|
Home
Home
Islami
Kur'an
Hadith
Ramazan
Falja/Namazi
Haxhi
Vajza Muslimane
Familja
Edukimi i Femijeve
Faqa e Femijeve
Shkence
Shendeti
Kuzhina
Arti Islam
Lirika
Kendi i Librit
Links
Kuiz
Fjalori i Faqes
Per Burimi.net

Kontakto Burimin

|
|

Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit
VAJZA ME MASKE DHE VAJZA ME SHAMI
Artikull nga Ervin Hatibi,
Botuar ne gazeten 'DRITA ISLAME', Tirane
[Ne lidhje me ngjarjet e Shkurtit 2001 ku disa motra muslimane u ndaluan te shkojne
ne shkolle sepse vendosen hixhabin apo shamine - simbol i
motres Muslimane. Per me teper lexo...]
Ne romanin " Mbi heronjte dhe
varrezat" kryeveper e shkrimtarit argjentinas me origjine arbereshe Ernesto
Sabato kemi mundesine te shijojme duke buzeqeshur mendueshem, nje debat
fantastik midis nje anarkisti dhe nje veprimtareje feministe. Ndersa kjo e
fundit rreket te vertetoje se gruaja jo vetem qe barazohet por eshte dhe e
njejte me burrin,( dhe per kete rendit nje sere gjerash "burrerrore" qe gruaja
mund te beje), anarkisti cinik shton me qetesi se gruaja mund te behet edhe
boksiere.
Para disa ditesh, mesuam nga shtypi
ditor, se Policia e Tiranes, pas nje aksioni te sukseshsem ariti te godase dhe
te paralizoje, ndonese pjeserisht nje bande grabitesish te automjeteve, nga ata
qe ne i kemi depersonalizuar sic e meritojne duke u vene emrin 'maskat'. Per
cudine jo te vogel te policise, te reportereve dhe te lexuesve, kur njerit prej
maska-renjeve te arrestuar iu hoq maska nga koka ¦verdhuan nje pale floke te
gjate ¦te nje vajze. Kur banditet ia kishin mbathur nga frika, nuk iu kishte
dale vend ne makine, dhe e kishin braktisur ne duart e policise shoqen e tyre te
armeve dhe maskave.
Por gjithsesi kjo ngjarje ashtu si
plot turpe te kesaj shoqerie, kaloi pa ndonje jehone te madhe, dhe u shua nen
peshen e shemtise qe ofroi e nesermja neper kronikat e zeza. Per nje shoqeri qe
po shkon drejt denatyrimit, vajza me maske e pistolete, ishte thjesht nje
element kriminal qe u kap nga policia; fakti qe ajo ishte femer nuk alarmoi
njeri. Te gjithe e kane pranuar shakane e hidhur te femrave qe mund te jene edhe
boksiere. Askush nuk eshte i prirur te vereje skandalin ne kete ndodhi, te
dalloje deshtimin e projekteve te nje shoqerie, e cila fillimisht e zbriti gruan
nga vatra familiare per ta hedhur neper ara e neper kantiere, e veshi ushtare
dhe montatore dhe se fundi e zhveshi per ta shitur skllave; I premton barazine
dhe clirimin nga autoriteti i burrit (te vet) dhe e ben sekretare dhe kamariere
per burrat e tjere, kafshe pune per ta, ambalazh joshes per t'u shitur atyre
mallra, makine qejfi me xhetona per qejfin mashkullor.
Nga vendi i shenjte prej nene ku e
lartesoi Zoti dhe historia, e rrezuan, dhe per ta bere me te frytshme per
industrine dhe tregun, i nderhyn edhe thelle ne trup duke i shkulur femijet me
abort e duke i montuar ne bark teknologji dhe carqe kunder femijve, diafragmat e
spiralet per t'i parandaluar amesine.
Kjo eshte e verteta e rende qe nxjerr
koken pertej maskes se zeze, nje e vertete per t'u pare nga ata qe nuk kane sy,
sepse kush di te shohe, e ka dalluar denatyrimin edhe pertej maskave.
Duke ndjekur shtypin ditor, ku
perpiqemi te mesojme edhe shkallen e ndergjegjes se shoqerise, permes
mendim-beresve te saj qe ajo i 'voton' me leke mengjes per mengjes kur u blen
gazetat, apo permes deklarimeve te "eterve te kombit", qofshin keta pushtetare
apo intelektuale apo edhe permes OJQ-ve, nuk vume re ndonje meditim apo reagim
me te gjate per vajzen me maske, me perjashtim te njefare ngazellimi te nje
lajmeshkruesi qe perhere te pare shihte nje bandite prej verteti, si ato
