|
Home
Home
Islami
Kur'an
Hadith
Ramazan
Falja/Namazi
Haxhi
Vajza Muslimane
Familja
Edukimi i Femijeve
Faqa e Femijeve
Shkence
Shendeti
Kuzhina
Arti Islam
Lirika
Kendi i Librit
Links
Kuiz
Fjalori i Faqes
Per Burimi.net

Kontakto Burimin

|
|

Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit
Tregime

Te Pergjigjem
Robi Im...
Pyeti Musa a.s. nje dite Zotin e tij: "O Zot.. Si i
pergjigjesh Ti robit Tend mekatar nese te therret.. "O Zot"?
U pergjigj All-llahu i madheruar te derguarit dhe
robit te Tij: "I them... te pergjigjem robi im, te pergjigjem robi im, te
pergjigjem robi im."
Me pas pyeti Musa a.s. All-llahun e madheruar perseri: "O Zoti im si i
pergjigjesh Ti robit tend te mire nese te therrret e te thote "O Zot"?
I tha All-llahu i madheruar: "I them: "Te pergjigjem
robi im".
I tha Musa: O Zot, te thirri robi jot mekatar e Ti i the "te pergjigjem robi im"
tre here, e kur te thirri robi jot i mire Ti i the "Te pergjigjem robi im" vetem
nje here?
I tha All-llahu i madheruar: "O Musa! Kur me thirri robi im i mire u mbeshtet
tek punet e tij te mira, ndersa kur me thirri robi im mekatar u mbeshtet ne
meshiren Time"
--------------
Thuaj: O roberit e mi te cilet I keni bere padrejtesi vetes suaj mos hiqni
shprese nga meshira e All-llahut!
---------------
Dhe se fundi; All-llahu na mundesofte te bejme ato vepra te cilat Ai i do dhe
eshte i kenaqur prej tyre.

FORCA E BESIMIT: Allahu eshte Falesi me i Madh
Transmetohet se ne ditet kur Musai alejhi selam endej me Beni Izraelet ne
shkretetire, nje thatesire e madhe kaploi. Se bashku, ata i ngriten duart drejt
qiellit duke u lutur per shi. Por per ēudi te Musait as. dhe te atyre aty, pak
re te shperndara ne qiell u zhduken krejt, nxehtesia u leshua edhe me mbi ta dhe
thatesira po ashtu.
Iu shpall Musair as. se ne mes tyre gjendej nje njeri qe nuk i bindej Allahut
subhanehu ue teala per me shume se 40 vjet. "Thuaj qe te largohet vete ai nga
bashkesia juaj", i tha Allahu svt. Musait, "dhe vetem atehere Une do te derdh
shiun mbi ju."
Keshtu Musai as. thirri njerezit dhe u tha: "Nje njeri mes nesh nuk i eshte
bindur Allahut per 40 vjet. Vetem pasi ai te dali vete dhe te largohet nga
turma, Allahu do te na leshoje shiun." Burri priti duke pare majtas e djathtas
me shprese se po del dikush tjeter te thote qe ai eshte, por askush nuk po dilte.
Djerse filluan t'i dalin dhe ai e dinte se behej fjale per te.
Burri filloi te mendoje se nese nuk tregonte gjithe njerezit do te vdisnin nga
etja, por nese dilte para turmes do te turperohej pergjithmone.
Ashtu ne heshtje i ngre duart me nje sinqeritet te madh qe nuk e kishte ndier me
pare dhe me lotet qe i ridhnin ne faqe tha: "O Allah me meshiro! O Allah m'i
mbulo mekatet! O Allah, me fal!"
E ndersa Musa as. dhe njerezit e tjere po prisnin qe nje njeri te dale para
turmes si mekatari, rete u mblodhen ne qiell dhe shiu filloi te bjere mbi ta.
Musai as. e pyeti Allahun svt. "O Allah, Ti na bekove me shi edhe pse mekatari
nuk e tregoi se kush eshte." Allahu svt. iu pergjigj: "O Musa, eshte per shkak
te pendimit te atij njeriu qe une bekova gjithe Beni Izraelet me uje."
Musai as. duke dashur te dije se kush eshte ky njeri i bekuar pyet: "Ma trego se
kush eshte ky njeri O Allah!" Allahu svt. pergjigjet: "O Musa, Une ia fsheha
gjynahet ketij njeriu per 40 vjet, a mendon se do t'ia nxjerr pasi ai u pendua?"

|