|
Home
Home
Islami
Kur'an
Hadith
Ramazan
Falja/Namazi
Haxhi
Vajza Muslimane
Familja
Edukimi i Femijeve
Faqa e Femijeve
Shkence
Shendeti
Kuzhina
Arti Islam
Lirika
Kendi i Librit
Links
Kuiz
Fjalori i Faqes
Per Burimi.net

Kontakto Burimin

|
|

Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit
Receta Gatimi

|
 |
Fergese tironse
Kjo mund te behet me melci por edhe me speca jeshile.
Nqs nuk keni gjize shume mire perdoret edhe djathi i bardhe.
Fergesa me melci: Merren melcite pastrohen dhe vihen te kavardisen te
tigan. Pastaj shton djathin ose gjizen, pak uje dhe lereni sa te behet
mase e trashe mos harroni ta provoni per kripe sepse ndodh ndonje here qe
djathi eshte i kripur dhe s'ka nevoje per kripe. Hiqeni nga zjarri dhe
hidhini 1 ose 2 vese te rrahura mire dhe pak spec te kuq djeges. Shton pak
vaj ulliri siper dhe shijoheni inshalla.(mund t'i shtoni edhe rigon).
Fergesa me speca: Pasi te jene hequr farat dhe bishti specat skuqen jo
shume (sepse nuk bejne mire per melcine te skuqurat shume.) I hidhet
domate te grira holle ose salce dhe kavardisini pak pastaj hidhni pak uje
dhe pak me vone djathi dhe pastaj veze dhe perseri spese djegse dhe vaj
ulliri.
Nga moter Entela |
|
Lulelaker e skuqur me veze
Pasi lulelakra pastrohet nga gjethet dhe kercelli dhe shpelahet me uje te
ftohte vihet te zihet ne uje me kripe per 20 minuta. Pastaj ndahet ne dege
te vogla, sperkatet me piper djath kackavall ose djath te thermuar te
bardhe, kalohet ne miell, veze te rrahura dhe skuqet ne tigan nga te dyja
anet sa te marrin nje cipe te kuqe.
Per 1kg lulelaker duhet nje luge e gjysem gjelle me miell, 3 veze, djath
sa tua shohi syri, vaji per skuqje, kripe dhe piper.
Nga moter Entela |
 |
|
 |
Qofte te skuqura
Mishi i grire vihet ne nje ene ku e leme te shkrije nqs ka qene ne
frigorifer. Pasi eshte shkrire e gjithe masa e mishit te grire, marrim 2
ose 3 kokra qepe dhe i grijme holle. I preziejme bashke me mishin. I
hedhim 2 kokra veze, piper, majdanoz e ereza te tjera dhe i perziejme te
gjitha bashke me duar. I bejme ne forme ovale ose pete dhe i lyejme me
miell nga te dyja anet dhe i skuqim deri sa te marrin nje ngjyre te kuqe.
Mos harroni zjarri nuk duhet i forte. Mire eshte te skuqen avash-avash.
Keto shoqerohen me patate te skuqura ose te ziera, pilaf, makarona, pure,
me sallate etj. Nuk ishte shume e veshtire apo jo?
Nga moter Entela |
|
Byreke me djath
Petet mund t'i blini te gatshme ose mund t'i beni vet. Petat ndahen ne
kater copa per se gjati ne menyre qe te mblidhen harxhet. Merrni kater
kokrra veze hidhni djath, pak piper, pak qumesht dhe perzieji bashke ne
nje ene. Merrni gjalpe te tretur ne tigan (te jete i ftohur) dhe me nje
luge lyeni peten e hapur dhe te ndare. Pastaj hidheni perzierjen e vezes
me djathin nga pak dhe filloni mblidheni ne forme trekendeshi. Lyeni taven
me yndyre dhe vini me rradhe byreket e pregatitura ne kete menyre.
Keta byreke mund te behen edhe me spinaq ose djath pa harruar erezat si
majdanoz e koper, si dhe me mish te grire dhe qepe e domate nqs deshironi.
Procedura eshte e njejte. Ju befte mire inshaAllah!
Mund te shoqerohen me supe e sallate. Jane shume te shijshme.
Nga moter Entela |
 |
|
 |
Tave Kosi Elbasani
Tava pergatitet me mish qengji ose dashi, por une e bej edhe me pule. Po
te jete me mish qingji ajo piqet direkt, ndersa me mish tjeter duhet te
zihet me pare. Mishi qingjit pritet ne thela dhe vihet ne tepsi. I hidhet
gjalpe dhe futet ne furre e hiqet. Here pas here hidhet uje nga pak qe te
mos thahet. Pasi hiqet nga furra, ne nje tenxhere me gjalpe kaurdiset pak
miell deri sa te zverdhet. Shtohet lengu i mishit te pjekur, perzihet dhe
vlojne deri sa te trashet si salce. Largohet nga zjarri dhe pasi ftohet i
shtohet kos, veze, kripe dhe perzihen mire. Ne tave hidhet pak oriz gjysem
i zier, rradhiten thelat e mishit, hidhet masa e pregatiur me pak gjalpe
siper e piqet ne furre derisa ne faqe te krijohet nje cipe e kuqe.
Varianti i dyte eshte me mish pule ose dashi. Zihet pula ose mishi i
dashit dhe vihen llokmat ne nje ene. Vihet nje dore oriz ne tenxheren me
leng mishi dhe zihet orizi gjysem i gatshem. Ne nje ene hidhni kos, veze,
lengun e mishit me orizin dhe i perziejme se bashku. Kini parasysh qe