te filmave. Me pak fjale kjo ngjarje u lexua si e zakonshme, sepse fundi i
fundit ngjante edhe me filmat, te cilat jane ushqimi shpirteror dhe direktiva "nga
qendra" per menyren sesi gjithe bota duhet te jetoje.
Kurse ndaj nje tip tjeter femre
mbahet qendrim sot ne Shqiperi, ndaj besimtares muslimane me hixhab, dhe kjo
eshte e natyrshme: nga filmat hollivudiane nuk na vine modele te tilla femre.
Bandite na vijne, gra pa familie, prostituta po, madje keto te fundit i kemi
klasifikuar si plage shoqerore, por ama nuk i vecojme keto plage se shartisen me
te tjerat qe vishen po si ato, nuk i godasim ne gazeta, por i justifikojme dhe
ngrejme OJQ per to, nuk i ndalojme te hyne ne shkolla apo vende pune.
Po besimtaret e mbuluara? Qe nga
fillimi i viteve '90 e ketej, gjithkush qe ka jetuar ne Shqiperi, perfshi edhe
ata pa sy, e kane pare se si ato jane trajtuar, i kane pare artikujt me helm
kunder tyre, kronikat televizive, faqet e librave, ndalesen per te hyre ne
shkolla, akuzat se po na cojne vendin per nga jeta ne mesjete, nga Tirana
ne Teheran, nga perendimi ne lindje, pra ne vdekje. Te gjitha keto duhet t'i
mbajne mbi shpina disa femra qe kane vendosur te rrojne ne paqe me Zotin dhe
njerezit, qe kane vendosur ta jetojne si perditshmeri ikonen e nenes Mari (Hz.Merjemes),
qe mban te njejten shami me to, per te njejtat arsye qe besimtaret e ndershme e
kane mbajtur kete veshje gjate kohrave.
Keto dite ne shkollen e mesme te
gjuheve te huaja, ne kryeqytet, dy vajza besimtare u detyruan pas nje
ballafaqimi te pabarabarte me drejtorine e shkolles per te zhveshur mbulesen
muslimane, pas disa diteve perjashti nga mesimi. Ne keto caste kur une po
shkruaj, e treta vajze mund te jete ne buze te nje vendimi te tille, pas kaq
ditesh perzenie nga mesimi.
Ne cilesine e besimtarit musliman,
ish-nxenes i po asaj shkolle, edhe perfaqesues nga shtypi musliman, se bashku me
nenkryetarin e komunitetit musliman, u takuam me drejtorin e shkolles se mesme
te gjuheve te huaja, per t'i kujtuar kushtetuten dhe kartat e te drejave te
njeriut ne te cilat njihet liria e shprehjes se lire te identitetit fetar,
nepermjet praktikave dhe kryerjes se riteve, i kujtuam se askush nuk ka te
drejte te diskriminohet per shkak te bindjeve fetare dhe askush nuk ka te drejte
te privoje nga e drejta e shkollimit. Dhe ajo me te cilen drejtori ne fjale
pergjigjej, ishte laiciteti i shkolles dhe interpretimi i lire i tij i
rregullores se brendshme te shkolles, ku thuhet se veshja e nxenesit duhet te
jete "e pershtatshme".
Kurse ne interpretimin e tij te lire
te laicitetit shprehej se lejohen te mbahen nga nxenesit haptas kryqe "dhe
gjysmehena" (te cilat nuk i mban njeri varur ne qaf edhe nuk jane simbol i
Islamit) sepse keto jane "objekte zbukurimi", (nderkaq qe ne Gjermani shumica e
lendeve e ka ndaluar paraqitjen e hapur te kryqit ne mjediset shkollore publike,
ne respekt te paanshmerise se shkolles). Po ne kete interpretim te lire te
laicitetit, ne muret e drejtorise varej nje poster me pamje shenjtoresh nga nje
afresk i nje kishe italiane, dhe i shtohej gjithashtu ketij ambienti laik edhe
nje titull i dukshem nga biblioteka e drejtorise, "Jesus, a man". Nuk eshte e
hijshme te meresh me cikerrima, por nuk duam t'i lejojme vetes luksin e te qenit
xhentellmene ne nje atmosfere intolerance, ne te cilen eshte neperkembur
dinjiteti i besimtareve muslimane dhe liria e tyre e garantuar me kushtetute.
Nderkohe qe vajza me maske, sapo te
mbaroje pune me te drejtesia, po te deshiroje mund te perfitoje nga liria, duke
u futur ne cilen shkolle i pelqen. Kurse vajzes me shami, kete te drejte po ja
mohojne.
|