtypura, edhe pse ka disa burra Muslimane qe veprojne ashtu per
shkaqe te kulturave lokale dhe injorances fetare. Burrat profeti Muhamed
as i keshillonte: "me i miri nder jush eshte ai qe eshte me i miri per
gruan e vet." (Tirmidhiu) |
|