|
Home
Home
Islami
Kur'an
Hadith
Ramazan
Falja/Namazi
Haxhi
Vajza Muslimane
Familja
Edukimi i Femijeve
Faqa e Femijeve
Shkence
Shendeti
Kuzhina
Arti Islam
Lirika
Kendi i Librit
Links
Kuiz
Fjalori i Faqes
Per Burimi.net

Kontakto Burimin

|
|

Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit
RAMAZANI PA MILENIUME
nga Dr. Ismail Bardhi
|
Porse u qe urdhėruar tė adhurojnė
vetėm All-llahun, qė si besimtarė tė sinqertė, me sinqeritet ti rrėfejnė
(predikojnė) fenė, edhe tė kryejnė namazin dhe tė japin zeqatin, e ajo
ėshtė fe e qėndrueshme.
(Kuran, 98:5)
O besimtarė! Agjėrimi u ėshtė bėrė
obligim i detyrueshėm, siē u ishte bėrė obligim edhe atyre qė qenė para
jush, ashtu qė tė bėheni tė devotshėm.
(Kurani, 2:183)
Islami ėshtė ndėrtuar mbi pesė
shtylla: tė dėshmosh se nuk ka zot tjetėr pos All-llahut dhe se Muhammedi
ėshtė i dėrguari i Tij, tė falėsh namazin, tė ndash zekatin, tė agjėrosh
Ramazanin dhe ta vizitosh shtėpinė e shenjtė tė All-llahut. (Hadith)
|
Besimtarė Agjėroni!
Edhe pse ėshtė e vėrtetė qė Zoti e ka vulosur
fenė ashtu siē ėshtė ajo nė esencėn e vet fillestare dhe pėrfundimtare, kur
askush nuk ka ekzistuar qė ta dėgjojė, ta shohė e ta pėrjetojė atė pa urdhrin e
Zotit, vėrtetėsia e fesė dėshmohet edhe me vetė ajetin/shenjėn e Kuranit, ku
All-llahu xhel-le shanuhu thotė: Nuk krijova xhinn dhe njerėz pos qė
tė mė adhurojnė (51:56). Qėllimi i paraqitjes sė krijesės nė kėtė botė nga
Zoti ėshtė qė ai tė jetė i nėnshtruar, i dėgjueshėm vetėm ndaj Perėndisė. Pa
kėtė humb ēdo gjė. Kjo vėrtetėsi e fesė medoemos vėrtetohet nė ēastet e fillimit
dhe tė pėrfundimit tė ēdo sendi (3:83). Ndėr kėto dėgjueshmėri dhe bindje ėshtė
edhe urdhri i Zotit: Agjėroni besimtarė!
Lutja islame edhe nė aspektin kohor ka njė
formė tė gjallė lėvizėse e cila pėr ēdoherė ia ngjyros ēdo ēast tė jetės njeriut
besimtar. Kėtė nė fakt atij ia mundėson kalendari lunar tė cilin e kanė
muslimanėt, sepse nuk kemi kohė, stinė e ditė qė pėrputhet me datėn statike e
mos tė ketė lutje, festė fetare dhe agjėrim.
Qė ta vėrtetojė
pavdekshmėrinė e fesė Zoti bėn intervenimin e pėrsėritur tė pėrhershėm tė
urdhrave tė Tij edhe pse nė shikim tė parė kjo mund tė duket si njė tautologji
pa ndėrrime dhe ndryshime, por, pėr ēdoherė i ngjan zanafillės sė vet, sepse
kemi dėgjueshmėrinė dhe padėgjueshmėrinė, dėnimin dhe shpėrblimin gjithmonė tė
regjistruara nė freskinė e vet.
Agjėrimi si lutje e kalon ēdo dimension tė lutjeve tė tjera pėr shkak se tėrė tė
lejuarėn pėr njė ēast Zoti e bėn tė ndaluar, Ai e bėn hallallin haram, gjė qė
pėr logjikėn ėshtė e pakapshme. Kėtu vėrtetohet edhe ajo se Zoti kur ndalon nuk
ndalon qė tė krijojė ofendim, por me qėllim qė tė kėrkojė nga krijesa mė e lartė
vetėm devotshmėri, respekt, heshtje, dėgjim, bindje, flijim.
Nėnshtrimi tė Vėrtetės dhe bindja me tė
qenėsinė njerėzore e shndėrrojnė nė pėrsosuri, gjė qė do tė thotė se njeriu
ėshtė nė gjendje sikur ta shohė Zotin. Sepse edhe pse nuk e sheh Atė, Ai e sheh
atė. Zoti i pėrfshin shikimet, ndėrsa shikimet nuk e pėrfshijnė Atė. Arsyeja
ėshtė e verbėr, ndėrsa zemra ėshtė pėr tė shikuar. Prandaj nė tė takohen
shikimet e zemrės sė shikuar. Kėtė agjėrimi ia mundėson besimtarit.
Njė herė nė prezencėn e
ashabėve Pejgamberit i paraqitet Xhibrili alejhis-selam nė formė tė
dukshme tė njeriut, jashtėzakonisht i pastėr, pa gjurma mbi vete se ka
udhėtuar, pėr asnjėrin i njohur dhe i drejtohet Muhammedit alejhis-selam
duke e pyetur pėr nėnshtrimin (islam), bindjen (iman), bukurinė (ihsan)
dhe Ēastin (saat) me qėllim qė ti mėsojė ata nė fe (din). Kėtu
bindja ėshtė shėnuar me atė tė cilės ajo i pėrket: me Zotin, melekėt e Tij,
librat e Tij, lajmėtarėt e Tij, Ditėn e Gjykimit dhe larjen e borxhit tė sė
mirės dhe tė keqes sė tij. Bindja e tillė pėrfshin besimin nė tė vėrtetėn e asaj
tė cilės i pėrket, e ajo ėshtė realiteti i vėrtetė i asaj qė ėshtė. E kur
njerėzit kanė bindje tė tillė do tė thotė se asaj plotėsisht ia nėnshtrojnė
veprimin e vet. Pejgamberi alejhis-selam thotė: Bindja ėshtė njohje
nė zemėr, shqiptim me gjuhė dhe veprim me gjymtyrėt. Sipas kėsaj, bindja
pėrfshin njohjen, tė folurit dhe tė vepruarit. Mirėpo fjala ėshtė pėr njohjen
nė zemėr. Njohja e tillė e mundėson pėrsosurinė njerėzore. Ajo ėshtė tė parit e
shumėsisė nė njėjėsinė dhe njėjėsisė nė shumėsinė. Asaj i pėrgjigjet zemra, si
aftėsi njerėzore e lidhjes sė drejtėpėrdrejtė me Mendjen, apo njohjen e dukurive
nė vėrtetėsinė e krijueshmėrisė sė tyre burimore. Njohja e dukurive ndarė nga
zemra i redukton ato nė jashtėsinė e tyre, qė shprehet nė gjendjet e ndryshme tė
verbėsisė, ndryshkjes, ngurrtėsisė dhe sėmundjes sė zemrės. Gjendja e
tillė do tė thotė pasje tė zemrės por moskuptim (7:179). Bindje mund tė ketė
vetėm se zemra e shėndoshė, ndėrsa atė Zoti e shkruan nė zemėr (58:22). Ai
ėshtė qė nė zemrat e besimtarėve dhuroi qetėsinė pėr ta shtuar ata bindjen nė
besimin e vet qė kishin (48:4). Ajo ėshtė njohuria mė e lartėsuar. Ajo
ėshtė e brendshme dhe e pandashme nga tė qėnit. E kur ajo ta ndriēojė shpirtin,
ndahet nė format e veta tė ndryshme, kėshtu qė mund tė jetė ndjenjė apo e folur
e arsyeshme. Ai i cili di (njeh) nė zemėr atė njohuri e tregon me tė folurit e
vet. Gjendja e arsyes ėshtė reflektim i Mendjes, ndėrsa tė folurit dyanshmėri
e arsyes me Mendjen. Tė folurit e tillė ėshtė nė pėrputhje me njohurinė e zemrės;
ajo ėshtė lidhje me krijimin, meqė Zoti krijon me Fjalė. Prandaj tė vepruarit
ėshtė e pandashme nga veprat
nuk mund tė themelohen nė njohurinė nė zemėr, si shprehet Shpallja: ...
