|
Home
Home
Islami
Kur'an
Hadith
Ramazan
Falja/Namazi
Haxhi
Vajza Muslimane
Familja
Edukimi i Femijeve
Faqa e Femijeve
Shkence
Shendeti
Kuzhina
Arti Islam
Lirika
Kendi i Librit
Links
Kuiz
Fjalori i Faqes
Per Burimi.net

Kontakto Burimin

|
|

Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit
Si t'ia fitosh zemren vjehrres?
Eshte e mbjelle ne shpirtrat e shume prej njerezve se vjerra eshte dicka e
urryer, e cila e shikon nusen qe futet ne shtepine bashkeshortore. Nusja e re
duhet te kujdeset te bashkepunoje me vjehrren ne menyre qe t'i ruhet sherrit te
saj. Sepse shpesh ndodh qe nusja e shikon cdo fjale qe nxjerr vjerra apo cdo
levizje qe ajo ben, pastaj fillon e thur ngjarje e histori mbas saj, e nga ketu
fillojne te urrejne njera tjetren, zhduket ketu respektimi ndaj prinderve, e ne
te njejten kohe zhduket bereqeti e shume te mira ne kete shtepi.
All-llahu e meshirofte ate grua te devotshme, e cila e nxit burrin e saj ne
bindjen ndaj nenes se ti duke i thene: "Te betohem ne All-llahun, te mos e
fitosh rizkun tend vetem se ne hallall,,te betohem ne All-llahun te mos futesh
ne zjarr per shkakun tim, respekto nenen tende, vizito te afermit, mos i nderpre
marredheniet me ta, qe All-llahu i madheruar mos t'i nderprese mardheniet me ty".
Ne rast se doni te ruheni ju dhe bashkeshorti juaj nga zjarri i xhehenemit, te
shkoni dore per dore bashke per ne xhenet, te siguroni per shtepine e saj
lumturi e bereqet, ja disa keshilla:
-
Duhet te flakesh nga mendja ate pamje te frikshme te
vjerres dhe ne vend te saj te vendosesh ate se vjehrra jote eshte sikur nena
jote, e ne rast se ajo gabon ndonje dite sillu me te sikur te ishte nena jote.
-
Mos i trego bashkeshortit tend cdo gje qe ndodh ndermjet
teje dhe vjehrres duke u ankuar e duke qare ne menyre qe zemra e tij te
kthehet nga ti, e ne kete menyre shejtani ia paraqet nenen e tij si zullumqare.
-
Nese shikon ndonje mangesi nga bashkeshorti yt kundrejt
nenes se tij le te jesh ti perkujtuese e tij e ta nxitesh ate ta vizitoje nenn
me shpeshte.
-
Bashkeshortja e mencur nuk nderhyn ne dhuratat qe
bashkeshorti i saj i dhuron nenes se tij, por perkundrazi e shtyn ate qe t'i
jape nenes se tij sa me shume, edhe ajo te mundohet t'i dhuroje asaj dhurata
te vlefshme e te bukura here pas here.
-
Nese shkon per vizite tek vjehrra jote mundohu ta
ndihmosh ate ne punet e shtepise, e mos rri musafire e rende. :)
-
Bashkeshorte e zgjuar eshte ajo, e cila ia fiton zemren
vjehrres se saj me sjelljen dhe moralin e mire.
-
Bashkeshortja e sinqerte eshte e kujdesshme ne edukimin e
femijeve per respektimin dhe bindjen ndaj gjyshes se tyre. Po ashtu ajo mbjell
ne zemrat e tyre dashuri dhe sjellje te mire ndaj saj, i meson ata te
vizitojne gjyshen e tyre, e te mos jete sebeb per ndarjen ndermjet tyre.
-
Kujdesu gjithashtu ne mesimin e femijeve edukaten e
vizites se gjyshes se tyre vecanerisht nese eshte e moshuar, mos i lejo
femijet ta bezdisin ate me zerat dhe levizjet e tyre. Ti mesosh gjithashtu te
mos bejne rremuje, e mos lejo te dalin nga shtepia derisa te sistemojne
gjithcka qe e kane prishur,e te pastrojne vendin ku kane ndenjur. Me kete
deshiron vjehrra viziten tuaj cdo dite, e ju lutet atyre qe te vijne perseri.
-
Nese bashkeshortit tend i dalin perpara dy kerkesa nje e
jotja dhe tjetra e vjerres cfare do te beje ti? A do te pranoje qe shtepia
jote te shderrohej ne xhehenem te padurueshem derisa te kryente kerkesen tende
perpara kerkeses se saj? Apo do t'i jepje perparesi kerkeses se saj ndan
tendes?
-
Nese je me te vertete e zgjuar jepi perparesi kerkeses se
saj perpara tendes me zemer te mire e pa u merzitur. Ki kujdes e mos ndiz
zjarrin e zemerimit ne menyre qe te prishesh marredheniet ndermjet teje dhe
bashkeshortit tend per shkak te kesaj. Me te vertete vjehrra jote nese shikon
prej teje kete sjellje e kete nderim dije se ajo pa dyshim do te toleroje
shume gjera me pas.
Marre nga revista Gezimi (Ferha) nr-13
Pregatiti moter Flutura
|