|

Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit
QELLIMI I
JETES
_________________________________
A e keni pyetur
ndonjehere veten:
"Cili eshte
qellimi i JETES?"
"Jeta ime?"
"Jeta jote?"
Shume njerez meditojne ne lidhje me
keto pyetje. E mundet qe njerez te ndryshem te pergjigjen ne menyra nga
me te ndryshmet. Disa mund te thone se qellimi i jetes eshte te fitojne sa me
shume pasuri. Le te supozojme se arriten te kene gjithe pasurine qe deshen, e
ēfare pastaj? Cili do te jete qellimi jetes se tyre ne kete pike?
Ne qofte se qellimi i jetes eshte te behesh i pasur, atehere nuk do te kishte me
asnje qellim pasi te behesh i pasur.
Fakti eshte se njerezit kur arrijne qellimin e tyre per arritjen e pasurise ne
kete jete humbin qellimin e jetes pas kesaj dhe kalojne ne tension te vazhduar
duke vuajtur nga ndjenja e pavlershmerise se jetes. E si mundet atehere te
konsiderohet pasuria qellimi i jetes? A mund te na garantoje pasuria per t'u
ndjere i lumtur? Sigurisht qe jo.
Nje femije 5 vjecar sigurisht qe do te preferoje te kete nje loje te re sesa nje
depozite te majme bankare. Nje adoleshent vlereson po ashtu me se shumti filmat,
lojrat me video, pizat, shoqerimin me shoket, etj. Nje 80 vjecar nga ana tjeter
preferon me mire te shpenzoje pasurine sesa ta mbaje per me vone, apo jo?! Pra
duket se paraja nuk eshte qellimi ijetes se njeriut ne gjithe etapat e jetes se
tij.
Pasuria mund te beje
shume pak efekt apo mund te mos kete asnje efekt per lumturine e nje njeriu qe nuk
beson ne Zot, sepse pavaresisht nga ēfare ka fituar ne kete jete ata
gjithmone do te jetojne me frike per ate qe do te ndodhe me ta ne fund te jetes.
Adhurimi i Nje Zoti te
Vertete te Madheruar (Allahu) si qellimi primar i jetes i ofron besimtarit ēdo
gje per te cilen ai ka nevoje per t'ia dale mbane ne kete jete dhe ne Jeten
Tjeter (Ahiret).
Fjala per paqen dhe pastertine e zemres, bindjes dhe adhurimit ne gjuhen arabe
eshte ISLAM. Dhe ata qe bejne keshtu quhen Muslimane. Per Mulimanin qellimi i
vetem i jetes eshte ibadeti apo adhurimi i Nje Zoti te Vetem. Termi adhurim per
Muslimanin perfshin ēdo akt te bindjes ndaj Allahut te Madheruar. E
ibadeti/adhurimi behet gjate gjithe jetes pavaresisht nga mosha. Ndaj jeta e besimtarit
ketu ne Toke edhe pse e shkurter eshte plot kuptim brenda kuadrit te Islamit.
Ne menyre te ngjashme
ne Jeten Tjeter feja e tij, qellimet, sjelljet dhe veprat e mira te tij do te
vendosden ne peshoren e veprave dhe do jene ne favor te tij para Allahut,
Krijuesit dhe Furnizuesit.
Per shkak se Islami na meson se kjo jete eshte vetem nje test apo prove per
individin ne menyre te natyrshme besimtari e shikon vdekjen jo si fundin e
gjithe gjerave, por me teper e shikon ate si fillimin e jetes tjeter e te
perhershme ne Ahiret.
Ne Diten e Gjykimit ku
caktohet edhe destinacioni i personit per ne Xhennet (Parajsa) apo Xhehenem (Ferri),
do te gjykohet njeriu per ēfare ka punuar ne kete jete, pra do shikohen sjelljet
e tij, mirenjohja qe ka treguar dhe perpjekjet qe ka bere kur ishte ne Toke.
Asnje njeri nuk ka per t'u pergjigjur per punet apo besimet e dikujt tjeter,
veēse te tijat. Po ashtu nuk ka per t'u pyetur per gjerat qe nuk i ka ditur (se
ekzistonin) apo gjerat per te cilat nuk ka qene i afte t'i beje.
Pra me pak fjale bazuar ne mesimet e Islamit, jeta dhe qellimi i saj per ne
eshte diēka logjike, e qarte dhe e thjeshte:
-
Jeta e pare eshte
nje test.
-
Jeta e varrit eshte
nje kohe pritje para Dites se Gjykimit.
-
Dita e Gjykimit do
vendose se ēfare do ndodhe me tutje me individin bazuar ne veprimet e tij ne
Jete.
-
Jeta Tjeter /
Ahireti do kalohet me shperblime te mrekullueshme ose me ndershkim te rrepte.
E duke patur kete
kuptim per jeten, qellimi i Muslimanit eshte qarte qe se pari ai ne mendjen e
vet nuk ka as me te voglin dyshim se eshte krijuar nga Allahu, dhe do te jete
per nje periudhe te shkurter kohe ne kete jete materiale apo ne dynja. Ai e di
se do te vdese, e di se do te rrije per ca kohe ne varr, mire ose keq varet nga
veprat e tij; ai e di se do te ringjallet ne Diten e Gjykimit; si dhe ai e di se
do te gjykohet nga Zoti Fuqiplote.
Duke ditur se veprimet dhe sjelljet e tij do te analizohen me shume kujdes, ai e
kupton se kjo jete e shkurter krahasuar me jeten Tjeter eshte ne te vertete
vetem nje test. Kjo jete eshte kuptimplote dhe qellimplote per besimtarin
musliman pasi ai e kupton se kjo jete do te vendose te ardhmen dhe poziten e tij
te perhershme ne Jeten Tjeter. Si rrjedhim, Muslimani kerkon te zbatoje gjithe
rregullat dhe urdherat e Zotit, si dhe ben adhurim vazhdimisht ndaj tij. Pra,
qellimi i jetes per besimtarin Musliman eshte me 3 fjale: Bindje ndaj Zotit!
_______________________________
Marre
nga Islamtomorrow.com
|