Ata ju bėjnė lajka me fjalėt e tyre, kurse zemrat e tyre kundėrshtojnė...
(9:8).
E kundėrta e bindjes ėshtė mohimi i asaj qė
ėshtė e njohur (kufr). Krijimi i njeriut ėshtė i qartė, por e tillė ėshtė
edhe mundėsia e dukshme e dy pėrgjigjeve para kėsaj qartėsie falėnderimi dhe
mohimi. Pėrgjigjen e parė e shprehin edhe fjalėt e Pejgamberit alejhis-selam:
Ēdo e mirė ėshtė nė duart e Tua, ndėrsa e keqja nuk tė kthehet Ty. Meqė me
posedimin e zemrės njeriut i ėshtė mundėsuar njohja e sė Vėrtetės, bindja ėshtė
njohje e asaj tė vėrtete me fjalė dhe vepėr, ndėrsa mohimi refuzim i saj me
fjalė dhe mosveprim. Prandaj bindja ėshtė unitet i njohurisė, tė folurit dhe tė
vepruarit.
Tradita shėnon se kur meleku Xhibril e pyeste
pejgamberin Muhammed alejhis-selam: Mė thuaj ēėshtė ihsani? Ti
bėhesh rob Zotit sikur je duke e shikuar Atė, sepse edhe pse ti nuk e sheh, Ai
vėrtet tė sheh ty, u pėrgjigj ai.
Lidhjes foljore vepro
atė qė ėshtė mirė dhe bukur i pėrgjigjet folja kuranore ihsan. Kėshtu,
duke u nisur nga pėrcaktimi i asaj foljeje nė Hadithin e njohur nė tė cilin
Xhibrili e pyet Pejgamberin alejhis-selam pėr nėnshtrimin (islam),
bindjen (iman), kryerjen e asaj qė ėshtė mirė dhe bukur (ihsan)
dhe Ēastin (saat) mund tė vėrehet reciprociteti qenėsor i veprimit tė
tillė dhe robėrimit: Tė vepruarit e asaj qė ėshtė e mirė (bukur) do tė thotė
ti bėhesh rob Zotit sikur je
tė folurit. Mirėpo fjala mund tė shpabesohet nė vepėr pėr shkak tė mundėsisė sė
njeriut pėr zgjedhje tė lirė. Shpabesia e fjalės e cila ėshtė nė reciprocitet me
njohurinė nė zemėr e degradon qėllimin njerėzor: Tek All-llahu ėshtė shumė e
urrejtur ta thoni atė qė nuk e punoni (61:3). Ajo qė ėshtė e njohur nė
zemėr dhe e shprehur nė fjalė e vėrteton veprimin me gjymtyrėt apo amelun
bil-erkan.
Nėnshtrimi dėshmon
veprimin, e nė pajtim me kėtė edhe ėshtė i pėrfshirė nė bindjen. Nga kjo rrjedh
se bindja kėrkon edhe nėnshtrim por edhe ajo se ēdo nėnshtrim nuk ėshtė edhe
bindje. Nėnshtrimi ose veprimi ėshtė paraqitje e tė pamatshmes nė botėn e
matshme. Njohuria nė zemrėn e njeriut nuk ėshtė e arritshme pėr askė pos pėr
All-llahun: Kurse All-llahu e di se ēka ka nė zemrat tuaja (33:51). Tė
shfaqurit e asaj njohurie nė tė folur ėshtė nė dispozicion edhe tė tė tjerėve,
por gjykimi pėr harmoninė me tė brendshmen vetėm Zotit. Mirėpo, tė vepruarit
nė botė ėshtė e matshme, prandaj pėr tė mund tė gjykojnė edhe tė tjerėt. Nė
dallimin e nėnshtrimit (islam) dhe bindjes (iman) tregon ajeti (49:14):
Beduinėt thanė: Ne kemi besuar! Thuaj: Ju nuk keni besuar ende, por thuani:
ne jemi dorėzuar, e ende nuk po u hyn besimi nė zemrat tuaja. E nėse e
respektoni All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij, Ai nuk ju pakėson asgjė nga veprat
tuaja, se All-llahu ėshtė shumė mėkatfalės, shumė mėshirues. Bindja ėshtė
nė zemėr, por tė shprehurit e saj nė botėn e shumėsisė ėshtė i mundshėm nė vepra.
Mirėpo fjalėt dhe duke e
shikuar Atė, sepse edhe pse ti nuk e sheh Atė, Ai tė sheh ty. Nėnshtrimi e
pėrcakton veprimin, ndėrsa bindja veprimit ia jep shprehjen e arsyeshme dhe
themelimin e tij nė zemėr, nėpėrmes sė cilės njohuria e arsyeshme ėshtė shprehje
e shembujve mbi-individuale tė ēdo gjėje nė Mendje. Tė kryerit e asaj qė ėshtė e
mirė dhe e bukur veprės, shprehjes dhe diturisė ia jep kuptimin mė tė thellė dhe
lidhjen e drejtėpėrdrejtė me Bukurinė si thirrje e sė Vėrtetės. Domethėnė, nė
pajtim me kėtė, Bukuria ėshtė pėrmbajtja mė e lartėsuar e nėnshtrimit dhe
bindjes. Ajo ėshtė thelb i ēdo qėllimi tė lidhur me Realitetin. Njeriu i kthehet
natyrės sė tij burimore dhe e njeh veten pikėrisht nėpėrmjet kryerjes sė asaj qė
ėshtė e mirė dhe e bukur. Kjo ėshtė udha e vendosjes sė pėrsosurisė njerėzore si
mundėsi mė e lartėsuar.
Kėtė dimension tė bindjes kemi mundėsi ta
vėrejmė nė tė gjitha lejimet dhe ndalimet qė Zoti i ka urdhėruar nė Librin e
Shenjtė. Njė ndėr to ėshtė edhe agjėrimi. Agjėrimi i muajit tė Ramazanit ėshtė
ndėr ndodhirat mė gjallėruese qė ka mundėsi ti pėrjetojė besimtari musliman. Nė
kėtė muaj fillon zbritja e vetė Shpalljes si vulosje e fundit e saj, lufta e
Bedrit me ushtarė tė dukshėm dhe tė padukshėm, fitore e garantuar nga vetė Zoti.
Mė nė fund kemi Lejletu-l-Kadrin, qė ėshtė mė e mirė se njėmijė muaj.
Pėr shkak tė karakterit tė tekstit dhe me
qėllim qė ai ta ketė formėn mė tė lehtė tė kuptimit tė agjėrimit, sė pari do tė
fillojmė me vetė ajetet tė cilat flasin mbi kėtė urdhėr tė Zotit:
-
O besimtarė! Agjėrimi u ėshtė bėrė obligim
i detyrueshėm, siē u ishte bėrė obligim edhe atyre qė qenė para jush, ashtu qė
tė bėheni tė devotshėm.
-
Nė ditė tė caktuara me numėr, por ai nga ju,
i cili ėshtė i sėmurė ose nė udhėtim atėherė tjera ditė me tė njėjtin numėr.