lengu te jete i ftohur kur t'i perziejme se bashku dhe hidhen ne tave.
Piqet si me siper.
Nga moter Entela |
|
Sallate me patellxhane te pjekur
Zgjidhen patellxhana te medha, te
trashe dhe te bute. Piqen te paqeruara ne furren e sobes ose ne vatren e
saj. Pastaj u hiqet lekura dhe tuli qe ngelet grihet holle me thike ose
kalohet ne makine rendese. Se bashku ne tulin e patellxhaneve ju mund te
grini edhe disa kokra domate dhe speca po te pjekur duke ia hequr edhe
atyre lekuren. Gjithe kjo mase e pregatitur vihet ne nje ene prej
porcelani ose balte dhe duke e perzier me luge shtohen hudhra
te shtypura, vaj ullliri, uthull, majdanos i grire, kripe, piper dhe se
fundi sperkatet me vaj ulliri i cili e permison shijen dhe ia shton
kalorite sallates. Kjo lloj sallate eshte e leverdishme sepse mund te
pregatitet me shumice dhe te ruhet ne frigorifer.
Nga moter Entela |
 |
|
 |
Tave peshku me hurdha
Peshku i pastruar dhe i lare pritet ne
copa, i hidhet kripe, piper. Lyhet me miell dhe skuqet ne tigan me yndyre
te nxehte, por duhet patur kujdes te mos kuqet shume (sa te marri ngjyre).
Hiqet dhe vihet ne nje pjate. Ne yndyren e tepruar ne tigan hidhen hudhra
te grira trashe shtohet miell i cili kaurdiset pak pastaj salce domatesh.
Te gjitha keto perzihen me njera tjteren shuhen me uthull pastaj shtohet
pak uje, kripe, piper e gjethe dafine. Masa hidhet ne tave dhe vihen siper
copat e peshkut te skuqura lehte si me siper dhe piqet ne furre 15-20
minuta duke i hedhur pastaj majdanoz i grire holle ne procesin e fundit te
pjekjes .
Nga moter Entela |
|
Lulelakėr nė furrė
Pasi e lajme mire lulelakren, e ziejme ne nje tenxhere per 5-8 min. Pas
zierjes e ndajme dhe e copetojme ne lulka te vogla, te cilat i rendisim ne
forme uniforme (rreth e perqark taves). Me pas ne nje tigan pergatisim
beshamelen, te cilen do ia hedhim siper lulelakres.
Per pergatitjen e beshamelit na duhen mjetet e zakonshme qe jane: pak
gjalpe, miell, 1 veze dhe qumesht. Konkretisht: Hedhim se pari ne tigan
gjalpin, sa te kete filluar shkrirjen i hedhim nje luge miell. I trazojme
pak, e kriposim (duhet pasur kujdes mos na formohen kokrra) dhe ne
momentin qe fillon te trashet i hedhim pak qumesht (1 filxhan). I lene 2-3
min ne zierje dhe me pas e leme ne qetesi, per t'u ftohur pak. Pas 5 min
ftohjeje hedhim ne tigan nje te verdhe veze, dhe i trazojme pak. Kur te
kene marre nje ngjyre kompakte, e hedhim shtresen bukur siper lulelakres.
Ne fund e mbulojme shtresen edhe me pak djath kackavall te grire qe e bem
teper krokante. E gjitha kjo shoqerohet ...me nje buzeqeshje!
Nga moter Helena |
 |
|
 |
Komposto me kumbulla e kajsi
kumbulla dhe kajsite shpelahen, ndahen pergjysme, u hiqen berthamat
dhe hidhen ne shurup sheqeri te vluar. Shtohet pak limontoz dhe mbahen ne
zjarr sa te marrin vale .
Per kater ose pese persona duhen:
fruta 500 g, uje nje liter per shurupin dhe sheqer nje gote uji, limontoz
nje maje luge kafeje.
Nga moter Entela |
|
Kebab i
Maleve
Ne nje ene te thelle shkrihen 2 luge gjalpe. Shtojme 2 kokrra qepe te
grira, i fergojme duke i perzier vazhdimisht. Shtojme 1 luge gjelle pure
domatesh si dhe 1/2 kg mish qingji te grire. E gjithe kjo zihet me 1.5-2
gota uje derisa te zieje mishi. Pastaj marrim 2 patate dhe 2 karrota. Keto
i presim ne copa te vogla dhe ia shtojme mishit. Pasi ziejne edhe perimet
shtojme 1 gote uji bizele. E provojme per kripe dhe e rregullojme sipas
shijes. E leme te zieje edhe nje kohe shume te shkurter.
Moter Hazbija- Lexuese e faqes se Burimit |
 |
|
 |
Spinaq me
Vezė
Nevojitet; 1
kg spinaq i fresket,1 qepe, 5 veze, yndyre (per fergim),
kripe, melmese (kripe e shtojce perimesh).
Pastrohet
spinaqi dhe grihet ne 2-3 pjese (fleta e spinaqit). Pasi te
kemi vene yndyren te zjarr, hudhet qepa e grire imet dhe zbutet mire,
pastaj hidhet spinaqi me kripe dhe te gjitha melmesat dhe fergohet 20
minuta derisa masa e spinaqit te kete rene ne fund te tenxheres dhe te
jete zbutur mire. Pasi te zbutet e te fergohet mire, spinaqi hidhet ne nje
tepsi dhe masa rrafshohet neper tere tepsine, i hudhen vezet siper (vezet
e pa rrahura) dhe futet ne furre per tu pjekur vezet si dhe per te leshuar
leng spinaqi. Piqet ne temp te larte per 30-35 minuta.
Nga nje lexuese e faqes se Burimit |
Ju befshin mire!
Shko tek
Keshilla per Kuzhinen
|