Ndėrsa ata qė nuk mund ta mbajnė kompensimi ėshtė tė ushqejnė njė varfanjak.
Dhe kush jep mė tepėr, vullnetarisht, ajo ėshtė aq mė mirė pėr atė. Por tė
agjėroni ėshtė mė mirė, ta dini.
-
Muaji Ramazan ėshtė ai nė tė cilin filloi
tė shpallet Kurani, udhėzim pėr njerėzit dhe argument i qartė i rrugės sė
drejtė dhe dallimit tė sė mirės nga e keqja. Cili prej jush qė do ta arrijė
atė muaj, ta agjėrojė atė, e kush ėshtė i sėmurė ose ndodhet nė rrugė, tė
njėjtin numėr ditėsh le ta agjėrojė mė vonė! All-llahu ju dėshiron lehtėsim e
nuk ju dėshiron vėshtirėsi. Por ditėt e caktuara ti plotėsoni dhe All-llahun
ta madhėroni pėr shkak se u ka udhėzuar nė rrugė tė drejtė, mbase do tė jeni
mirėnjohės.
-
Dhe kur tė tė pyesin robėrit e Mi pėr Mua,
Unė jam me tė vėrtetė afėr, i pėrgjigjem lutjes sė lutėsit kur mė lutet.
Prandaj le tė kėrkojnė pėrgjigje prej Meje dhe le tė mė besojnė Mua, pėr tė
qenė tė udhėzuar.
-
(Kurani, 2:183-186)
Islami
ėshtė ndėrtuar mbi pesė shtylla: tė dėshmosh se nuk ka zot tjetėr pos All-llahut
dhe se Muhammedi ėshtė i dėrguari i Tij, tė falėsh
namazin, tė ndash zekatin, tė agjėrosh
Ramazanin dhe ta vizitosh shtėpinė e shenjtė tė All-llahut. (Hadith, Muttefekun alejh)
Kurani dhe hadithet e shumta kėtij ibadeti
ia kanė dhėnė formėn mė tė plotė gjė qė edhe sot ne muslimanėt kėtė jemi duke e
praktikuar. Por qė ta kemi mė tė sistematizuar kėtė lutje do tė pėrcaktohem duke
i dhėnė po ato definime tė caktuara nė mėnyrė mė tė shkurtė, si p.sh.: koha e
agjėrimit, nijjeti, rregullat e agjėrimit, kush ėshtė dhe kush nuk ėshtė i
obliguar tė agjėrojė, ēka e prish agjėrimin, disa rregulla qė duhet patjetėr tė
dihen pėr agjėrimin, iftari e syfyri (sehuri) dhe bukuritė
e tyre, teravih namazi, sadekatul fitri, itikafi dhe
Bajrami.
Agjėrimi
Fjala sawm (agjėrim) ndėr tė tjerat ka
kuptimin: agjėrim, qėndrimi pa ushqim, heshtje, strehim nėn hije, qetėsim,
pėrmbajtje, heqje dorė, shijim (i vdekjes) etj. Kuptimi thelbėsor i kėsaj fjale
sipas konotacionit mekkas ėshtė tė bėhesh i qetė, heshtje (19:26). Por,
sipas konotacionit medinas merr formėn e tė agjėruarit e muajit tė Ramazanit,
e qė ėshtė pėrfundimtar.
Agjėrimi ka 5 kategori
juridike:
-
farz (p.sh.
muaji i Ramazanit);
-
kadha (kur duhen
agjėruar ditėt e lėna gjatė Ramazanit me arsye);
-
agjėrimi me tė cilin
dikush ėshtė zotuar (me betim - jemin);
-
kefaret (nė
kushte kur bėhet shpagim pėr kundėrvajtje);
-
istiska (kur
vendoset pėr tiu lutur Zotit pėr siguri nė kėtė botė, si p.sh. pėr rėnien e
shiut nė kohėn e thatėsisė).
Agjėrimi i Ramazanit pėr
muslimanėt ėshtė bėrė farz nė vitin 2 Hixhri. Caktimi i kohės sė fillimit tė
agjėrimit vėrtetohet me paraqitjen e Hėnės sė re (fillimit tė muajit sipas
kalendarit lunar Hixhri), siē ka thėnė edhe Pejgamberi alejhis-selam:
Agjėroni kur ta shihni (Hėnėn e re), e hani kur ta shihni, e nėse nė kėtė ju
pengojnė retė, atėherė plotėsojeni (muajin) Shabanin me tridhjetė ditė (Muttefekun
alejhi). Verifikimi i paraqitjes sė Hėnės sė re nė ditėt e sotme mund tė
bėhet nė mėnyrė mė tė pėrpiktė, duke shfrytėzuar arritjet shkencore-teknike. Por,
qė mos tė vijė deri te ērregullimi i harmonisė midis muslimanėve tė njė vendi,
ėshtė e kėshillueshme qė tė ndiqet vendimi i autoritetit mė tė lartė fetar tė
vendit tė caktuar, dhe atė sipas hadithit tė Pejgamberit alejhis-selam:
Bajrami i Ramazanit ėshtė kur bota (populli) han, ndėrsa Bajrami i Kurbanit
ėshtė kur populli therr kurban (Tirmidhiu, Ebu Davudi dhe tė tjerė).
Pėrgjegjėsia e udhėheqėsisė ndaj besimtarėve ėshtė e madhe qė tė ketė kujdes
pėr kėtė ēėshtje me rėndėsi tė veēantė qė ti informojė ata me kohė e qė ta
largojė ēdo mosmarrėveshje tė papėlqyeshme. Pėrpjekjet individuale lidhur me
fillimin dhe mbarimin e
agjėrimit duhet tė jenė tė kujdesshme dhe me kulturė tė lartė po ndaj kėtyre
vendimeve. Kjo nuk do tė thotė se pėrgjegjėsia individuale apostrofohet. Dtth.,
agjėrimi ėshtė tė agjėrosh pėr Zotin duke krijuar bindje sa mė tė fortė dhe
pastėrti shpirtėrore nė kohė tė caktuar.
Nijjeti
Nevejjtu en-esume
gaden lil-lahi teala vendosa qė nesėr tė agjėroj pėr All-llahun e
Lartėsuar. Qė njė farz/vaxhib i fesė tė kryehet sipas rregullave
fetare medoemos duhet bėrė nijjet (vendosje e qėllimit), d.m.th., para
fillimit, duhet pėrcaktuar dhe qėllimizuar lutjen, ibadetin. Nijjeti
pėrpos nė vete ėshtė bukur tė thuhet edhe nė mėnyrė tė dėgjueshme pėr vetveten,
saqė ibadeti i bėrė pa nijjet nė terminologjinė fetare ėshtė i quajtur batil,
i kotė. Pejgamberi alejhis-selam thotė: In-nemel amalu bi-n-nijjat -
Pa dyshim, veprat janė sipas qėllimeve (nijjeteve). Nė kėtė drejtim Gazaliu
nė Ihjaun e vet thotė: Ibadeti pa nijjet ėshtė i pavlerė. Nė
tėrė procesin e lutjes/ibadetit kėrkohet qėllimi, nijjeti. Po ashtu, siē
thotė edhe Ebu Ishak esh-Shiraziu: Vazhdimėsia e nijjetit ėshtė e
domosdoshme deri nė pėrfundimin e ibadetit. Nijjeti buron nga zemra, e
zemra njėkohėsisht ėshtė edhe hapėsira ku pasqyrohen arsyeja dhe vėmendja. Pėr
kėtė arsye, nijjeti nė jurisprudencėn islame emėrohet si fiel Sheri,
vepėr Sheriati. Sipas el-Baxhuriut
ekzistojnė katėr parakushte pėr realizimin e
nijjetit: ai qė bėn nijjet duhet tė jetė besimtar; tė jetė me
arsye tė shėndoshė; tė jetė i vetėdijshėm pėr veprėn e caktuar dhe tė ekzistojė
mundėsia pėr kryerjen e asaj vepre. Lidhur me nijjetin pėrsėri vėrejmė
edhe problem qė ka tė bėjė me besimin nė Zotin, i cili nuk lejon mospėrcaktimin
e qėllimit dhe vendosjes, ngase ndėr fjalėt mė tė urrejtura tek Ai janė: O Zot,
mė fal nėse dėshiron. Lidhur me kėtė Pejgamberi alejhis-selam ka thėnė:
Le tia parashtrojė njeriu All-llahut kėrkesėn e tij me njė qėndrueshmėri
dhe me njė qartėsi tė theksuar. Pėr All-llahun asnjė kėrkesė nuk ėshtė e tepėrt
apo pėrtej (fuqisė sė) Tij. Forca e nijjetit vėrehet nė mėnyrė
paradoksale, si p.sh. nė rastin kur pėr shkak tė harresės, lodhėsisė ose gjatė
kryerjes sė lutjes pa dashje thehen rregullat e agjėrimit, e nė anėn tjetėr
agjėrimi nuk prishet. Tė gjitha kėto nuk ndikojnė aspak nė prishjen e
nijjetit. Pėr atė qė pa qėllim e prish agjėrimin, d.t.th., nėse ai person
han diēka pa qenė i vetėdijshėm Pegamberi alejhis-selam ka thėnė:
All-llahu e ka ushqyer atė. Kėtė formė, kėtė pėrgatitje Krijuesi e kėrkon
nga krijesa e tij, njeriu, qė ti tregojė se asnjė segment i jetės sė tij nuk
ėshtė i lėnė anash nga Ai.
E problemet qė
e rrethojnė besimtarin e hapėsirės sonė janė tė shumta. Ai e ka humbur kuptimin
e jetės, ka filluar tė dyshojė nė ēdo gjė, ka filluar ti besojė vetėmse fjalėve
dhe tė luftojė pėr fjalėt, edhe pse historikisht ato e kanė tradhėtuar dhe e
kanė lėnė pa strehė. Duke pasur parasysh momentet tona dhe vėshtirėsitė me tė
cilat ballafaqohemi do tė kisha pasur dėshirė qė forcėn e nijjetit ta
interpretoj duke u bazuar nė realitetet tona tė sotme. Besimtarit shqiptar, nė
kohėn kur tė tjerėt krijojnė shtet, i ndodhi ajo qė jo ti forcohet shteti, por
ti varfėrohet dhe ti shkatėrrohet. Nė hapėsirėn e tij gjeografike i ėshtė
lejuar qė tu lihet vend eksperimenteve tė ndryshme dhe realizimeve tė
misionarėve tė ndryshėm. Atij i ndodh qė pėr njė ēėshtje tė ketė shumė zgjidhės,
pėr njė vend tė ketė shumė kryetarė, ta ketė njė vend tė ndarė pėr shumė tė
tjerė. Pėrafėrsisht ai nuk di se a ėshtė i sigurt pėr vetveten nė shtetin e vet.
Besimtari i proviniencės islame medoemos duhet tė tregohet si njeri i cili i ka
plotėsuar kushtet elementare pėr nijjetet (qėllimet) e veta, natyrisht i
vetėdijshėm se pėr ēka ka vendosur. Vendosja dhe qėllimet pėr vepra doemos duhet
ta ndjekin atė gjatė tėrė jetės pėr realizimin e tyre. Agjėrimi si ibadet nuk
ėshtė i pranuar tek Zoti edhe nėse kryhet apo ekziston nė mėnyrė formale vetėm
se pėr shkak tė mosvendosjes pėr tė (mungesės sė nijjetit) ai shkon kot.
Nijjeti nė formėn e lartėtheksuar me tė vėrtetė ėshtė mė se i
nevojshėm pėr besimtarėt qė
synojnė tė jenė tė lirė, tė dijnė ta mbajnė atė qė ua ka dhėnė Zoti. Natyrisht
se edhe ky muaj i agjėrimit besimtarin duhet ta pėrkujtojė pėr kėtė moment shumė
tė rėndėsishėm nijjetin. Ai duhet tė betohet se qėllimet e veta do ti
vazhdojė derisa ti kryejė nė mėnyrėn mė tė mirė, do tė thotė, do tė bėhet i
pjekur, i rritur dhe tė dijė tė vendosė.
Kush
ėshtė i obliguar tė agjėrojė
Pėr ēdo kusht
tė fesė ekzistojnė norma/rregulla tė caktuara tė cilat duhet tė plotėsohen qė ai
tė jetė i pranuar. Sa i pėrket agjėrimit, kushtet pėr kryerjen e kėtij obligimi
janė qė:
-
personi tė
jetė musliman,
-
tė jetė i
pjekur (nė moshė) sipas Sheriatit,
-
tė ketė
arsye tė shėndoshė,
-
tė mos
jetė udhėtar,
-
tė mos
jetė i sėmurė,
-
nėse ėshtė
femėr mos tė jetė me tė pėrmuajshmet (zakonet) apo lehone (femra gjatė tė
pėrmuajshmeve dhe lehonisė nuk guxon tė agjėrojė, por pas kalimit tė asaj
gjendjeje duhet ta agjėrojė numrin e njėjtė tė ditėve tė lėna).
Po ashtu edhe
udhėtari ėshtė i liruar nga ky obligim, por Kurani e plotėson kėtė duke thėnė:
Por, tė agjėroni ėshtė mė mirė, ta dini. Edhe i sėmuri duhet ti ndjekė
rregullat e parapara, por vetėm nėse sėmundja verifikohet me diagnozėn
pėrgjegjėse mjekėsore se agjėrimi i tij rrezikon jetėn, kėshtu qė nė atė rast ai
ėshtė i liruar nga agjėrimi. Mirėpo, kusht pėr lirimin e kėtillė ėshtė qė ai tė
japė fidjen
shpagimin, respektivisht tė ushqejė njė tė varfėr pėr ēdo ditė qė
nuk e ka agjėruar dhe atė vetėm nėse ka sėmundje nga e cila nuk mund tė ketė
pėrmirėsim tė gjendjes sė tij shėndetėsore.
Kush nuk
ėshtė i obliguar tė agjėrojė
Qė tė
plotėsohet teksti i lartshėnuar duhet theksuar anėn tjetėr tė tij. D.m.th.,
nuk janė tė obliguar tė agjėrojnė:
-
jomuslimani,
-
fėmija i
cili akoma nuk ėshtė i pjekur sipas Sheriatit,
-
personi me
tė meta psiqike (ai as nuk duhet agjėruar e as nuk ėshtė i obliguar tė
japė fidjen shpagimin),
-
personat e
matufosur,
-
pleqtė nė
moshė tė shkuar tė cilėve agjėrimi ua rrezikon shėndetin, por kėta duhet tė
japin fidje pėr ēdo ditė tė paagjėruar,
-
tė sėmurėt
tė cilėve agjėrimi ua rrezikon shėndetin e tė cilėt duhet tė agjėrojnė ditėt e
lėna pas pėrmirėsimit tė gjendjes sė tyre shėndetėsore (nėse nuk u
pėrmirėsohet gjendja ata duhet dhėnė fidje),
-
gruaja
shtatzėnė ose gjidhėnėse nga frika se agjėrimi do tua ērregullojė shėndetin,
me tė vetmin kusht qė ditėt e lėna ti agjėrojnė mė vonė.
Siē u tha mė
lart nuk janė tė obliguara tė agjėrojnė as gratė tė cilat janė me tė
pėrmuajshmet si dhe lehonat, tė cilat duhet ti plotėsojnė ditėt e lėna pas
kalimit tė gjendjes nė tė cilėn janė. Edhe personi qė ėshtė i detyruar ta prishė
agjėrimin me qėllim qė ta shpėtojė dikė nga rreziku i jetės atė ditė duhet ta
agjėrojė mė vonė. Udhėtari po
tė dėshirojė mund tė agjėrojė, por nuk ėshtė i obliguar pėr kėtė; nėqoftėse nuk
agjėron, ditėt e lėna duhet ti plotėsojė mė vonė.
Ēka e prish agjėrimin
Prishja apo asgjėsimi i
agjėrimit bėhet: qėllimisht (taamut), me dije (ilm) dhe me
vullnet tė lirė (ihtijar). Kėto janė bazat kryesore tė cilat e vėnė nė
peshojė arsyeshmėrinė e personit, por kemi kategori tė cilat bazohen mbi kėto
dhe qė e prishin agjėrimin, si: futja e ēfarėdo gjėje nė trup nė qoftėse kjo
bėhet me vetėdije, e qė ka mundur tė pengohet (p.sh. marrja e ushqimit dhe
pijes; thithja e tymit (pirja) tė duhanit etj.); vjellja e qėllimshme;
marrėdhėnia seksuale; polucioni gjatė ditės i shkaktuar me vetėdije dhe
qėllimisht (vetėkėnaqja); pranimi i inzheksioneve ushqimore apo vitaminoze;
marrja e gjakut nė damarė; gjakderdhja gjatė tė pėrmuajshmeve dhe gjatė lehonisė
te gratė.
Disa
rregulla rreth agjėrimit
Agjėruesit i
lejohet tė agjėrojė edhe duke qenė xhunub (i papastėr) dhe tė lahet edhe
pas agimit tė diellit. Edhe nėse njeriu pa qėllim bėhet i papastėr gjatė ditės
(nėse vjen deri te polucioni nė gjumė apo nga lodhja), ai vetėmse duhet tė lahet
ndėrsa agjėrimi nuk i asgjėsohet. Gruaja tė cilės i mbarojnė tė pėrmuajshmet apo
gjendja e lehonisė duhet
tė agjėrojė madje edhe nėse
nuk mbėrrin tė lahet para agimit. Agjėruesit i lejohet mjekimi i dhėmbėve, madje
edhe shkulja e tyre, me kusht qė mos ta gėlltisė gjakun (natyrisht lejohet edhe
anestezioni i duhur gjatė shkuljes sė dhėmbit). Agjėruesit i lejohet qė tė
mjekohet duke marrė pika pėr sy dhe pėr vesh, madje edhe nėse shija e tyre
ndjehet nė fyt. Tė sėmurėve nga astma u lejohet ta pėrdorin inhalatorin (pompėn)
gjatė agjėrimit. Agjėruesit i lejohet shpėrlarja e gojės, pastrimi i dhėmbėve,
tė freskohet apo lahet por gjithnjė me kusht qė tė ketė kujdes se mos tė futet
ujė nė trupin e tij. Agjėrimin nuk e asgjėson marrja erė e aromatikėve, por
duhet shmangur kėsaj. Gatuesit apo gatueses tė ushqimit i lejohet ta shijojė
ushqimin me majėn e gjuhės dhe menjėherė ta nxjerrė atė. Bashkėshortėve u
lejohet ēdo gjė qė nuk shpie deri te ejakulimi, dmth. puthja apo pėrkėdhelja
lejohen.
Syfyri
(sehuri) dhe iftari
Muhammedi
alejhis-selam thotė: Ngrihuni nė syfyr, sepse vėrtet nė syfyr ka bereqet.
Ai po ashtu thotė: Vija ndarėse mes agjėrimit tonė dhe agjėrimit tė ehl-i
kitabit (ithtarėve tė Librit) ėshtė ngrėnia e syfyrit. Syfyri apo
sehuri ėshtė forma qė pėrsėri njeriun e thėrret nė vetėdisiplinim. Syfyri ka
shije tjetėr tė ushqimit, ai ka lėshuar rrėnjė tė thella nė kėtė hapėsirė: edhe
nė atė kohė kur jashtė
vėrehet njė vdekje e natyrės,
agjėruesit korrespondojnė duke zgjuar njėri-tjetrin nga gjumi, duke i dėrguar
ushqim. Traditė e syfyrit tek ne ka qenė dhe akoma mbetet pėrgatitja e
mantijave, ose petave.
Nė literaturėn fetare islame
vėrejmė shkrime qė kanė vlera tė thella mistike, po ashtu edhe kulturore fetare
qė tregojnė bukurinė, heshtjen momentale, shenjtėrinė e ushqimit qė vetėm
agjėruesi mund ta pėrjetojė. Ndėr tė tjerat ky moment ėshtė edhe nga ato qė i
pergjasojnė bukurive tė xhennetit aroma e bukur e iftarit faktikisht
edhe e ka kėtė dimension. Pejgamberi alejhis-selam ka thėnė: Agjėruesi
nė kohė tė iftarit posedon dua qė nuk refuzohet, dhe Njerėzit janė nė tė mirė
pėrderisa e nxitojnė iftarin. Iftarin Pejgamberi jonė alejhis-selam
e ka filluar me hurmė. Regullė fetare ėshtė qė pas iftarit tė falet namazi i
akshamit, duke pasur parasysh mosvonesėn e tij.
Me tė vėrtetė
nė kohėn e iftarit dyert kah qielli janė tė hapura pėr besimtarin, atij i
mundėsohet qė sinqerisht ti drejtohet Zotit me lutjet mė tė mira, duke thėnė:
Pėrveē
kėsaj kemi edhe lutjen para iftarit:
-
All-llahumme leke
sumtu, ve bike amentu ve alejkte tevekkeltu ve ala rizkike
eftartu.
(O Zot, pėr Ty agjėrova, Ty tė besoj, nė Ty mbėshtetem dhe me begatitė Tua
iftar bėj).
Nė traditėn muslimane vėrejmė
njė bukuri tė jashtėzakonshme dhe kulturė tė lartė tė ushqimit. Pėr iftar
pėrgatiten ushqime tė veēanta apo tradicionale dhe atė tė llojllojshme. Me
rėndėsi ėshtė se te familjet tė cilat mundohen tė kenė rregulla jetėsore dhe
kulturė tė lartė familjare apo shtėpiake nga fėmijėt dhe tė rriturit kėrkohet qė
tė ulen sė bashku pėr iftar, para iftarit duke lexuar Kuran e nė kohėn e
iftarit duke bėrė lutje tė pėrbashkėt All-llahut, duke kėrkuar nga Ai falje,
begati dhe udhėzim jo vetėm pėr vete por edhe pėr mbarė njerėzimin, e sidomos
ndihmė pėr ata tė cilėve u bėhet padrejtėsi e madhe nė kėtė botė.
Teravih
namazi
Ėshtė namaz i
cili kryhet nė mbrėmjet e muajit tė Ramazanit. Transmetohet se Muhammedi
alejhis-selam i ka ēmuar lartė ato namaze, por gjithashtu ka tėrhequr
vėrejtjen se ato nuk duhet tė bėhen tė obligueshme. Konsiderohet se Umeri r.a. i
ka tubuar pas njė kariu (lexuesi tė Kuranit) ata qė individualisht apo
nė grup faleshin nė xhaminė e Medines. Gjithashtu rrėfehet se pėrparėsi i jepte
pjesės sė parė tė natės pėr kėtė lloj namazi. E drejta islame parasheh qė
teravija tė falet menjėherė pas namazit tė jacisė. Ai pėrbėhet nga dhjetė
taslime,
secili prej tė cilėve ka dy rekate; pas ēdo katėr rekatesh ka pushim,
prej nga edhe emėrimi pushim, teravih. Namazi i teravisė mund tė falet
individualisht por mė e preferueshme ėshtė qė tė kryhet nė grup (xhemat).
Duke mos u thelluar nė interpretimet e ndryshme medhhebike teravih
namazin ne e falim siē u tha mė lart, d.m.th., 20 rekate. Kjo traditė e
rrėnjosur nė kulturėn muslimane edhe tė hapėsirės sonė shqiptare kėrkon qė meqė
ėshtė muaji i zbritjes sė Kuranit, nė tė sa mė shumė tė lexohet Kurani,
natyrisht duke pasur parasysh qė mos tė paraqitet mundim ose lodhje tek
muslimanėt. Kjo nuk do tė thotė se gjatė teravih namazit duhet lexuar shpejtė e
vetėmse ajete tė shkurta, gjė qė pėr fat tė keq ėshtė dukuri e pėrhapur tek ne.
Tek ne ka qenė praktikė qė tė ketė xhami tė caktuara ku gjatė muajit tė bekuar
nė teravih namazin tė lexohet i tėrė Kurani, pra tė kryhet njė hatme.
Familjet muslimane disa herė kanė shkuar bashkėrisht nė xhami pėr teravih
namazin, duke i marrė edhe fėmijėt me vete. Natyrisht se gjatė kėsaj krijohet
njė atmosferė familjare fetare, prej asaj sjelljes sė njerėzve tė pjekur e
deri te loja e fėmijėve. Pėr ēdoherė muaji i Ramazanit ka bėrė qė xhamitė tona
tė jenė tė mbushura me xhemat.
Bedri
Bedri ėshtė
betejė qė ka ndodhur me 17 Ramazan, tė vitit 2 Hixhri. Edhe pse kjo shėnohet
ose shkruhet nga historianė tė ndryshėm, interpretues tė shumtė tė lėmenjve tė
ndryshėm, prapėseprapė duhet theksuar se beteja e Bedrit ėshtė betejė qė nuk i
takon retorikės sė luftėrave tė zakonshme, sepse kėtė e dėshmon vetė Kurani me
thėnien: All-llahu ju ka ndihmuar nė Bedėr, kur ishit tė pafuqishėm
prandaj frikėsohuni All-llahut qė tė jeni mirėnjohės (3:123) dhe: ...
dhe kur gjuajshe nuk gjuajshe ti, por gjuante All-llahu... (8:17). Kėto
thėnie kuranore mbi betejėn e Bedrit janė tė ngjashme me mrekullitė e mėparshme
qė janė paraqitur si dukuri qė kanė dėshmuar fuqinė e Perėndisė dhe
dėrgueshmėrinė e profetėve tė ndryshėm, si Isaut, Musaut, Nuhut e shumė e shumė
tė tjerėve. Mirėpo kėtu, nė kėtė betejė kemi diē tė re brenda muxhizes sė
pėrgjithshme sepse thirret edhe njeriu qė tė jetė pjesėmarrės i muxhizes, i
kėsaj beteje mrekulluese para sė cilės ēdokush ka heshtur, ka ulur kokėn dhe
vetėm sexhde ka bėrė nė mėnyrė simbolike qė tė vėrehet vetėm njė gjė,
respektivisht besimi nė Zotin. Bedri ėshtė nocion i parė i cili paraqitet brenda
domethėnieve enciklopedike tė kuptimit (fjalės) betejė dhe atė vetėm se duke
treguar se kėtu fare nuk ka pasur tė bėjė thjesht me njė betejė, por me besimin
nė Zotin, nėnshtrimin ndaj Tij. Ėshtė fakt se pėr tu paraqitur njė betejė siē
ėshtė Bedri nė kėtė muaj tė Kuranit kanė qenė rrethana shumė tė rrezikshme pėr
besimtarėt nė krye me vet tė Dėrguarin Mustafa alejhis-selam dhe shokėt e
tij, tė cilėt filluan tė luftohen me tė madhe nga idhujtarėt, tė pabesėt. Bedri
u paraqit pėr shkak tė sėmundjes qė kishin mushrikėt dhe urrejtjes patologjike
ndaj Islamit dhe paraqitjes sė padrejtėsisė ndaj muslimanėve, si p.sh. spastrimi
i muslimanėve nga Mekka, izolimi i tyre nga jeta shoqėrore dhe dallimet
familjare, e sidomos dominimi i nėnshtrimit tė pėrgjithshėm tė forcės sė
idhujtarisė. Pėr fat tė keq idhujtarėt, ateistėt akoma janė prezent mbi faqen e
dheut siē kanė qenė ata tė kohės sė Pejgamberit alejhis-selam. Pėrsėritja
e Ramazanit e me kėtė edhe vetė pėrsėritja nė brendėsinė e saj edhe e Bedrit,
thėrret qė ēdoherė ta kujtojmė shpėtimin e njeriut besimtar duke ia dhėnė
sigurinė dhe paqen botės me tėrė bukuritė e saja, e vetėm qė i ligu, ateisti dhe
antiteisti vullgar mos tė marrin hov e mė nė fund tė prezentojnė fuqi demonike
mbi tokė.
Beteja e Bedrit tregon se pėr suksesin pėrfundimtar nuk ėshtė e
nevojshme vetėm pėrgatitja fizike, numri dhe mbėshtetja materiale, por se pėrveē
kėsaj, dhe atė si faktor i pandashėm, shkojnė edhe namazi, duaja dhe lutja Atij
i cili dhuron ndihmė dhe fitore! Pejgamberi alejhis-selam, pėrkrah
vendosmėrisė sė tij pėr tu pėrleshur me armikun, nė vendin Urejsh, njė natė
para Bedrit, u fal gjatė dhe luti All-llahun Fisnik pėr sukses. Ai e dinte
se fitorja vjen vetėm se nga
Allahu, e se Atij mė sė shumti mund ti afrohet me ubudijjet/ibadet.
Nuk ėshtė e kotė se pėr ēdo vjet paraqitet Ramazani sė bashku me Bedrin, njėri
pėr ta pastruar shpirtėrisht mbarė njerėzimin, e tjetri pėr tu thėnė tė
kėqinjve: nuk keni tė drejtė tė mbisundoni mbi njerėzinė. Dobėsia e besimit, mosdėgjimi
i urdhrave tė nijjetit, Kuranit, hadithit pėr ēdoherė ia sjellin sprovat
mė tė mėdha njerėzimit. Njėherė ndodhi qė njė pjesė e besimtarėve u vonuan nė
dėgjueshmėri ndaj urdhrit tė Pejgamberit alejhis-selam, nė Uhud, dhe kjo
u kushtoi shtrenjtė...
Lejletu-l-Kadr
Muaji Ramazan
pandėrprerė interpretohet dhe pėrsėri ka nė vete resurse tė pashterrshme si tė
kuptimit, tė pėrjetimit ashtu edhe tė interpretimit. Ajo qė e bėn tė mundshme
njė gjė tė kėtillė ėshtė edhe Nata e Kadrit. All-llahu xhel-le shanuhu
pyet (97): E ti ēmendon se ēėshtė nata e Kadrit? dhe Vetė pėrgjigjet:
Nata e Kadrit ėshtė mė e mirė se njėmijė muaj. Pėrse ėshtė kėshtu?
Vetėm pėr shkak se: Ne e shpallėm atė (Kuranin) nė Natėn e Kadrit!
Pėrpos kėsaj, kemi momentin tjetėr se vetė fjala thėrret qė tė mendojmė diē
rreth kuptimit tė kadrit: nė kėtė natė po pėrcaktohet ardhmėria e njeriut
fati i tij si pėr nga ēkasia dhe sasia; njeriu nė kėtė natė
merret nė shqyrtim, nė
llogari, nė pėrgjegjėsi, meqė nė kėtė Natė: ...me lejen e Zotit tė tyre,
zbresin engjujt dhe Xhibrili pėr tė gjitha ēėshtjet. Me siguri pėr kėtė
arsye kjo natė ėshtė quajtur Lejletu-l-Kadr apo Nata e Fatit,
pastaj edhe Nata e Paqes, ndėrsa nė suren ed-Duhan ajo quhet edhe
Lejletu-l-Mubareke Nata e Bekuar.
Ngjarja mė e rėndėsishme e
cila ka ndodhur qė nga zanafilla e gjinisė njerėzore e deri mė sot ėshtė
bashkimi i botės mė tė lartė me atė mė tė ultėn, bashkimi i Qiellit dhe Tokės,
respektivisht shpallja e Kuranit dhe zbritja e udhėzimit pėr mbarė njerėzimin,
pėr tė qenė nė rrugėn e drejtė. Pikėrisht kjo ka ndodhur nė Natėn e Kadrit, e
cila ėshtė natė e zgjedhur dhe prandaj netėt e tjera tė shėnuara, megjithėse
secila me rėndėsi tė veēantė, as qė mund tė krahasohen dhe ta kenė vlerėn qė e
ka kjo natė. Sipas Ibn Abbasit, mufessirit tė parė tė Kuranit nga ashabėt:
atė Natė Kurani ka zbritur i tėrė nga Levhi-Mahfudhi nė qiellin mė tė
ulėt es-Semaud-dunja, prej nga Xhibrili alejhis-selam me urdhėr
tė All-llahut tė lartėsuar Kuranin gradualisht ia shpallte Muhammedit
alejhis-selam gjatė 23 viteve.
Pse kjo natė e
vėrtetė, tė cilėn Kurani e vulos, ėshtė lėnė pa u pėrcaktuar nė mėnyrė tė
pėrpiktė se cila natė ėshtė gjatė Ramazanit? Nė thėniet e mufessirit tė parė tė
Kuranit, vetė Muhammedit alejhis-selam,
lexojmė: Kėrkoni Natėn e
Kadrit gjatė dhjetė netėve tė fundit tė Ramazanit si dhe Atij qė Natėn e
Kadrit e kalon nė ibadet, duke besuar dhe duke shpresuar shpėrblim nga
All-llahu, All-llahu do tia falė tė gjitha mėkatet e mėparshme. Ėshtė mirė qė
nė kėtė natė pandėrprerė ta pėrsėrisim lutjen: All-llahumme inneke afuvvun
tuhibbul afve fafu anni, tė lexohet Kurani me hushu (pėrulje),
tedebbur (thellim) dhe duke qarė pse mos tė qajmė duke lexuar Kuran!?
Besimtari e ka lehtė ta besojė kėtė Natė, sepse beson nė All-llahun xhel-le
shanuhu, i Cili duke mos ia harruar dobėsitė e tij njerėzore e pėrgatit ēdo
send vetėmse qė atij tia ngjyrosė tėrė jetėn me lutje, duke ia falur mėkatet,
duka ia pastruar shpirtin; ia dhuron kėtė Natė nė mėnyrė tė gjallė se me tė
vėrtetė nė kėtė Natė, e cila nė traditėn tonė mė sė tepėrmi, natyrisht duke
pėrcjellur literaturėn e hadithit, thuhet se bie nė natėn e 27-tė tė muajit tė
agjėrimit, vėrehet shėtitja e melekėve, zbritja e tyre nga qielli vetėm se duke
thirrė: Selam (Paqe)! Ashtu ėshtė deri kur tė agojė mėngjezi.
Itikafi
Sistemi i
lutjes nė Islam ėshtė ndėr sistemet qė pėr ēdoherė pėrcjell plotėsim tė
tėrėsishėm mes jetės sė pėrbotshme dhe asaj shpirtėrore. Kėtė kemi mundėsi ta
vėrejmė ēdokund kur ėshtė fjala pėr lutjen, duanė, devotshmėrinė etj. Mes tyre
kemi tė ashtuquajturėn praktikė tė devotshmėrisė, siē
ėshtė itikafi.
Pejgamberi alejhis-selam ka qėndruar nė xhami (nė itikaf)
dhjetė ditėt e fundit tė Ramazanit. Itikafi, qė ėshtė veēanėrisht i
preferueshėm, nėnkupton tėrheqjen nėpėr xhami, duke bėrė nijjet, pėr njė numėr
tė caktuar ditėsh sipas dėshirės sė besimtarit. Ai qė hyn nė itikaf nuk
guxon tė dalė gjatė atyre ditėve jashtė saj pos pėr nevoja fizike dhe marrje tė
abdestit. Ai brenda xhamisė agjėron, kryen namaz, lexon Kuranin, han iftarin
dhe sehurin. Nė mesin e muslimanėve, edhe brenda trojeve tona, praktikohet qė
kjo periudhė e itikafit tė jenė dhjetė ditėt e fundit tė muajit tė
agjėrimit Ramazanit, nė tė cilat bie edhe Nata e Kadrit. Itikafi ėshtė
sunneti muekkede. Duhet thėnė se burri doemos duhet bėrė itikafin
nė xhami, ndėrsa gruaja atė duhet ta bėjė nė shtėpi, duke i ndjekur rregullat e
lartshėnuara.
Nė kėtė kohė tė
vėshtirė kur njeriu harrohet, harxhohet, vritet, shkilet, fundoset nė pafundėsi,
ballafaqohet me trishtimin, frikėn, rrezikun, i nėnēmohet besimi, i shpallet
luftė, arrestohet, para botės i bėhet padrejtėsi, thirret nė amoralitet nė emėr
tė moralit, gjė qė e pamė nė Kosovė, nė Shqipėri, Bosnje, Ēeēeni, nė Lindje e nė
Perėndim, brenda mirėsive tė botės njeriu dita-ditės ėshtė duke u bėrė i
panjohur. Me siguri se Zoti tė gjitha kėtyre u ka garantuar zgjidhje, udhėzim,
natyrisht se me fe dhe
besim agjėrim, e pse pra jo edhe me itikaf. Itikafi
nė kėtė kohė ėshtė ndėr virtytet mė tė larta tė njeriut ku drejtėpėrsėdrejti ai
detyron vetveten qė tė bėhet ndihmėtar i sė mirės fesė, u ndihmon
engjėjve/melekėve pėr ta mbyllur shejtanin; bėhet forcė qė edhe po atė shejtan
tė mallkuar ta ketė nėn sundimin e vet, ti hapė horizontet nga qielli, e sheh
atė qė ska mundėsi ēdokush ta shohė, i nėnshtrohet All-llahut xhel-le
shanuhu, duke i bėrė lutje pėr shpėtimin e njeriut/njerėzimit, familjes,
fėmijėve. Nė kėtė izolim nga e gjithė kjo nė vendin e quajtur xhami, ku
pėrpos lutjes, sexhdes, pėrgatitjes sė mbrojtėsve tė sė mirės dhe humanitetit
nuk ka asgjė tjetėr, njeriut tė kohės sonė nė errėsirė, nė vetmi kur nuk
ekziston asgjė pos sinqeritetit i mundėsohet ajo qė ka thėnė Zoti: Dhe kur
tė tė pyesin robėrit e Mi pėr Mua, Unė jam me tė vėrtetė afėr, i pėrgjigjem
lutjes sė lutėsit kur mė lutet. Prandaj le tė kėrkojnė pėrgjigje prej Meje dhe
le tė mė besojnė Mua, pėr tė qenė tė udhėzuar. (2:186) Kėta njerėz duhet tė
respektohen dhe tė duhen nga ne se me tė vėrtetė kemi nevojė pėr lutje dhe
njerėz tė kėtillė.
Sadekatu-l-fitri
(apo
vitret)
Shikoni se
ēbėn Islami: tėrė kėtė metafizikė madhėshtore, pas tė gjithave: nijjetit,
agjėrimit, lutjes, Bedrit, Lejletu-l-Kadrit, itikafit kėrkon diē siē ėshtė
sadekatu-l-fitri. Njė dirhemi, ose
pjesės materiale tė kėsaj
bote ia jep shenjtėrinė dhe e bėn detyrim pėr ēdo musliman dhe muslimane.
Ushqyesi, apo pėrkujdesėsi i familjes jep vitret pėr tė gjithė anėtarėt e
familjes, e nėse ndonjėri nga anėtarėt jep vitre pėr vetveten, atėherė
ajo ėshtė edhe mė mirė. Vitret duhet dhėnė para namazit tė Bajramit.
Lejohet qė ato tė jepen njė apo dy ditė para Bajramit, ndėrsa nė rast nevoje
edhe mė herėt. Vitret jepen nė lartėsi apo sasi tė ushqimit njėditor pėr
njė person. Nė kėtė drejtim, ėshtė mirė qė tė shihet qė personit tė cilit i
jepen vitret ti jepet ajo qė atij do ti ishte mė e dobishme. Nga
sadekatu-l-fitri te ne ėshtė duke u bėrė njė institucion qė krijon mundėsi
pėr mirėmbajtjen e institucioneve shkollore arsimore, siē janė medresetė dhe
fakultetet, ku duhet tė shkollohen njerėz me besim, virtyte tė larta morale dhe
qė bėhen pasardhės tė profetėve, qė do tė dijnė tė mbajnė shtet dhe popull, me
kulturė tė lartė fetare e morale e sidomos atyre qė do tė dijnė ta lartėsojnė
fjalėn e All-llahut mbi faqen e dheut.
Bajrami
Siē e kishim
haram tė ushqehemi gjatė agjėrimit nė muajin Ramazan, me ardhjen e Bajramit e
kemi haram agjėrimin. Feja islame e cila i drejtohet mbarė njerėzimit dhe e
thėrret atė nė bashkim njeh dy festa: njėra ėshtė Eidu-l-Fitr, apo
Fitr Bajrami dhe tjetra Eidu-l-Edha, Kurban Bajrami.
Nuk kemi mundėsi e as tė
drejtė qė festat fetare ti zbresim nė hapėsirėn e pėrbotshme tė atyre festave
qė kanė karakter shtetėror apo kombėtar, meqė vetė Pejgamberi alejhis-selam
kėshtu e ka caktuar dhe nė tė njėjtėn kohė simbolet e fesė, pėrcaktimet e fesė
pėr ēdoherė janė mbi karakteret shekullariste. Nuk do tė thotė se meqė jetojmė
mbi rruzullin tokėsor ku ka shumė shtete, kombe etj., tė mendojmė se nuk duhet
pasur momente qė karakterizojnė dhe lartėsojnė vendin tonė nė tėrė atė rruzull
tokėsor. Festa fetare me njeriun
sillet mu si prindi me fėmijėn; ajo na gėzon dhe thėrret qė ti gėzojmė edhe tė
tjerėt duke u vizituar familjet, farefisi, fqinjėt e miqtė, duke forcuar
dashurinė ndaj njėri-tjetrit, me qėllim qė tė kenė thevabe.
Po Zot, Ty tė
besojmė dhe pėr Ty agjėrojmė!
Agjėrimi, nėse
kuptohet vetėm si abstenim nga haja e pija, ėshtė mjerim, sepse atė e bėn vetėm
kafsha. Njeriut nė kėtė kohė i mundėsohet qė drejtpėrsėdrejti tė komunikojė me
Zotin, drejtpėrsėdrejti ti lexojė fjalėt e Zotit; i mundėsohet qė tė ketė njė
iftar me mbi njė miliard njerėz nė kohė tė caktuar; i mundėsohet qė nė atė kohė
ti lutet Zotit pėr ēdo send mirė e mirė tė analizuar e tė vendosur e Zoti tia
pranojė ato. Shumėkuptimėsia e agjėrimit natyrisht se ka qenė shpėtim edhe pėr
nėnėn e pastėr, Merjemen, e cila e lindi Isaun alejhis-selam, prej
mundimeve dhe
shpifjeve tė shumta, pėr shkak tė tė cilave u detyrua qė tė abstenojė nga fjala
dhe tė thotė: Unė tė Gjithmėshirshmit i jam zotuar qė tė agjėroj (tė
hesht).... Me agjėrimin si solidaritet botėror nė formė tė urisė
njėkohėsisht i paraqitet luftė edhe demonisė botėrore. Ėshtė fakt se agjėrimin e
prishin disa momente nga bota materiale, por pėrpos kėsaj feja rėndėsi tė
veēantė i kushton edhe pastrimit tė shpirtit, devotshmėrisė ndaj Zotit, meqė pa
kėtė agjėrimi humb formėn e shpėrblimit dhe merr formėn e dėnimit.
Me tė vėrtetė rregullat
fetare thėrrasin zemrėn dhe arsyen njerėzore duke mos e komplikuar dhe
vėshtirėsuar normėn fetare; ato thėrrasin qė muslimani tė dijė tė besojė, tė
jetė i menēur, i lirė e tė vendosė tė agjėrojė, tė bėjė punė tė mbarė, duke mos
iu frikėsuar harresės e lodhjes.
Nė fund po i pėrmendim
thėniet vijuese tė Muhammedit alejhis-selam lidhur me muajin e bekuar tė
agjėrimit:
-
Agjėrimi ėshtė mbrojtės dhe
(agjėruesi) le tė mos kryejė vepra tė turpshme e tė kėqija, nėse dikush e sulmon
apo e fyen, le ti thotė dy herė: Unė agjėroj. Pasha Atė qė shpirti im ėshtė
nė duart e Tij, era e gojės sė agjėruesit ėshtė mė e kėndshme te All-llahu sesa
era e parfumit. (Agjėruesi) e len ushqimin, pijen dhe kėnaqėsitė (thotė
All-llahu) pėr mua. Agjėrimi ėshtė Imi dhe Unė pėr tė shpėrblej dhe pėr secilėn
vepėr tė mirė do ta ketė shpėrblimin e dhjetėfishuar.
-
Kur hyn muaji i Ramazanit
hapen dyert e qiejve dhe mbyllen dyert e xhehennemit, ndėrsa shejtanėt lidhen me
zinxhirė.
Literatura e konsultuar:
-
Kurani Kerimi
-
Sahihu-l-Buhariu nė gjuhėn shqipe,
v. 5, Prishtinė 1994;
-
Nerkez Smailagiē, Leksikon Islama,
Sarajevo 1990;
-
L. Shentürk, Sejfettin Jazixhi, Islam
Ilmihali, Ankara, 1996;
-
Islam Ansiklopedisi, TDV,
Istanbul (v. agjėrimi).
Shkup,
Ramazan 1420 (Dhjetor 1999)
|